Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Mërkuri në prapavijë dhe Hëna e re në datën 20! Astrologia: Nëntori, muaji që do t’i vërë të gjithë në provë

October 27, 2025
in ShowBizi
90
VIEWS

Astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka zbuluar parashikimin për muajin nëntor, dhe sipas saj, ky nuk është një muaj i zakonshëm… është muaji që do të na përballë me të kaluarën për të na çliruar nga ajo!

Pas stuhive emocionale të muajve të fundit, yjet më në fund po hapin rrugë të reja, por jo pa disa prova në mes.

Mërkuri kthehet në prapavijë më 9 nëntor, duke sjellë vonesa, keqkuptime dhe kthime të papritura nga e kaluara që mund të na vënë në siklet deri më 29 nëntor.

Megjithatë, ky është një muaj i pastrimit shpirtëror dhe rimëkëmbjes financiare.

TëFundit

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Energjitë e tij na shtyjnë të përballemi me detyrimet tona, të mbyllim plagë të vjetra dhe të ndërtojmë një terren të ri për të ardhmen. Ndërsa Hëna e re më 20 nëntor do të sjellë ngjarje të papritura e kthesa të forta në fat.

“Nëntori është një muaj që do të na zgjidhë problemet e së kaluarës.

Është një muaj që do të zgjidhë disa nga problemet me të cilat jemi hasur kohët e fundit.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse në datat 9-10 nëntor, Mërkuri kthehet në prapavijë dhe mund të hasim disa pengesa, vonesa, të cilat mund të na vënë pak në siklet.

Mërkuri do të ngelet në prapavijë deri në fund të nëntorit, 29 nëntor. Është një muaj ku duhet që të fokusohemi më tepër në sferën financiare. Nga ana tjetër mund të fokusohemi edhe tek detyrimet që kemi ndaj të tjerëve. Me Hënën e re që do të zhvillohet në datën 20 nëntor, do të kemi ngjarje të papritura, por edhe ndryshime të cilat në fillim nuk do të na pëlqejnë, por që më vonë do të na udhëheqin në rrugën e duhur. Nëntori na jep shanse që të përforcojmë pozitat dhe të zgjidhim çështje të së kaluarës”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.

Dashi: Kjo javë dhe në përgjithësi i gjithë muaji nëntor ofrojnë kushte për të zgjidhur probleme që kanë të bëjnë me familjen, pronën ose me një mbështetje që kërkoni. Nëntori është muaji ku duhet që të fokusoheni në sferën financiare. Në pjesën e parë të muajit duhet që të fokusoheni për xhepin dhe të ardhurat tuaja. Pas datës 20 nëntor fokusohuni tek detyrimet që keni ndaj të tjerëve. Nga data 4 është një periudhë ku do të bëni shumë plane për të ardhmen, do të keni shumë udhëtime që ka për qëllim për punën. Gjithsesi është një periudhë ku favorizohet ndihma financiare, mbështetja dhe planet në lidhje me të ardhmen.

Demi: Muaji ju përket. Në radhë të parë Hëna e plotë e cila zhvillohet në datë 5 nëntor në shenjën tuaj kërkon që ju të fokusoheni tek vetja juaj dhe planet që keni për të ardhmen. I gjithë muaji sjell shanse unike në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës jeni në një fazë ndryshimesh, ku këto ndryshime mund të kenë të bëjnë me punën, marrëdhënien tuaj ose familjen, me ndryshime në akset kryesore të jetës suaj. Në përgjithësi duhet që të mbroni marrëdhëniet për të cilat jeni të interesuar dhe të fokusoheni në krijimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve të reja. Do të keni rikthimin e personave nga e kaluara.

