Xheneta Fetahu ka qenë së fundmi për vizitë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku pati një takim me banorët.

Por, menjëherë pas daljes nga formati, ajo ka publikuar një video intriguese në rrjetet sociale.
Në videon e publikuar, Xheneta ka përdorur refrenin e këngës së këngëtares Shqipe Krivenjeva, ku thuhet: “Si ti i gjejë 100, hiç prej shpie mos me dalë prapë 100 i gjejë…”.
Kjo zgjedhje e këngës ka bërë që ndjekësit të spekulojnë se mos vallë ky është një mesazh i fshehur, një përgjigje ndaj komenteve të bëra brenda shtëpisë së BBVA. Një nga banorët, Gjesti, e ka quajtur më parë Xhenetën “fantazmë që nuk do ta shohë me sy”, një deklaratë që duket se nuk i ka pëlqyer aspak asaj.
Me këtë video dhe zgjedhjen e tekstit të këngës, Xheneta mund të ketë dhënë një përgjigje indirekte, duke treguar se nuk ndikohet nga komentet apo polemikat.
Reagimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, me ndjekësit që diskutojnë nëse kjo ishte një ironi e drejtpërdrejtë apo thjesht një zgjedhje spontane.
Pavarësisht interpretimeve, një gjë është e sigurt: Xheneta e ka bërë të qartë që nuk qëndron e heshtur ndaj asaj që ndodh brenda shtëpisë së BBVA. /Telegrafi/