Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Saturni na kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit të parashikuara nga Meri Shehu

March 24, 2026
in ShowBizi
19
VIEWS

Java astrologjike për javën e fundit të muajit Mars ka nisur dhe pritet të sjellë ndryshime të mëdha në pothuajse të gjitha shenjat e horoskopit.

Astrologia Meri Shehu, e ftuar ditën e sotme, 23 Mars, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka vlerësuar me yje të gjitha shenjat për këtë javë.

Sipas saj, të gjitha shenjat pritet të ndjejnë rënien e optimizmit dhe përballjen me realitetin jo aq pozitiv,

por shenjat kardinale janë ato që do ta përjetojnë më shumë, konkretisht Dashi, Gaforrja, Bricjapi dhe Peshorja.

TëFundit

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Dashi, 4 yje: Pavarësisht se realiteti do të jetë herë me ngjyra, herë me zhgënjime, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve do të kenë një javë intensive nga e cila mund të përfitojnë një bonus nga e enjtja apo e premtja me takimin e Marsit në Peshk.

Demi, 1 yll: Janë duke planifikuar për të ardhmen projekte, punë, mendojnë kush do të jetë hapi i tyre, sado ta mendojnë sot dhe nesër do të jetë e vështirë,

do të kalojnë nga optimizmi në zhgënjim. Do të kalojnë nga e bukura, nga premtimet, mund të ketë njerëz që do t’i kthejnë kurrizin, nga e premtja do të gjejnë një urë kalimi më të mirë ose do të gjejnë një dritë në fund të tunelit.

Binjakët, 3 yje: Janë shumë të rëndësishëm këtë periudhë në jetën e tyre sociale, në çështjet profesionale, kanë takime shumë të rëndësishme nëpër evente apo me prezantime shumë të rëndësishme dhe nga aty mund të shohin për një punë më me përgjegjësi, ose dikush mund të dojë t’i kanalizojë në një rrugë me shumë përgjegjësi. E sigurt është që nga fundi i javës do të marrin para.

Gaforrja, 3 yje: Duhet të kenë kujdes në lidhje me punën. Pavarësisht se është Marsi në Peshk në lidhje të bukur me Jupiterin e tyre në Gaforre në 10-ditëshin e dytë dhe mund të kemi ngritje, optimizëm, gjërat mund të shkojnë ashtu siç duhet apo siç i kanë projektuar, megjithatë të lindurit në 10-ditëshin e parë duhet të kenë shumë kujdes në lidhje me punën, me përgjegjësitë sepse do të përballen me vështirësi.

Luani, 5 yje: Morën një optimizëm shumë të madh në lidhje me ligjin, me çështje studimore apo me punët me jashtë, nga nesër ka dhe një realitet që ata duhet ta shikojnë vetëm pozitivisht, por ka një çështje që lidhet me punën dhe ekonominë, ndoshta do të përfitojnë rritje rroge apo ndoshta dhe dashuria i jep emocione dhe ambicie të reja dhe i nxjerr nga lodhja e përditshme e këtyre kohëve.

Virgjëresha, 2 yje: Do ta kenë pak të vështirë në fushën e bashkëpunimeve, komunikimeve, investimeve, pra nuk është momenti i mirë. Dakord ka një moment shumë sublim, shumë idealist ose ëndërrimtar në një investim, por kanë dhe një mur përpara që tregon kushtet dhe vështirësitë e një investimi apo të një pune. Megjithatë të premten mund të kenë një bonus ekonomik.

Peshorja, 1 yll: Përgjegjësi të mëdha për Peshoret, sepse Saturni dhe Neptuni përballë shenjës së tyre jua ka bërë jetën shumë të bukur, por janë përballë marrjes së një vendimi shumë të rëndësishëm sidomos Peshoret e lindura në 10-ditëshin e parë. Nga duke i parë gjërat shumë bukur mund të dëgjojnë diçka dhe të zhgënjehen dhe në një martesë apo bashkëpunim t’u dalë realiteti papritur përpara dhe ta shohin në një mënyrë tjetër marrëdhënien që kanë pasur.

Akrepi, 2 yje: Janë shumë mirë në lidhje me komunikimet me jashtë, me punët, me ndonjë udhëtim të bukur sepse në përditshmëri puna e tyre do t’ju japë një përgjegjësi që nuk e mbajnë dot. Nuk është momenti që ata të mbajnë një përgjegjësi të tillë në punë sepse nuk janë gati dhe ndihen si të lodhur. Duhet të shkojnë jashtë, të udhëtojnë, të komunikojnë dhe ndonjë aventurë e re për ta do të ishte mirë.

Shigjetari, 4 yje: Për momentin mund të themi se ata flenë në një re, udhëtojnë dhe ëndërrojnë me të dhe do të vazhdojnë kështu dhe për disa kohë derisa në një moment të zgjohen nga kjo ëndërr e bukur, që mund të jetë edhe me tendenca të vërteta dhe aty mund t’u dalë edhe realiteti ku aty kanë edhe përgjegjësi, edhe detyrime dhe s’mund të fluturojnë gjithmonë. Megjithatë kjo është një javë e bukur, erotike dhe do të kenë një çështje ekonomike të premten e cila do të favorizohet.

Bricjapi,1 yll: Ata po marrin më shumë përgjegjësi seç duhet në çështje familjare apo në premtime që i kanë bërë njerëzve të afërt apo në mundësitë që shikojnë rreth vetes së tyre, pra sikur kushtëzohen nga një mori rregullash apo detyrimesh. Detyrohen të bëjnë më shumë gjëra për të afërmit dhe kjo i kushtëzon në një mbyllje në vetvete.

Ujori, 4 yje: Të lindurit në 10-ditëshin e dytë do të marrin një ngritje në detyrë, do të marrin një ngritje page, ekonomia do t’i favorizojë dhe të lindurit në dhjetë ditët e para mund të kenë një propozim shumë serioz në jetën e tyre personale, pra dashuria do të jetë një impuls pozitiv në këtë periudhë.

Peshqit, 3 yje: Motoja kryesore e tyre për këtë javë është ekonomia. Ajo është në plan të parë, aty gëzohen, aty lumturohen, aty zhgënjehen, aty rrotullohen. Peshqit e lindur në 10-ditëshin e dytë do ta kenë pak më të shtruar rrugën, por jo me qëllime largpamëse sa të lindurit në dhjetë ditët e para, gjithsesi dhe ata do të shtrojnë një plan të mirë ekonomik, por edhe erotik.

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP
ShowBizi

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Vetëm pak orë para finales së madhe të Ferma VIP 3, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë...

Read moreDetails
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
ShowBizi

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga çdo mundësi që do t’ju jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Do...

Read moreDetails
“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!
ShowBizi

“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!

June 14, 2026

Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
ShowBizi

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para
ShowBizi

Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para

June 14, 2026

Sot, më 14 qershor 2026, energjia e Hënës së Re në Binjakë sjell një atmosferë më të gjallë, më sociale...

Read moreDetails
Përplasja e fortë me kryeministrin Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës
ShowBizi

Përplasja e fortë me kryeministrin Edi Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës

June 14, 2026

Gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet gjatë 24 orëve...

Read moreDetails
Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)
ShowBizi

Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)

June 13, 2026

Vetëm dy ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, finalistët kanë marrë për herë të parë informacione nga...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.