Binjakët: Kjo javë, por dhe i gjithë muaji do të sjellë shanse unike në sferën tuaj financiare në sajë të punës që keni bërë, të përditshmërisë dhe një përgjegjësie që keni treguar në jetën profesionale dhe atë personale. Kujdes ju të lindurit në ditët e para të shenjës, një ndryshim do të vijë në këtë periudhë, ku mund të gjendeni në një punë të re. Pas datës 4 fokusohuni në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja. Evitoni konflikteve dhe provokimet e të tjerëve. Mund të jeni pak më introvertë duke filluar nga data 9 nëntor. Do i riktheheni të kaluarës. Gjatë nëntorit tregohuni pak më të tërhequr, kujdesuni për përditshmërinë dhe shëndetin tuaj.

Gaforrja: Kjo është një periudhë shumë pozitive sidomos për ju të lindurit në 10 ditëshin e tretë të shenjës. Do të keni përforcimin e një pozite ose të bashkëpunimi, kurorëzimin me sukses të një marrëdhënieje, por dhe biseda për krijimin e një marrëdhënieje personale ose që ka të bëjnë me një investim. Gjatë muajit fokusohuni tek përditshmëria juaj, e cila mund të jetë pak më shumë e ngarkuar se herët e tjera. Gjithashtu do ketë kthimin e disa personave nga e kaluara. Gjithashtu zgjidhjen e disa problemeve që kanë të bëjnë dhe me një investim.

Luani: Gjatë kësaj jave dhe përgjatë muajit duhet të jeni të fokusuar në çështje që kanë të bëjnë me familjen tuaj, në çështje që ka të bëjë me sferën financiare. Disa nga ju gjatë kësaj periudhe do të kenë zhvillime të tilla të cilat mund të mos jenë shumë pozitive, por prej këtyre zhvillimeve ju do të dilni të fituar, në një farë mënyre. Do të vazhdoni që të jeni të preokupuar me ngjarje në familjen tuaj dhe ngjarje që kanë të bëjnë me jetën tuaj sociale dhe punën. Njëkohësisht do të jetë periudhë erotike, ku do të komunikoni me njerëzit tuaj nga e kaluara. Do të keni shanse shumë të mira që të udhëtoni dhe të vini afër të dashurve tuaj.

Virgjëresha: Gjatë kësaj periudhe duhet që të fokusoheni tek marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe jetën tuaj sociale. Për disa nga ju, kryesisht të lindurit në ditët e fundit të shenjës, disa nga problemet që keni pasur këtë javë mund të marrin përmasa më të mëdha. Për disa nga ju të cilët keni kaluar disa prova, mund të provoni se jeta juaj ka marrë disa baza më të forta. Nëntor favorizon për ju takimet, udhëtimet dhe promovimin e punës. Një nga fushat që do ju preokupojë do të jetë familja dhe shtëpia juaj. Mos hyni në konflikte me familjarët.

Peshorja: Gjatë kësaj jave do të fokusoheni tek çështjet që kanë të bëjnë me karrierën, jetën sociale dhe përditshmërinë tuaj. I gjithë muaji nëntor do ju sfidojë në sferën financiare, ku duhet të kontrolloni veten për mos marrë iniciativa dhe për të mos bërë shpenzime të nxituara. Gjatë këtij muaji do të keni shanse që të udhëtoni, por dhe shanse për kontakte dhe takime shumë interesante. Evitoni konfliktet.

Akrepi: Është një periudhë shumë pozitive, ku mund të realizoni gjëra në lidhje me veten, të ardhmen dhe fëmijët. Mund të kurorëzoni me sukses një dashuri. Paralelisht fokusohuni në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet, pasi me Hënën e plotë do të keni shanse shumë të mira. Gjatë nëntorit fokusohuni në sferën financiare, ku mund të keni vonesa, por edhe shpenzime më shumë se sa duhet.

