Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
Home ShowBizi

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

June 9, 2025
in ShowBizi
34
VIEWS

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12 shenjat e horoskopit.

Këtë javë, astrologia e cilësoi si një prej javëve më të rëndësishme të vitit.

Sipas saj, universi është në lëvizje të madhe, pasi planeti i fatit, Jupiteri, lë pas shenjën e Binjakëve dhe futet në Gaforre një ndryshim që sjell emocione të thella,

TëFundit

Anaid Kaloti, Gjesti

E mbajta me leke e brekë! Anaidi i nxjerr ‘BOJEN’ Gjestit: I gjeta duke ngrënë duhan, edhe breket ja…

June 9, 2025
Alba, Ferma Vip, Lim Hoti

“Nuk është gjithmonë e lehtë, por ndjej që është momenti”, Alba ndahet nga Limi? Ja cfare ka ndodhur…

June 9, 2025

vendime të marra me zemër dhe një verë të mbushur me ndjenja erotike, kujtime dhe mundësi të reja.

“Më në fund çlirohemi,” tha Meri Shehu, duke theksuar se energjitë e reja do të ndikojnë jo vetëm te dashuria dhe marrëdhëniet familjare,

por edhe në biznese të lidhura me detin dhe turizmin. Një valë e re po vjen dhe yjet kanë shumë për të thënë!

“Është java më e rëndësishme e vitit, sepse fati ndryshon duart, le të themi.

Jupiteri ka një vit që është në shenjën e Binjakëve dhe kalon në shenjën e Gaforres.

Më në fund çlirohemi, sepse Jupiteri në Binjak ishte në shtëpinë e vet më të ulët. Nuk ishte në pozicionin e vet më të mirë, sepse Jupiteri udhëheq Shigjetarin dhe jo Binjakun, dhe duke qenë në shenjën përballë është në pozicion të vështirë.

Megjithatë, kishte shumë gjëra sipërfaqësore, por kishte edhe shumë gjëra të mira. Në Gaforre do të na japë më shumë ndjenjë, më shumë dashuri për njerëzit e afërt, më shumë nostalgji, më shumë kujtime, më shumë tendencë nga e kaluara dhe më shumë vendime që do të merren nga ana emocionale. Por sot është futur edhe Mërkuri në Gaforre. Prandaj kjo verë premton shumë në fushën e ndjenjave dhe në fushën e biznesit që lidhen me familjen, me turizmin, me detin. Atmosfera e detit ka marrë pak më shumë revansh. Jupiteri në Binjak u bëri dëme disa shenjave, si Shigjetarëve që e kishin në kundërshtim. Ata që kishin më shumë dobësi, u dha problematika, por dha edhe te Peshqit”, tha astrologia.

Dashi, 2 yje – Jupiteri futet direkt në Gaforre nesër dhe përballet me Saturnin në Dash në një katërkëndësh. Do të kemi debate, të cilat më pas me Neptunin në Dash do të sjellin edhe disa probleme psikologjike, kështu që Dashët, fillimin e Jupiterit në Gaforre nuk do ta ndjejnë shumë mirë. Do të ndjejnë sikur hapet një portë debatesh, të cilat i kthejnë edhe në një problem psikologjik. Por edhe Afërdita përballet sot me Plutonin në Ujor; është futur në Dem, që duhet t’u jepte Dashëve disa para më shumë, por sjell edhe disa humbje, kështu që Dashët nuk e marrin shumë mirë.

Demi, 3 yje – Afërdita qëndron bukur në Dem, por përballet sot me Plutonin në Ujor dhe shumë Demë nuk do ta përjetojnë bukur fillimin e javës. Do të ndjejnë një mungesë emocionale, mungesë ekonomike, do të ndjejnë se diku janë tradhtuar dhe se një ngjarje fatale u vërtitet vërdallë. Por nuk është problem, sepse java pastaj rregullohet dhe data 11 fillon t’i shpërlajë këto tendenca negative që ka fillimi i javës. Jupiteri në Gaforre bëhet një aleat i mirë i Demëve në shoqëri, në plane dhe në udhëtime.

Binjakët, 3 yje – Ikën nesër Jupiteri nga shenja e tyre. Por përsëri do të sjellë benefite të mira për Binjakët në çështje ekonomike. Kështu që Binjakët do të vazhdojnë akoma që të marrin benefite të mira në ekonomi. Patën një vit të mirë dhe të suksesshëm; deri diku u dhanë shumë më shumë mundësi nga sa e meritonin. Por tashmë do të përqendrohen te çështjet ekonomike. Ndërkohë fillimi i javës ka prapaskena. Shumë Binjakë që nuk e dinë se çfarë bëhet mbrapa kurrizit të tyre, sot dhe nesër do të shikojnë që është një gjendje e paqartë.

