Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Takime shumë të rëndësishme këtë fundjavë”, Horoskopi nga Meri Gjini: Shenja që e mbyll muajin me vendimin delikat

May 28, 2026
in ShowBizi
1
VIEWS

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Dita nis me një ndjesi të brishtë për shkak të pozicionit të Hënës në katërkëndësh me Plutonin, gjë që e bën humorin e gjithsecilit më të ndjeshëm.

Jemi në prag të mbylljes së muajit me një Hënë të plotë te Shigjetari, e cila do të jetë ekzakte rreth orëve të drekës.

Gjithashtu, aktivizimi i Marsit shton ngarkesën emocionale, ndaj është e rëndësishme të mos veprohet nën ndikimin e emocioneve.

TëFundit

Mateo dhe Brikena vulosin ndarjen e tyre/ Çfarë u bë shkak?

Mateo dhe Brikena vulosin ndarjen e tyre/ Çfarë u bë shkak?

May 28, 2026
Del fotoja e parë: Thuhet se ky është partneri 35-vjeçar i Mimoza Ahmetit

Del fotoja e parë: Thuhet se ky është partneri 35-vjeçar i Mimoza Ahmetit

May 28, 2026

Saturni te Dashi dhe Venusi te Gaforrja sjellin në vëmendje çështjet e familjes dhe menaxhimin e ekonomisë familjare.

Këshillohet qëndrimi larg shpenzimeve të tepërta dhe fokusimi te çështjet profesionale, bankare dhe zyrtare deri më datë 31 maj.

Parashikimi për Shenjat e Horoskopit:

Dashi
Për Dashin, kjo është një periudhë katërditore shumë kreative që do të vazhdojë deri të mërkurën e javës së ardhshme. Është momenti i duhur për të analizuar planet profesionale dhe për të gjetur rrugë të reja apo për të degëzuar burimet ekonomike. Saturni te Dashi kërkon durim në prodhimin e parave, ndërsa guximi nuk do t’ju mungojë për ide të reja.

Demi
Me Marsin në shenjën e tyre, Demët kanë tendencën t’i shkarkojnë mbingarkesat emocionale te njerëzit e afërt (fëmijët, prindërit apo vëllezërit e motrat). Këshillohet që të kontrollojnë tonin e zërit dhe të kujdesen për njerëzit që duan, pasi atmosfera mund të tensionohet më shumë se zakonisht.

Binjakët
Hëna e plotë ndodh në boshtin e tyre, duke nxitur nevojën për ndryshime të brendshme. Mund të ndiejnë frustrim dhe kanë tendencë të flasin pa u menduar. Pika e tyre e fortë për këtë periudhë janë takimet sociale, ndaj u sugjerohen “arratisje” të vogla me miqtë për t’u larguar nga detyrimet e përditshme.

Gaforrja
Venusi në shenjën e tyre, në katërkëndësh me Saturnin, i ngarkon me detyrime familjare që kërkojnë mund, kohë dhe ekonomi. Megjithëse do të ndihen të lodhur, ata do t’i kryejnë këto obligime me sukses.Në punë duhet të bëjnë kujdes të mos dorëzohen nga presioni, pasi mbrojtja planetare është maksimale dhe zhvillimet e pritura do të vijnë në mesin e verës.

Luani
Këshilla kryesore për Luanët është të mos e krahasojnë veten me asnjë dhe të mos reagojnë ndaj mungesës së vlerësimit nga të tjerët. Fokusi duhet të mbetet te puna dhe organizimi i lëvizjeve të rëndësishme profesionale. Puna e bërë tani do të shpërblehet në fund të qershorit.

Virgjëresha
Virgjëreshat do të jenë të rrethuar nga miqtë, por duhet të kenë kujdes të veçantë në ambientin e punës, sidomos me komunikimet online dhe email-et. Hëna e plotë nxjerr në pah detyrime që lidhen me shtëpinë, ndaj dita e diel duhet t’i dedikohet ambientit familjar.

Peshorja
Për Peshoret, ky katërditësh sjell takime shumë të rëndësishme që do të ndikojnë në ecurinë e tyre të mëtejshme. Mund të ketë bashkëpunime të reja ose ndërveprime emocionale që do t’i rezistojnë kohës. Megjithatë, duhet edhe pak kohë për t’u qartësuar plotësisht zhvillimi profesional për stinën e verës.

Akrepi
Hëna e plotë sjell diskutime në familje ku Akrepi mund të mos ndihet i vlerësuar drejt apo i mbështetur. Është një moment për të mësuar se debatet janë normale për t’u njohur më mirë, por është thelbësore që hatërmbetjet të fshihen dhe të mbyllen me një përqafim.

Shigjetari
Me Hënën e plotë në shenjën e tyre, Shigjetarët kanë një nevojë të madhe për liri dhe “arratisje”. Nëse nuk u lihet hapësira e duhur, mund të bëhen më të zhurmshëm se zakonisht. Saturni i ndihmon në strukturimin e punës, por duhet të mësohen me durimin për çështjet praktike.

Bricjapi
Bricjapët do të ndiejnë lodhje dhe pakënaqësi, të cilat mund t’i shfaqin në raportin në çift duke thënë fjalë të pamenduara. Këshillohet që të marrin frymë thellë, t’i lënë diskutimet për një moment tjetër dhe të merren më shumë me veten gjatë këtyre ditëve.

