Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Vigjilentë! Vështirësi për këto shenja…/ Parashikimi i Horoskopit, Jorgo Pulla paralajmëron: Kujdes

January 13, 2025
in ShowBizi
Jorgo Pulla, Horoskopi
4.7k
VIEWS

Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës / Parashikimi javor i horoskopit 13-19 janar nga astrologu Pulla

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një analizë të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 13-19 janar, për 12-të shenjat e zodiakut.

Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë disi e vështirë, por do të ketë dhe shumë mundësi për gati të gjitha shenjat e zodiakut, ndaj duhet të jemi të gatshëm për t’i përfituar ato mundësi.

“Këtë javë kemi Hënën e parë të plotë të vitit 2025, e cila shoqërohet me pjesëmarrjen e pafavorshme të Marsit në retrogradë dhe aspektin e vështirë Diell-Mars që sjell pengesa, shtyrje apo vonesa.

TëFundit

Gjesti i kundërpërgjigjet Laert Vasilit që e quajti ‘i pashkollë’

Gjesti i kundërpërgjigjet Laert Vasilit që e quajti ‘i pashkollë’

July 13, 2025
Neptuni ne Retrograde/ Zbuloni katër shenjat e horoskopit që do të “korrin” sukses gjatë javëve në vijim

Neptuni ne Retrograde/ Zbuloni katër shenjat e horoskopit që do të “korrin” sukses gjatë javëve në vijim

July 13, 2025

Kujdes në firmosje kontratash, në dokumentancione dhe në udhëtime!

Ndërsa në datën 19 janar, Dielli kalon në Ujor, duke ndihmuar për të vendosur gjërat në rregull si dhe për të mbyllur çështje të së shkuarës dhe favorizuar nismat e reja”- theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

Dashi

Motoja për këtë javë për Dashin është: Shtëpia dhe familja luajnë një rol të rëndësishëm. Ju të kësaj shenje keni ide të shkëlqyera që prisni t’i vini në punë sa më shpejt. Do të keni ndikime të mëdha në fushën e karrierës, ndryshimeve të mundshme apo biznesit, kjo e përforcuar dhe nga Hëna e plotë. Kjo javë kërkon vëmendje në çështjet ekonomike, ndërsa bisedat e bëra më parë që kanë të bëjnë me karrierën, konkretizohen dhe marrin formë. Në dashuri Dashi duhet të ketë kujdes, mos ngatërrojë miqësinë me dashurinë. Lidhjet e shkëputura ribashkohen në këtë javë.

Demi

Motoja për javën sa i takon Demit është: Bëni një përpjekje për të komunikuar, dëshirat tuaja do të bëhen realitet! Shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë në favorin tuaj, vetëm tregoni durim. Këtë javë mund të keni shumë mashtrues rreth jush, kështu që tregohuni të kujdesshëm. Çështjet ekonomike, stabilizohen në këtë javë. Mos dëgjoni çfarë thotë bota, por shikoni intuitën tuaj! Në fushën e dashurisë, jeni në një kohë shumë konfuze dhe nuk duhet të nxitoni për të bërë gjëra zyrtare.

Binjakët

Moto e tyre është: Financat kanë zhvillime, ndërsa të tjerët kanë përgjigje, që do të thotë se mund të bëni disa punë, por sa vlerësohet që këtë punë mos t’a keni vetëm për sot. Nuk duhet të ekspozoheni shumë për gjërat që bëni, pasi nuk duhet shumë zhurmë. Në dashuri duket se ka një mundësi shumë të mirë në lidhje me lidhjet e vjetra që rikthehen dhe bëhen aktuale.