Gaforrja, 5 yje – Futet Jupiteri në shenjën e tyre. Do të kenë shumë fat Gaforret; fillon një vit që u plotëson ëndrrat, dëshirat dhe u sjell shumë mundësi nga më të mirat pozitive dhe do ta shijojnë. Si një shenjë e ujit, Jupiteri u sjell fat në familje, që të krijojnë familje të reja, marrëdhënie pune të reja, krijimtari dhe talente nga më të ndryshmet. Do të shikojmë që Gaforret do të marrin një lloj vrulli të mrekullueshëm. Ditët e para janë pak grindavece, sepse është futur Mërkuri në shenjën e tyre dhe sjell disa debate me Saturnin në Dash. Kështu që në këto ditët e para disa sherre ose probleme të vogla.

Luani, 2 yje – Fillimi i javës nuk është shumë i mirë për Luanët, sepse Afërdita në Dem përballet me Plutonin në shenjën e Ujorit, që janë në katërkëndësh me Luanin dhe do të preken më shumë çështjet ekonomike. Është një fillim jave i vështirë. Pastaj Jupiteri në Gaforre nuk është një simbol shumë i mirë për Luanët, sepse flet për prapaskena pune ose për problematika me punën. Njerëz të fshehtë, fshehtësira që ata nuk i kuptojnë, por edhe plane rezervë ose parapërgatitore që Luanët të shndërrojnë vitin tjetër, sepse ky vit ndoshta nuk është shumë për ta.

Virgjëresha, 3 yje – Jupiteri në Gaforre do t’u sjellë fat. Edhe Jupiteri në Binjak u solli fat, sepse ishte në shtëpinë e dhjetë. Jupiteri në Gaforre do t’u sjellë fat në ekonomi, në punë, prandaj do ta përjetojnë mirë. Por fillimi i javës nuk u premton shumë në çështjet personale dhe ato ekonomike, sepse ka një pasiguri në lidhje me punën dhe shëndetin. Pas datës 11 qetësohen gjërat.

Peshorja, 5 yje – Jupiteri futet në shtëpinë e dhjetë të shenjës së tyre. Kjo do të thotë që shtëpia e dhjetë merr një impuls shumë të madh. Mund të jetë në Gaforre Jupiteri, por gjithë krenarinë, famën, figurën dhe emrin më të madh ua jep Peshoreve. Kështu që shumë Peshore do të fillojnë të ndjehen mirë që nga nesër, shumë të relaksuar, më me oferta pune, më me oferta për jetën personale dhe më me oferta për të dalë të pavarura. Nëse një punë apo person nuk u pëlqen, mund të thonë “mirupafshim” shumë kollaj.

Akrepi, 4 yje – Si shenjë uji, është shumë aleate me Jupiterin në Gaforre dhe komunikimi dhe udhëtimet me jashtë do të jenë reale. Fillimi i javës nuk është i mirë për askënd; nuk është i mirë as për Akrepin, në bashkëpunime, në çështje ekonomike dhe në disa debate. Por çlirohen nga data 11, dhe të mos harrojmë që kemi Hënën e plotë në Shigjetar, e cila për Akrepët vepron në anën ekonomike. Të mos harrojmë që kjo Hënë e plotë është në datën 11 dhe ndikon për të gjitha shenjat; për Akrepin ndikon shumë në çështjet ekonomike në datën 11.

Shigjetarët, 3 yje – Kanë Hënën e plotë në shenjën e tyre në datën 11. Fillojnë dhe ndriçojnë gjërat emocionale, pasionet; do të ndjejnë dëshirën për t’u plotësuar një ëndërr ose do t’u plotësohet një ëndërr. Futja e Jupiterit në Gaforre është me shumë fat në mbrojtjen e çështjeve të tyre ekonomike. Shumë Shigjetarë që kanë pretendime për çështjet e tyre ekonomike, ose inspirojnë për një ngritje në çështjet ekonomike, mund të pretendojnë shumë këtë vit. Sot nuk është ditë e mirë për punët e tyre ose për debate me shefa ose njerëz më të rëndësishëm.

Bricjapi, 2 yje – Janë një nga shenjat që përballen pak fuqishëm me Jupiterin në Gaforre, e kanë në opozitë. Mund t’u japë shumë mundësi reale, por mund edhe t’u nxjerrë shumë pika të dobëta që mund të kenë. Bricjapët që kanë probleme ligjore, probleme me familjen, probleme shëndetësore, duhet që të jenë më të matur, më të rregullt dhe të marrin masat e tyre. Megjithatë, Jupiteri sjell gjithmonë një mundësi më shumë për t’i rregulluar gjërat dhe për t’i stabilizuar ato. Hëna e plotë në Shigjetar nuk është ndonjë fenomen shumë pozitiv. I bën emocionale Bricjapët.

