Valbona e cila ndodhet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, dyshohet se është në lidhje jashtë.
Shqipja Hysenaj, opinionistja e “Fun Club” tha se Valbona ka një lidhje jashtë shtëpisë.
“E kam të sigurt, nuk mund ta them me kë, por Valbona ka një marrëdhënie jashtë. Po luan shumë keq!” – u shpreh Shqipja.
Nga ana tjetër, motra e Valbonës ka reaguar, duke kundërshtuar këtë deklaratë.
Ajo ka thënë se nuk e di nga e ka marrë Shqipja këtë informacion, por sipas saj, Valbona nuk ka lënë një lidhje të sinqertë jashtë.