Gaforrja

Motoja e javës për Gaforren: Dëshirat tuaja në plan të parë! Në mbrëmje duhet t’i shikoni gjërat me lupë dhe të reflektoni, pasi është mundësia që të zgjidhni gjërat e së shkuarës. Në financat duhet të tregojnë kujdes Gaforret, pasi mund të bëjnë një blerje, për të cilën do të bëhen pishman më vonë. Në anën shpirtërore, situata ka qenë pak konfuze në çështjet e dashurisë, por duhet të plotësojnë së pari dëshirat e tyre dhe më pas ato të partnerit/es.

Luani

Duket se Luani është i stresuar nga detyrimet, por planet po i ecin përpara. Kanë patur probleme përgjatë tre mujorit të fundit në ekonomi, por këtë javë duket se gjërat do stabilizohen, duke treguar kujdes dhe maturi si në shtëpi dhe në marrëdhënie ndërpersonale. Të gjitha bisedat që mund të bëjnë Luanët, duket se do të finalizohen më së miri, ndërsa në dashuri të palidhurit kanë një mundësi të artë, që mund të shkojnë deri në martesë.

Virgjëresha

Motoja juaj është: Ju arrini qëllimet, pavarësisht ngatërresave ekonomiko-romantike. Ju dhe një partner i mundshëm, nuk bëheni bashkë, por nuk mund të jetoni pa njëri-tjetrin. Në dashuri, lidhjet e mira janë Virgjëreshë-Peshore, Virgjëreshë-Dash. Virgjëresha duhet të ketë kujdes nga manipulimet e njerëzve. Kjo shenjë ia arrin qëllimit gjithmonë në çdo fushë.

Peshorja

Motoja juaj është: Kujdes, mos e teproni! Duhet të tregoni durim për gjërat. Në dashuri keni pasur një problem me Ujorin, por do t’a zgjidhni shumë shpejt. Është një periudhë shumë e mirë për ju dhe keni mundësinë për t’ja arritur qëllimit tuaj në çdo fushë që zgjidhni.

Akrepi

Ju Akrep e shihni gotën gjysmëplot. Jeni shumë të fokusuar tek çështjet proceduriale dhe juridike. Ju që keni qenë në poste kyçe, do ju vijë një njoftim i rëndësishëm ku ju do pohoni se keni bërë detyrën tuaj. Nga e hëna deri ditën e premten është koha më e mirë për të zgjidhur këtë situatë. Në dashuri Akrepët kanë një mundësi të artë.

Shigjetari

Moto juaj për këtë periudhë është: Ju shqetësojnë borxhet, por pika juaj e fortë është mendja. Në dashuri keni patur një incident përpara 4 muajsh, por duket se situata normalizohet falë dhe ndikimeve favorizuese planetare në shenjën tuaj. Mundohuni të zgjidhni gjërat tani, pasi hekuri rrihet sa është i nxehtë.

Bricjapi

Motoja juaj e javës është: Emocionaliteti në mikroskop. Nisja e një pune të dytë do të ketë sukses shumë shpejt. Do të lini një punë që keni në dorë tani dhe do të fokusoheni në punën e re. Do të bëni emër me mendjen tuaj! Sa i takon fushës sentimentale, të palidhurit kanë mundësi të arta këtë javë.

Ujori

Bisedimet emocionale dhe puna juaj kanë rëndësi, por ju japin dhe zgjidhje. Në fillim të javës duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të ulni tonet gjatë bisedave që mund t’ju nervozojnë. Mos toleroni që të merrni përsipër fajin e të tjerëve! Në dashuri mos bëni lëvizje impulsive, pasi Marsi është në retrogradë me Gaforren.

Peshqit

Zhvillimet personale arrijnë kulmin në këtë javë. Është një javë që ju jep terren për të drejtuar punët tuaja. Duhet të keni kujdes ju të kësaj shenje në punën tuaj, në role drejtuese, mos u nxitoni që të merrni saktësisht pjesën që ju takon. Në çështjet e dashurisë duket se do fitoni qartësi në atë që ju bëni apo në atë që ju jeni.