Ujori, 3 yje – Me kundërshtimin e Afërditës në Dem me Plutonin në Ujor, java nuk fillon shumë mirë. Do të kenë një fillim jave jo shumë të mbarë, kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e parë; të tjerët kanë një lajm shumë më të mirë pune, sidomos ata të lindur në dhjetëditëshin e tretë. Jupiteri në Gaforre sjell shumë iniciativa për një punë të re. Hëna e plotë në Shigjetar u sjell njohje të reja.

Peshqit, 4 yje – Si shenjë uji që janë, favorizohen shumë nga Jupiteri në Gaforre. Favorizohen shumë në dashuri; nëse ka një shenjë që favorizohet më shumë në dashuri në këtë periudhë njëvjeçare, do të jenë Peshqit. Do të ecin mirë. Por nesër nuk është një ditë shumë e mirë për ta në çështjet ekonomike; kanë debate sot dhe nesër. Pastaj mund të shikojnë një ndriçim të mirë në datën 11 me fatin e tyre. Nga sot që nuk u buzëqesh, pas datës 11 do t’u buzëqeshë./tvklan.al

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

Anaid Kaloti, Gjesti
ShowBizi

E mbajta me leke e brekë! Anaidi i nxjerr ‘BOJEN’ Gjestit: I gjeta duke ngrënë duhan, edhe breket ja…

June 9, 2025

Anaid Kaloti, biznesmen dhe fitues i Big Brother 6, ka reaguar fuqishëm kundër Gjestit me disa deklarata në Instagramin e...

Read moreDetails
Alba, Ferma Vip, Lim Hoti
ShowBizi

“Nuk është gjithmonë e lehtë, por ndjej që është momenti”, Alba ndahet nga Limi? Ja cfare ka ndodhur…

June 9, 2025

Alba Pollazhani dhe Lim Hoti dy ish-konkurrentet e Ferma Vip 2 JANE NDARE Lajmin e ka kofirmuar vet ish-konkurrentja e...

Read moreDetails
Egli Tako, BBV4,a
ShowBizi

Egli zbulon të vërtetën për ndarjen me Fifin

June 9, 2025

Pas dy ditësh heshtje në rrjetet sociale dhe shumë zhurmë nga publiku,   Egli ka thyer më në fund heshtjen,...

Read moreDetails
Horoskopi, Jorgo Pulla
ShowBizi

Astrologu Jorgo Pulla: Ja si paraqitet java për 12 shenjat e zodiakut, cilat shenja janë më të favorizuara per…

June 9, 2025

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo...

Read moreDetails
Meri Gjini, Horoskopi
ShowBizi

“Qershori, muaji që ju ndryshon jetën”, astrologe Meri Gjini: Jupiteri në Gaforre sjell para dhe mbarësi për këto 3 shenja

June 9, 2025

Parashikimi i Horoskopit javor nga astrologe Meri Gjini në emisionin 7pa5 në Vizion Plus. Një javë me ndryshime dhe intensive....

Read moreDetails
Egli Tako, BBV4,a,Fifi
ShowBizi

U tallen me publikun? Pas gjithe zhurmes ne rrjet Egli dhe Fifi bejne veprimin e papritur pas fshirjes se kenges…

June 9, 2025

Tashmë edhe hatër mbetjet janë bërë “vegël pune” për fytyrat publike. Për të marr vëmendje, u tha se ka mosmarrëveshje...

Read moreDetails
Horoskopi
ShowBizi

“Fjalët mund të kthehen në thikë…”/ Horoskopi për këtë të hënë: Kujdes në dashuri, çiftet duhet të shmangin…

June 9, 2025

Dashi Të hënën, Dashi ndjen energjinë diellore të derdhet fuqishëm në jetën profesionale. Është një ditë ideale për të nisur...

Read moreDetails
Egli Tako, BBV4,a,Fifi
ShowBizi

Sherr mes Eglit dhe Fifit? Fshihet papritur kenga te cilen e publikuan pak dite me pare,ja cfare ka ndodhur…

June 8, 2025

Pas mbarimit të BBVA 4, Fifi dhe Egli Tako krkijuan një miqësi shumë të mira me njëra-tjetrën, por duket se...

Read moreDetails
Gjesti, BBV4,a, Egli Tako
ShowBizi

E bënë Gjesti: realizon ëndrrën e fansave, e puth Eglin në koncert

June 8, 2025

Mbrëmë në koncertin e tij madhështor Gjesti dhuroi një spektakël të paharrueshëm për një audiencë të madhe. Gjatë një momenti...

Read moreDetails
Horoskopi
ShowBizi

Hëna në Akrep, për çfarë duhet të PËRGATITEN të gjithë shenjat e HOROSKOPIT?

June 8, 2025

Më 7 qershor 2025, Hëna hyri në Akrep, duke hapur një periudhë dyditore me vetëanalizë intensive emocionale dhe potencial për...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.