Astrologia e njohur, Meri Shehu, ka qenë mëngjesin e kësaj të hëne e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka bërë parashikimin për çdo shenjë të horoskopit.
Teksa në ekran u shfaq një hartë, Meri nisi të sqaronte se çfarë do të ndodhte në datat 27 dhe 29 korrik.
“Është si të themi takohet parajsa me ferrin”, tha astrologia e njohur, e cila u shpreh se do të ketë transformime të rëndësishme.
Parashikimi i Meri Shehut:
“Më e rëndësishmja në fund të këtij muaji është Hëna e plotë në Ujor që është shumë e rëndësishme. Data 27 dhe 29 korrik janë nga datat më të rëndësishme. Është si të themi takohet parajsa me ferrin. Pse? Sepse në datën 27, Neptuni, Urani dhe Plutoni janë në 4 gradë të tre dhe quhet si një port fati. Por në datën 29, shikoni Jupiterin 6 gradë, Diellin 6 gradë dhe Hënën Ujor 6 gradë.
Si themi na bëhen ato 3 gjashtat dhe kemi Hënën e plotë në Ujor, e cila e përmbyll shumë fuqishëm por me një metamorfozë të madhe, shumë situata në jetën tonë, qoftë personale, qoftë ekonomike apo politike. E do kuptoni se pse ka kaq shumë rëndësi. Dhe shikoni pastaj Uranin në Binjak 4 gradë, Plutonin 4 gradë dhe Neptunin 4 gradë. Kjo quhet porta e fatit dhe do jetë më datë 27. Kurse ky taf trekëndëshi quhet si një kryq i kuq që duket aty, Jupiter Pluton, Jupiter Diel dhe Hënë e plotë në Ujor.
Pra jemi në një moment shumë të rëndësishëm astrologjik. Do ndodhin ngjarje shumë të rëndësishme dhe këto do t’i përjetojnë më shumë Luanët, Ujorët, Akrepët dhe Demët, të lindur kryesisht në 10-ditëshi e parë. Njerëzit që janë me pushtet por dhe njerëzit që duan të bëjnë ndryshime dhe transformime në jetën e tyre.
Pra, trekëndëshi i fatit dhe taf trekëndëshi shumë i vështirë me 6 gradët, Diell, Jupiter dhe Hënë, që bëhet Hëna e plotë e fundit e korrikut në Ujor. Është një Hënë e Plotë shumë e madhërishme, shumë e bukur, të shohim çfarë transformimesh. Zakonisht transformimet janë për mirë, por përballja do jetë shumë e fuqishme”.