Tags: HoroskopiJorgo Pulla

Related Posts

Gjesti i kundërpërgjigjet Laert Vasilit që e quajti ‘i pashkollë’
ShowBizi

Gjesti i kundërpërgjigjet Laert Vasilit që e quajti ‘i pashkollë’

July 13, 2025

Deklaratat e aktorit të njohur Laert Vasili në një emision televiziv kanë ngjallur reagime të forta në rrjet. Vasili u...

Read moreDetails
Neptuni ne Retrograde/ Zbuloni katër shenjat e horoskopit që do të “korrin” sukses gjatë javëve në vijim
ShowBizi

Neptuni ne Retrograde/ Zbuloni katër shenjat e horoskopit që do të “korrin” sukses gjatë javëve në vijim

July 13, 2025

Retrograda e Neptunit në shenjën e Dashit shënon fillimin e një periudhe intensive për pesë shenja të zodiakut, të cilat...

Read moreDetails
Anaidi tregon për takimin sekret mes Gjesti dhe Egli: Si ndodhi refuzimi?
ShowBizi

Anaidi tregon për takimin sekret mes Gjesti dhe Egli: Si ndodhi refuzimi?

July 13, 2025

Kur Egli mbrëmë puthi bluzën me fytyrën e Gjestit në koncert, shumë e panë si një moment romantik. Por për...

Read moreDetails
Zbulohet me ne fund emisioni që do e moderojë Arbana Osmani
ShowBizi

Zbulohet me ne fund emisioni që do e moderojë Arbana Osmani

July 13, 2025

Pas shumë aludimeve për angazhimet e saj televizive, Arbana Osmani ka konfirmuar planet për sezonin e ardhshëm. Në një intervistë...

Read moreDetails
Ledri Vula thyen heshtjen, flet për lidhjen e re të Sara Hoxhës me Erik Fullanin: Sara po duket shumë…
ShowBizi

Ledri Vula thyen heshtjen, flet për lidhjen e re të Sara Hoxhës me Erik Fullanin: Sara po duket shumë…

July 13, 2025

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka vendosur të flasë hapur për herë të parë rreth marrëdhënies së re të...

Read moreDetails
Egli Tako puth bluzën me figurën e Gjestit/ DEL VIDEO
ShowBizi

Egli Tako puth bluzën me figurën e Gjestit/ DEL VIDEO

July 13, 2025

Raporti mes Egli Takos dhe Gjestit ka qenë një nga lidhjet më të komentuara të Big Brother VIP Albania 4,...

Read moreDetails
Horoskopi ditor: Alarm financiar për këto shenja, kush merr “dritë jeshile” nga yjet sot
ShowBizi

Horoskopi ditor: Alarm financiar për këto shenja, kush merr “dritë jeshile” nga yjet sot

July 13, 2025

Dashi Do jeni shumë autokritikë gjatë kësaj dite përveçse do kritikoni edhe të tjerët. Nëse keni një lidhje, kjo sjellje...

Read moreDetails
Fituesi i BBVA4 thyen heshtjen: “Jam i martuar, por…”
ShowBizi

Fituesi i BBVA4 thyen heshtjen: “Jam i martuar, por…”

July 12, 2025

Gjesti, fituesi i sezonit të katërt të Big Brother VIP Albania, është rikthyer pas një periudhe të gjatë heshtjeje mediatike,...

Read moreDetails
“Mos prisni përgjithmonë, hidhni hapin e parë”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Mos prisni përgjithmonë, hidhni hapin e parë”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

July 12, 2025

Dashi Pozicioni i yjeve do t’ju detyrojë që të merrni disa vendime të rëndësishme. Nëse doni shprehni ndjenjat, kjo do...

Read moreDetails
Shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses javët e ardhshme
ShowBizi

Shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses javët e ardhshme

July 11, 2025

Retrograda e Neptunit në shenjën e Dashit shënon fillimin e një periudhe intensive për pesë shenja të zodiakut, të cilat...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.