Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një vajzë 4-vjeçare është kafshuar nga një qen i racës Pitbull.
Bëhet me dije se vogëlushja ishte në praninë e gjyshes në momentin kur është kafshuar nga qeni në kokë.
4-vjeçarja është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Ndërkohë, qeni, i cili dyshohet se është endacak, është mbajtur i lidhur dhe pritet të merret në administrim nga autoritetet policore, për t’u dërguar më pas në një qendër të posaçme për trajtimin dhe mbrojtjen e kafshëve.












