Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Planetet “nuk pyesin” për luftë! Meri Shehu bën parashikimin: Një nga javët më të bukura, ku do te triumfoje…

June 23, 2025
in ShowBizi
Meri Shehu, Horoskopi
1.2k
VIEWS

Astrologjia këtë javë ka vendosur që të na surprizojë!

Astrologia Meri Shehu ka një lajm surprizë për të gjithë ata që ndjekin me kuriozitet yjet. Edhe pse bota ndodhet në një periudhë të trazuar, qielli flet për një energji krejt ndryshe.

“Kjo është një nga javët më të bukura dhe më të mira,” tha Meri Shehu në emisionin “Rudina”,

TëFundit

Ne lule te Rinise/ Del foto e dy motrave qe humben jeten tragjikisht ne aksident

Ne lule te Rinise/ Del foto e dy motrave qe humben jeten tragjikisht ne aksident

August 24, 2025
Aksident tragjik në Vend, ndërrojnë jetë dy vajza. Plagoset një tjetër

Aksident tragjik në Vend, ndërrojnë jetë dy vajza. Plagoset një tjetër

August 24, 2025

duke lënë të kuptohet se mes tensioneve dhe lajmeve të rënda që qarkullojnë, universi ka zgjedhur të na japë një dritë të vogël shprese.

Një Hënë e re madhështore “lind” më 25 qershor në shenjën emocionale të Gaforres,

një shenjë që lidhet ngushtë me dashurinë për familjen, kujtimet dhe nevojën për qetësi shpirtërore. Por kjo Hënë nuk është vetëm.

Ajo takohet me Diellin dhe me Jupiterin, krijuesin e fatit të mirë, që shpërndan energji pozitive dhe mbush zemrat me ndjenja të thella. A është ky një sinjal që fati po ndryshon kurs?

Marsi dhe Mërkuri, dy aktorë të fuqishëm në qiell, luajnë gjithashtu një rol interesant këtë javë, ndërsa njëra nxit veprime të zgjuara, tjetri sjell mendime “mbretërore” dhe vendime që mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Megjithëse fillimi i javës nis me disa ndjesi zhgënjimi, kulmi i saj premton emocione, qartësi dhe ndoshta, pse jo, një kthesë në jetën personale apo profesionale.

Nëse po prisni një shenjë nga universi, ndoshta ky është parashikimi që ju duhet të dëgjoni me kujdes… yjet flasin më fort se kurrë.

“Pavarësisht se nëpër botë ka filluar lufta, edhe e kishim parashikuar deri diku që ishin lidhjet planetare të vështira. Jupiteri në Gaforre sa u fut me Saturnin në Dash dhe Dashi është shenja e luftës, dhe Saturni atje provokon shumë rryma të vështira. Por, kjo është një nga javët më të bukura dhe më të mira. Nga ana e planeteve, yjet kërkojnë paqe mesa duket. Kemi Hënën e re në datën 25 në Gaforre, por Hëna e re takohet edhe me Diellin dhe me Jupiterin në Gaforre. Bëhen këta planetë me këtë energji kaq të bukur dhe na japin një Hënë të re shumë të madhërishme. Hëna e re ndodh në një shenjë shumë të dashur, siç është Gaforrja, e lidhur me familjen, me njerëzit e dashur, me paqen, miqësinë, nostalgjinë, apo të kaluarën. Nuk pritet ndonjë tendencë shumë e fuqishme, plus që Marsi në Virgjëreshë është në një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në Gaforre, dhe Mërkuri që futet në Luan është pak prepotent, do të fillojë një lloj mendimi, pak më solidar ose mbretëror tek disa njerëz. Por, do të jetë në lidhje shumë të bukur me Saturnin në Dash në datën 28 dhe me Neptunin në Dash. Këto dy ditët e para të javës janë pak zhgënjyese, sot dhe nesër, sepse bëhet një lidhje jo e bukur mes Diellit dhe Neptunit,” tha astrologia Meri Shehu.

Dashi, 1 yll: Gjithë kundërshtimet e planeteve në Gaforre, madje edhe Hëna e re, kanë pasur vështirësi me Saturnin në Dash. Por, shpëtojnë në momentin e fundit, në datën 25, ku Hëna nuk ka këtë ndikim të fuqishëm nga Saturni në Dash. Por në Dash ngelet Saturni, dhe kjo shije pak zhgënjyese e ndikimit të Neptunit në Dash dhe Diellit në Gaforre. Gjërat nuk do të jenë ashtu siç duhet të jenë. Prandaj, Dashët do të marrin premtime, mund të gëzohen me një punë, por dhe mund të zhgënjehen shumë. Kështu që duhet të keni shumë kujdes me llogaritë.

