Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin Maj nga Meri Gjini: Kthesa të papritura, për çfarë të përgatitet secila shenjë

April 30, 2026
in ShowBizi
38
VIEWS

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin maj në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Muaji maj parashikohet të jetë një periudhë e ngjyrosur nga ndikimi i hënës, ku rezultatet do të varen kryesisht nga gjendja emocionale.

Ky muaj nis me një Hënë të Plotë tek Akrepi, vazhdon me një Hënë të Re te Demat në mes të muajit (moment fantastik për nisje të reja) dhe mbyllet me një Hënë të Plotë te Shigjetari.

Dashi
Për të lindurit në shenjën e Dashit, muaji nis me nxjerrjen në sipërfaqe të problematikave të vjetra ose të harruara.

TëFundit

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026
“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 15, 2026

Pozicioni i planetëve i detyron ata të gjejnë forma për të zgjidhur çështjet praktike, si pronat, punën, shkresat ose borxhet. Pjesa e dytë e muajit do të ketë prioritet organizimet e reja në punë, ndërsa Hëna e Re te Demat do të sjellë një lloj paqeje emocionale. Në fund të muajit, do të ketë dëshirë për udhëtime, por rekomandohet që ato të jenë brenda vendit.

Demi
Demat janë protagonistët e muajit maj. Me Hënën e Re dhe Marsin (nga data 19) në shenjën e tyre, ata do të jenë në qendër të vëmendjes. Kjo periudhë shërben për të rivlerësuar raportet njerëzore dhe për të vendosur “pikat mbi i” në çështjet që presin zhvillim. Pas datës 19, intensiteti në profesion do të rritet, duke sjellë mundësi për riformatim të statusit të punës ose karrierës. Muaji do të mbyllet me një ekuilibër të lartë me veten.

Binjakët
Deri në fund të majit, Binjakët do të kenë mundësi të shkëlqyera për ndërveprim dhe propozime të reja për projekte. Është një kohë e mirë për të diskutuar me partnerin se çfarë duhet korrigjuar në marrëdhënie. Duhet treguar kujdes i shtuar në komunikim, veçanërisht në datat 5 dhe 22 maj. Për të lindurit në ditët e para të shenjës, ky është një proces transformimi që do të sjellë qëndrueshmëri afatgjatë.

Gaforrja
Deri në datën 19, Gaforret mund të ndiejnë stres dhe lodhje nga puna. Megjithatë, pas kësaj date nis një periudhë shumë komode dhe e bukur verore. Hëna e Plotë tek Akrepi mund të nxjerrë në pah pasione ose emocione të fshehura. Fundi i muajit i gjen ata me një energji më të shpejtë, duke shijuar rrjedhën e ditës pa bërë analiza të tepërta.

Luani
Luanët do të kenë zhvillime intensive dhe mundësi për korrigjime në punë deri në datën 19. Pas kësaj date, mund të ndiejnë stres nga ngarkesa e tepërt dhe detyrimet, duke pasur dëshirë për t’u arratisur drejt pushimeve. Këshillohet që t’i marrin gjërat një e nga një dhe të mos shohin pas, por të merren me çështjet praktike për të rregulluar humorin e tyre.

Virgjëresha
Java e parë kërkon fleksibilitet dhe përshtatshmëri emocionale. Pas kësaj, Virgjëreshat do të hyjnë në një ritëm intensiv pune ku do të kenë rezultate të parashikuara dhe stabilitet. Fundi i muajit do t’i gjejë shumë më të qeshur, veçanërisht pas datës 19, kur Venusi kalon te Gaforrja, duke u dhënë mundësinë për një pauzë të gëzuar që e presin prej kohësh.

Peshorja
Peshoret po hyjnë në një cikël shtatëvjeçar ndryshimesh të forta me Uranin, i cili do të ndikojë në rutinën dhe të përditshmen e tyre. Ky muaj do të jetë shumë social, me takime dhe njohje të reja që do të ndihmojnë në projektimin e ndryshimeve të ardhshme. Deri në datën 19, rezultatet e punës do të varen nga bashkëpunimi me të tjerët, ndërsa siguria materiale mbetet e qëndrueshme.

Akrepi
Akrepat janë protagonistë në ditët e para për shkak të Hënës së Plotë në shenjën e tyre, e cila mund të nxjerrë në sipërfaqe pakënaqësi ose frikëra. Rekomandohet kujdes në ndarjen e shqetësimeve deri në datën 5. Pas datës 16, nis një periudhë shumë stabile dhe e mirë për ndryshime në statusin personal dhe për momente të bukura në dashuri.

Shigjetari
Fillimi i muajit mund të sjellë pasiguri në raportet personale. Megjithatë, Marsi te Dashi favorizon nisjet e reja, duke i bërë Shigjetarët të ndihen stabël rreth datës 19. Megjithëse mund të ketë ankesa për lodhje ose obligime, këto janë pjesë e një procesi transformimi të mirëpritur. Muaji mbyllet në mënyrë fantastike me një Hënë të Plotë në shenjën e tyre.

Bricjapi
Për Bricjapët, ky është një muaj që favorizon pasionin, kreativitetin dhe dëshirën për t’i bërë gjërat me shpirt. Mesi i muajit është jashtëzakonisht i mbarë për zgjerim familjar, martesa ose ndryshim adrese. Ata do të kenë një rutinë më të shtruar dhe të qetë, pa streset apo frikërat e momenteve të fundit që mund të kenë pasur më parë.

Ujori
Kthimi i Plutonit në të kundërt (më 7 maj) do të lehtësojë të përditshmen e Ujorëve. Mund të ketë pakënaqësi në punë që duhen menaxhuar deri në datën 5. Nga data 5 deri në 19 është koha e duhur për të diskutuar ndryshimet që dëshironi në profesion. Fundi i muajit sjell një lloj lehtësimi nga problematikat e mbartura të dimrit dhe pranverës.

Peshqit
Ky muaj i vendos Peshqit përballë vetes dhe raporteve me të tjerët, duke kërkuar që ata të bëhen racionalë në gjykim dhe të mos udhëhiqen vetëm nga intuita. Periudha nga data 16 maj deri në fund të qershorit është shumë e mbarë për dasma, fejesa dhe evente festive. Duhet treguar kujdes dhe nuk duhet nxituar në datat 7 dhe 22 maj.

Tags: HoroskopiMeri Gjini

Related Posts

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
ShowBizi

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga çdo mundësi që do t’ju jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Do...

Read moreDetails
“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!
ShowBizi

“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!

June 14, 2026

Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
ShowBizi

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para
ShowBizi

Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para

June 14, 2026

Sot, më 14 qershor 2026, energjia e Hënës së Re në Binjakë sjell një atmosferë më të gjallë, më sociale...

Read moreDetails
Përplasja e fortë me kryeministrin Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës
ShowBizi

Përplasja e fortë me kryeministrin Edi Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës

June 14, 2026

Gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet gjatë 24 orëve...

Read moreDetails
Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)
ShowBizi

Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)

June 13, 2026

Vetëm dy ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, finalistët kanë marrë për herë të parë informacione nga...

Read moreDetails
Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur
ShowBizi

Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

June 13, 2026

Brikena, pjesë e emisionit, “Top Arena” i ka bërë një intervistë të veçantë Bleros, teksa ky i fundit nuk ka...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.