Shigjetari: Gjatë kësaj jave fokusohuni në një mbështetje që ju kërkoni. Kujdes në bisedat dhe në takimet që do të bëni në lidhje me punën dhe synimet që keni. Këto biseda do të jenë intime. Duhet të dini deri ku duhet t’i bëni këto biseda që do mes gjendeni më pas të ekspozuar. Përpiquni që të merrni mbështetje, por pa kaluar në një kufi që nuk duhet shkelur. Duke filluar nga data 4 nëntor, ju pret një periudhë shumë aktive. Do të jeni shumë të angazhuar, por nga ana tjetër do të ndjeheni më të stresuar se sa herët e tjera. E rëndësishme është që të mos hyni në konflikte me të tjerët. Do të keni rikthime nga e kaluar. Do ju ofrohet një shans dhe është në dorën tuaj mënyra se si do e shfrytëzoni atë. Gjatë këtij muaji fokusohuni në punë, por mos lini pas dore as jetën intime.

Bricjapi: Favorizoheni shumë në lidhje me bashkëpunimet, synimet dhe qëllimet tuaj. Përmes udhëtimeve të vogla dhe kontakteve që do të keni do të arrini suksese në fushat që ju interesojnë. Paralelisht nëntori ju fton të zgjeroni rrjetin tuaj social, në jetën personale, ku do të keni shanse në fushën emocionale. Të takoni një dashuri të re. Gjatë nëntorit paralelisht mos i jepni përmasa të mëdha stresit dhe ankthit, që ju i bëni pak më të ekzagjeruar në mendjen tuaj.

Ujori: Fokusi që këtë javë bie më tepër në sferën financiare dhe jetën tuaj profesionale. Do të arrini që të keni disa të ardhura nga puna dhe nga përditshmëria juaj dhe këto të ardhura do të vazhdojnë që të jenë stabël për një periudhë të gjatë dhe në vazhdimësi. Në përgjithësi nëntori ju fton që të fokusoheni në jetën personale dhe familjare, ku do të bëni disa ndryshime edhe në shtëpi. Ekuilibri mes këtyre të dyjave çon në kalimin sa më të mirë të këtij muaji. Njëkohësisht jini të fokusuar në rrjetin social, pasi mund të lindin kontradikta dhe keqkuptime.

Peshqit: Është një periudhë shumë favorizuese, pasi mund të bëni një udhëtim, ku mund të njihni dikë. Kjo periudhë është shumë e mirë edhe për sferën financiare, ku është në dorën tuaj që të hidhni bazat e jetës suaj emocionale. Do të merrni vendime serioze për një kurorë, për një investim ose në përgjithësi për të ardhmen tuaj. Njëkohësisht i gjithë nëntori krijon shanse shumë të mira për të bërë ndryshime lidhur me planet për të ardhmen. Paralelisht është një periudhë, e cila do ju sjellë shumë afër me të dashurit tuaj.

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)
ShowBizi

Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)

June 13, 2026

Vetëm dy ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, finalistët kanë marrë për herë të parë informacione nga...

Read moreDetails
Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur
ShowBizi

Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

June 13, 2026

Brikena, pjesë e emisionit, “Top Arena” i ka bërë një intervistë të veçantë Bleros, teksa ky i fundit nuk ka...

Read moreDetails
Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?
ShowBizi

Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?

June 12, 2026

Astrologu Hysgen Dauti ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka zbuluar se si...

Read moreDetails
Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht
ShowBizi

Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht

June 12, 2026

Prej ditësh, ndarja e Brikenës dhe Mateos ka qenë një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa mes...

Read moreDetails
Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
ShowBizi

Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

June 12, 2026

♈️ Dashi Sot jeni te detyruar t’i ktheni syte nga vetja dhe te pushtoni terrenin e ceshtjeve personale. Sa me...

Read moreDetails
“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP
ShowBizi

“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP

June 12, 2026

Sara Karaj ka bërë reagimin e saj të parë publik pasi nuk arriti të sigurojë një vend në finalen e...

Read moreDetails
DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP
ShowBizi

DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP

June 11, 2026

Pak orë para Prime-t vendimtar të Ferma VIP, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë rezultatet e një sondazhi që po...

Read moreDetails
Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje
ShowBizi

Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje

June 11, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.