Demi, 2 yje: Kanë Afërditën në shenjën e tyre, por çuditërisht ka kohë që nuk bën lidhje me asnjë planet tjetër. Ka ngelur e vetme. Prandaj nuk po u jep rendimentin e duhur dhe gjërat e bukura në jetë, në personale ose në ekonomi. Psikologjikisht Saturni në Dash e ka prekur këtë shenjë. Megjithatë, Hëna e re i shpartallon këto gjëra dhe Demët do e marrin veten pas datës 27.

Binjakët, 3 yje: Do të favorizohen nga futja e Mërkurit të tyre në Luan rreth 26, dhe rreth datës 27-28 bën lidhjen e bukur të Saturnit në Dash. Një premtim që është bërë për një çështje pune, për një rritje sociale, për një çështje ekonomike fillon dhe jep rendiment, kështu që shumë Binjakë do e shijojnë. Hëna e re në Gaforre i lë pak pezull, ose pak të vetmuar. Janë futur në një strofkë të vështirë.

Gaforrja, 5 yje: Kanë një javë të shkëlqyer. Hëna e re ndodhet në shenjën e tyre. Është një Hënë e re që takohet me Diellin dhe Jupiterin, që do të ketë një ndikim shumë të madh planetar. Kështu që do të jetë një fillim i ri për Gaforret, sidomos ato që janë të lindura në ditët e para të shenjës së tyre dhe ato që patën një vështirësi të madhe këto ditë, ku Jupiteri u takua vështirë me Saturnin në Dash. Gaforret që e kishin këtë periudhë më të vështirë do të çlirohen dhe do t’u japin një portë të re.

Luani, 3 yje: Mërkuri futet në shenjën e tyre në datën 26. Hëna e re është e mirë, pozitive deri diku, i çliron nga frika e brendshme. Futja e Mërkurit në shenjën e tyre u jep tendenca komunikimi dhe bashkëpunimesh të reja, sepse Mërkuri në Luan do të bëjë një lidhje të bukur me Saturnin në Dash. Do të kenë lajme të mira, punë të mira, që do të vazhdojnë për një kohë të gjatë.

Virgjëresha, 3 yje: Kanë Marsin në shenjën e tyre, që i fut në veprimtari. Keni shumë plane në jetë. Shumë Virgjëreshë do të kujtohen për plane që kanë pasur më parë. Është një periudhë e mirë, sepse ecin me hapa gjigandë për të rregulluar të ardhmen. Një mundësi e mirë del me Hënën e re në datën 25.

Peshorja, 5 yje: Kanë Hënën e re në shenjën e dhjetë, në “vitrinë”. Do të kenë dhe Jupiterin e Diellin. Presim lajme pozitive për Peshoret e lindura kryesisht në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Kjo nuk do të thotë që edhe Peshoret e tjera nuk do ta kenë mirë, sepse dhe futja e Mërkurit në Luan predisponohet për lajme apo bashkëpunime të mira në përgjithësi. Mund të kenë një lajm të mirë edhe Peshoret e lindura në dhjetëditëshin e tretë, sepse Mërkuri, para se të futet në Luan, bën një lidhje të bukur me Uranin në Dem dhe u jep para.

Akrepi, 4 yje: Janë mirë, sepse të gjithë planetët në Gaforre tregojnë një lidhje me jashtë, flirtime, komunikime, dashuri, punë dhe gjëra që kanë të bëjnë me një sferë zhvillimi më të lartë nga ajo se çfarë kanë pasur deri tani. Hëna e re tregon se ku do të marrin gjëra të mira, produktivitet, do të marrin më shumë bereqet. Do të vijnë marrëdhënie të cilat kanë një bazë të mirë ekonomike dhe personale.

Shigjetari, 2 yje: Duhet të presin, vetëm ata të dhjetëditëshit të tretë do të kenë një lajm shumë të mirë pune dhe mund ta shfrytëzojnë këto ditë për një fillim të ri pune. Të tjerët në fakt do të shikojnë se si do të ndërtojnë një perandori të re, kërkojnë të vënë një stil të ri jetese, por duke filluar me bazën ekonomike, jo shpirtërore. Kërkojnë afër vetes njerëz që do ua japin këtë ndihmë ekonomike. Do duken pas i “interesaxhi të momentit”, por do duan që kjo gjë të ketë një interes të madh personal dhe një bazë të madhe ekonomike.

Bricjapi, 1 yll: Hëna e re në Gaforre bën një kundërshtim me Bricjapët, nuk është shumë në favor të tyre. Çdo zhvillim i ri nga të tjerët, Bricjapët janë në pritje. Nuk besojnë shumë në këtë kohë nga zhvillimet e reja, sepse Saturni i tyre në Dash u ka sjellë një tendencë lufte. Por Hëna e re është shumë delikate për këto gjëra dhe nuk i përballon dot këto tendenca agresive të Saturnit në Dash. Kështu që personat e kësaj shenje nuk do të kapin një mundësi të lehtë, që mund të jetë edhe delikate apo diplomatike në fund të fundit.

