Një punonjës policie është plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pa pak mesnatës në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta.
I plagosur ka mbetur efektivi me iniciale A.K 30 vjeç, që siç njofton policia ka qenë jashtë shërbimit.
Pas ngjarjes, 30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Detaje të reja janë mësuar nga plagosja në Tiranë.
Efektivi Anxhelo Kumaraku ka qenë afër banesës së tij i shoqëruar nga komshiu, një person me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.
Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht komshiu i efektivit, atentatit që dyshohet të jetë kryer për prishje të pazareve të drogës me persona të tjerë.Nuk dihet fakti pse efektivi ishte shoqëruar me objektivin i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe në momentin e ngjarjes kishte thyer vendimin e gjykatës.
Ndërkohë efektivi i plagosur Anxhelo Kumaraku nuk ka njoftuar policinë për thyerjen e masës së sigurisë që kryente komshiu i tij.












