Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në në Vlorë, pranë fshatit Drashovicë,
përgjatë rrugës së lumit të Vlorës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Dy drejtuesit e mjeteve Adi Alushaj dhe Esat Brahimaj kanë humbur jetën ditën e djeshme, ndërsa sot raportohet se edhe Andrea Begaj,
pasagjeri i cili ndodhej në gjedje të rëndë tashmë ka ndërruar jetë.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia. Kujtojmë se dy automjetete u përplasën “kokë më kokë” në aksin Vlorë-Kotë,
duke lënë fillimisht dy viktima në vendngjarje dhe një të plagosur rëndë. Pasagjeri i plagosur raportohet se ka ndërruar jetë rreth dy orë pas aksidentit.
Ne aksident u përfshinë një ”Benz” me targa FR4044C AA i cili drejtohej nga nje 30-vjeçar dhe automjeti tip “Ford” me targa AB309FL.