Ujori
Për Ujorët, axhenda do të jetë shumë sociale, me shumë telefonata dhe diskutime. Kjo periudhë është shumë e rëndësishme për ata që presin përgjigje për shkresa apo dokumente zyrtare, pasi do të marrin informacione që do t’i lehtësojnë nga stresi i javëve të fundit.

Peshqit
Hëna e plotë ndikon në fizikun e tyre, ndaj duhet të tregojnë kujdes me shëndetin dhe trupin. Megjithatë, Venusi dhe Saturni u japin një lloj sigurie dhe qëndrueshmërie nga familja. Ndjenjat e dashurisë në përgjithësi do t’u japin stabilitet, ndërsa gjendja e humorit duhet kontrolluar me kujdes.

Tags: Alma ÇelajHoroskopiMeri GjiniSyrjan RahovaVizion Plus

Related Posts

Mateo dhe Brikena vulosin ndarjen e tyre/ Çfarë u bë shkak?
ShowBizi

Mateo dhe Brikena vulosin ndarjen e tyre/ Çfarë u bë shkak?

May 28, 2026

Marrëdhënia mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit, të cilët pak kohë më parë ishin në qendër të vëmendjes mediatike për...

Read moreDetails
Del fotoja e parë: Thuhet se ky është partneri 35-vjeçar i Mimoza Ahmetit
ShowBizi

Del fotoja e parë: Thuhet se ky është partneri 35-vjeçar i Mimoza Ahmetit

May 28, 2026

Një fotografi e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale ka ndezur rrjetin, e cila ka të bëjë me jetën private...

Read moreDetails
Cili konkurrent sapo gjeti 10 mijë eurot e groposura në Ferma VIP?
ShowBizi

Cili konkurrent sapo gjeti 10 mijë eurot e groposura në Ferma VIP?

May 28, 2026

Kërkimi për 10 mijë eurot e groposura nga Agai ka ndezur menjëherë dinamikat në “Ferma VIP”, dhe i pari që...

Read moreDetails
Po ju bëni pjesë në listë? Pas 27 majit, vështirësitë marrin fund për këto tre shenja të horoskopit
ShowBizi

Po ju bëni pjesë në listë? Pas 27 majit, vështirësitë marrin fund për këto tre shenja të horoskopit

May 28, 2026

Pas 27 majit 2026, duket se vështirësitë lihen përfundimisht pas për tre shenja të horoskopit. Stabiliteti dhe siguria dalin në...

Read moreDetails
E papritur! Brikena konfirmon ndarjen nga Mateo?! (FOTO)
ShowBizi

E papritur! Brikena ndahet nga Mateo?! (FOTO)

May 27, 2026

Një nga çiftet më të ndjekura të edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Brikena dhe Mateo, duket se...

Read moreDetails
Ndodh në Ferma VIP/ Pritet përjashtimi i Bujakës nga gara. Ja çfarë ndodhi(Video)
ShowBizi

Ndodh në Ferma VIP/ Pritet përjashtimi i Bujakës nga gara. Ja çfarë ndodhi(Video)

May 27, 2026

Një pakujdesi gjatë diskutimeve të përditshme në “Ferma VIP” mund t’i kushtojë qëndrimin në garë Bujakës. Gjatë një bisede mes...

Read moreDetails
Zarf: Iliri dhe Zhaku thyejnë rregullat e izolimit, Agai vendos për fatin e dy konkurrentëve
ShowBizi

Zarf: Iliri dhe Zhaku thyejnë rregullat e izolimit, Agai vendos për fatin e dy konkurrentëve

May 27, 2026

Produksioni i “Ferma VIP” ka ndërprerë para kohe izolimin për Ilir Shaqirin, Zhakun dhe Mimoza Ahmetin, duke i rikthyer ata...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 27 maj/ Këto shenja marrin lajmin që prisnin, para dhe dashuri deri në mbrëmje
ShowBizi

Horoskopi për sot, 27 maj/ Këto shenja marrin lajmin që prisnin, para dhe dashuri deri në mbrëmje

May 27, 2026

Dita e sotme sjell lëvizje të rëndësishme për disa shenja të Horoskopit. Komunikimi, puna, vendimet financiare dhe marrëdhëniet janë në...

Read moreDetails
Selin shqetëson fansat, shfaqet nga spitali në gjendje jo të mirë shëndetësore
ShowBizi

Selin shqetëson fansat, shfaqet nga spitali në gjendje jo të mirë shëndetësore

May 27, 2026

Selin Bollati ka shqetësuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale me postimin e fundit në Instagram. Fituesja e “Big Brother...

Read moreDetails
“Klevisa është e lidhur jashtë”/ Mamaja e Klevisës reagon pas situatës së saj me Indrin!
ShowBizi

“Klevisa është e lidhur jashtë”/ Mamaja e Klevisës reagon pas situatës së saj me Indrin!

May 26, 2026

Mamaja e Klevisës, Silvi Gega, ka folur në emisionin “Living Day” duke sqaruar statusin sentimental të vajzës së saj. Ajo...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.