Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

June 1, 2026
in ShowBizi
8
VIEWS

Rama:

Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët në protestë njerëzit e mirë që ju erdhën pas edhe sot?

Dakord jam, ma sillni projektin dhe e anulojmë! Po si i bëhet që ju s’keni çfarë sillni sepse nuk ka projekt?

E dini pse nuk ka projekt?

Sepse projekti po punohet nga pesë studio ndër më prestigjiozet në botë! Klikoni Kengo Kuma (Japoni) Bjarke Ingels (Danimarkë) Jean Nouvel (Francë) Emre Arolat (Turqi) K-Studio (Greqi) dhe njihuni me autorët e projektit arkitektonik.

TëFundit

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026
Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Së shpejti, kur projekti të jetë gati, patjetër do ta prezantojmë publikisht, siç bëjmë gjithnjë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë, aq më tepër për një investim historik si ky.

Kështu që më vjen keq, po s’kemi projekt për të anuluar.

Po me “Izraelin që ka marrë Zvërnecin për ta bërë geto palestineze”, akoma do vazhdoni?

Pra do t’i keqpërdorni akoma ndjenjat e qytetarëve të mirë, pa dallim feje e ideje, që e duan megjithë zemër Shqipërinë dhe natyrën e saj? Ata dalin në rrugë për këtë ndjenjë të prekur nga manipulimet tuaja për gjoja shkatërrimin e natyrës, po kurrsesi jo për të fyer kujtimin legjendar të gjyshërve tanë muslimanë e të krishterë, që i dhanë Shqipërisë vendin e nderit në Luftën e Dytë Botërore, duke i mbrojtur hebrenjtë me jetën e tyre!

Ata duhet ta dinë të vërtetën e bukur, se bashkëinvestitorët e sipërmarrjes më të madhe turistike në Mesdheun e sotëm të Europës, atje në Zvërnec, janë miq të çmuar amerikanë të Shqipërisë dhe miq nga Katari, këta të fundit bashkëpronarët e konglomeratit gjigand Poëer Holding – pra nga një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Izraelin, por që ndryshe nga shejtanët trushpëlarë e brutalë që duan të mbrojnë Zvërnecin nga pushtimi i Izraelit, ata janë muslimanë vizionarë e të përulur ndaj Allahut e ndaj punës! Klikoni http://poëerholding.com që ta shikoni se çfarë dëmi po i bëni Shqipërisë, duke u treguar mosmikpritës ndaj një investimi 4 miliardë Euro, i cili do të realizohet prej kompanisë “Assets”, pjesë e Poëer Holding! Klikoni, klikoni.

Po mirë, si do ta mbani gjallë me të njëjtat gënjeshtra këtë luftën tuaj të stisur me shpifje dhe me manipulime apo mendoni se ata mes jush, që më kanë besuar e votuar mua, do ju besojnë e ndjekin qorrazi deri kur ju të realizoni planin për të cilin jeni paguar, trainuar, orkestruar, madje jo nga një usta, po nga ustallarë të ndryshëm, të cilëve nuk u dhimbset natyra e Zvërnecit, po e duan Shqipërinë tokë të djegur për investimet e mëdha që dallojnë Ligën e Kampionëve me kategoritë e dyta e të treta të destinacioneve turistike?! Madje më keq, e duan në gjunj siç ishin mësuar deri dje, jo në këmbë e me kokën lart siç është, e lëre pastaj me kurorën e princeshës së turizmit mesdhetar…

Do shohim, e vërteta vonon po nuk harron dhe gënjeshtrat tuaja kanë nisur që sot t’i nxjerrin këmbët e shkurtëra.

Tags: Bjarke IngelsEmre ArolatJean NouvelKlikoni Kengo KumaPoëer Holding

Related Posts

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve
ShowBizi

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj....

Read moreDetails
Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP
ShowBizi

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Vetëm pak orë para finales së madhe të Ferma VIP 3, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë...

Read moreDetails
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
ShowBizi

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga çdo mundësi që do t’ju jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Do...

Read moreDetails
“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!
ShowBizi

“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!

June 14, 2026

Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
ShowBizi

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para
ShowBizi

Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para

June 14, 2026

Sot, më 14 qershor 2026, energjia e Hënës së Re në Binjakë sjell një atmosferë më të gjallë, më sociale...

Read moreDetails
Përplasja e fortë me kryeministrin Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës
ShowBizi

Përplasja e fortë me kryeministrin Edi Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës

June 14, 2026

Gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet gjatë 24 orëve...

Read moreDetails
Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.