Ujori, 3 yje: Kanë Plutonin në shenjën e tyre që është ai “largpamësi”, që sjell ndryshime të mëdha, dhe këto kohë bën lidhje të mira me Saturnin, do të ketë lidhje shumë të mira me Mërkurin në Luan. Kështu që, aty ku gjërat dukeshin sikur ishin në kundërshti, do të ketë një kthese të fuqishme, do të ketë dhe një mundësi të mirë për Ujorin.

Peshqit, 4 yje: Kanë një lidhje të bukur mes Diellit dhe Neptunit që u jep një mbrojtje shumë të mirë. Kjo lidhje u jep një ndjenjë mirëqenieje shpirtërore, i ndihmon në ëndrrat e tyre, por edhe u jep një mbrojtje në sferën e komunikimit. Është një periudhë shumë e mirë për të gjithë ata që duan të zhvillohen në fushën artistike, psikologjike, ose që kanë të bëjnë me punë me ujin apo me ndonjë lloj magjie./tvklan.al

 

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

Ne lule te Rinise/ Del foto e dy motrave qe humben jeten tragjikisht ne aksident
ShowBizi

Ne lule te Rinise/ Del foto e dy motrave qe humben jeten tragjikisht ne aksident

August 24, 2025

Dy vajza, 20 dhe 22 vjeç humbën jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin...

Read moreDetails
Aksident tragjik në Vend, ndërrojnë jetë dy vajza. Plagoset një tjetër
ShowBizi

Aksident tragjik në Vend, ndërrojnë jetë dy vajza. Plagoset një tjetër

August 24, 2025

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, mbrëmjen e sotme, 24 gusht. Siç bën me...

Read moreDetails
Tre shenjat e horoskopit që do të tërheqin paratë “si me magnet” në shtator!
ShowBizi

Tre shenjat e horoskopit që do të tërheqin paratë “si me magnet” në shtator!

August 24, 2025

Demi- Sukses financiar përmes vendosmërisë dhe iniciativës Muaji shtator sjell një kthesë pozitive për Demët. Ata do të ndiejnë më...

Read moreDetails
E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur
ShowBizi

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur

August 24, 2025

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e kinematografisë, teksa aktori dhe regjisori i njohur Jerry Adler, ka ndërruar...

Read moreDetails
“Ngjarjet do jenë shumë zhgënjyese…”/ Çfarë parashikojnë yjet sot? Horoskopi, 24 gusht 2025
ShowBizi

“Ngjarjet do jenë shumë zhgënjyese…”/ Çfarë parashikojnë yjet sot? Horoskopi, 24 gusht 2025

August 24, 2025

Dashi Ju dëshironi dhe prisni që dikush t’ju kontaktojë. Ju prisni dëshpërimisht pranë telefonit ose kompjuterit duke pritur lajmin që...

Read moreDetails
Njihuni me surprizën e “Big Brother VIP Albania 5″/ Zbuloni personazhin e njohur që përfolet se do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri
ShowBizi

Njihuni me surprizën e “Big Brother VIP Albania 5″/ Zbuloni personazhin e njohur që përfolet se do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

August 23, 2025

Këngëtarja Lore, ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka ndarë disa...

Read moreDetails
U zhduk pas përfundimit të ‘BBVA’, lajmërohet Ledion Liço
ShowBizi

U zhduk pas përfundimit të ‘BBVA’, lajmërohet Ledion Liço

August 23, 2025

Moderatori i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, është treguar shumë i rezervuar në daljet publike që pas përfundimit të...

Read moreDetails
U arrestua diten e djeshme, gjykata vendosë për vajzën e Eli Farës
ShowBizi

U arrestua diten e djeshme, gjykata vendosë për vajzën e Eli Farës

August 23, 2025

Vajza e këngëtares Eli Fara, Roxhensa Kapurani 39 vjeç, e njohur si Marina Fara, u arrestua ditën e djeshme në...

Read moreDetails
Njohje të reja dhe mundësi financiare/ Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator
ShowBizi

Njohje të reja dhe mundësi financiare/ Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

August 22, 2025

DASHI Ky muaj ju sheh aktivë falë mbështetjes së Diellit dhe Merkurit. Është një muaj me shumë mundësi dhe frymëzim....

Read moreDetails
Hena e Re ne shenjen tuaj me 23 gusht eshte ftesa per…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
ShowBizi

Hena e Re ne shenjen tuaj me 23 gusht eshte ftesa per…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

August 22, 2025

•Dashi Java nis me nje vale te fuqishme energjie. Idete tuaja, karizma dhe deshirat tuaja jane ne sinkron te plote...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.