Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Pistë e re për fatin e Bleona Matës, mund të ndodhet në Londër?! Reagimi live i nënë Bukuries: Është parë tre vite rresht duke dalë nga ajo shtëpi (Video)

June 26, 2026
in Te Fundit
0
VIEWS

Nëna e Bleona Matës, Bukurie Mata, ka reaguar pas një piste të re që lidhet me fatin e vajzës së saj të zhdukur 16 vjet më parë.

Duke folur për emisionin “Në Kohë Reale”, Bukurie Mata tha se ka indikacione të reja që mund ta vendosin Bleonën në Angli, ndërsa një foto e një vajze me ngjashmëri të plotë me Bleonën po verifikohet aktualisht në një shtet europian.

“Unë pistën e Anglisë e kam parë në fillim kur ishte ai mashtruesi nga Maqedonia, Mehmet Xheladinovski që kërkoi një shumë marramendëse parash… Dy vite ka bërë burg për mashtrim”, tha ajo, duke kujtuar se ka raportuar menjëherë tek shërbimet sekrete pas një tentative mashtrimi me 25.000 euro.

Mata përmendi pista të shumta gjatë viteve në Maqedoni, Gjermani, Itali dhe sidomos në Greqi (Athina dhe Larisa), por theksoi se problemi kryesor mbetet mungesa e një pike konkrete veprimi nga institucionet.

TëFundit

Termometri gati të ‘pëlcas’/ Fundjavë përveluese, ja si pritet të mbyllet Qershori

Termometri gati të ‘pëlcas’/ Fundjavë përveluese, ja si pritet të mbyllet Qershori

June 26, 2026
E dhimbshme/ Këngëtari Butrint Imeri, humb personin e ngushtë të familjes, ja mesazhi prekës

E dhimbshme/ Këngëtari Butrint Imeri, humb personin e ngushtë të familjes, ja mesazhi prekës

June 26, 2026

E pyetur për pistën që i ka dhënë më shumë besim, nëna e Bleonës u ndal tek një informacion i ri i marrë para gjashtë muajsh.

“Ajo është parë me shenjën e djegur, me fytyrën, me pamjen 100% të Bleonës. Është parë tre vite rresht duke dalë nga ajo shtëpi, duke shkuar në shkollë… Shkolla ka pranuar se këtë fëmijë e kemi pasur deri në gjimnaz”, tha Bukurie Mata.

Sipas saj, fotoja është origjinale, e verifikuar nga një grua shqiptare që ka jetuar në azil në atë vend dhe e ka pasur komshi.

Intervista e plotë:

Bukurie, e ke dëgjuar pistën e Anglisë për Bleonën Matën?

E falënderoj avokatin meqë se njoh, e kam pas, e kam parë disa herë që ka biseduar për rastin e Bleonës dhe e falënderoj që do të thotë që e kanë ngritur zërin për Bleonën. Unë pistën e Anglisë e kam parë në fillim kur ishte ai mashtruesi nga Maqedonia, Mehmet Xheladinovski që kërkoi një shumë marramendëse parash që thoshte vajza është në Angli, vajza është në Maqedoni, kemi pasur pista ka mund të ndryshme. Ai më kërkoi në atë kohë 25.000€ për të të dhënë informacionet e vajzës.

Po dhe unë menjëherë telefonova shërbimin sekret. 700 ja dërgova edhe pastaj në ato momente brenda 10 minutave kur ja kam vonuar pak kodin e do të thotë shifrave të bankës e kanë kapur policia maqedonase apo e jona dhe ka thënë e kam bërë për mashtrim sepse kjo nënë po digjet po përvëlohet për Bleonën dhe unë e kam bërë për mashtrim. Dy vite ka bërë burg për mashtrim por deri tani kemi pasur pista ka më të ndryshme: Anglinë, Gjermaninë, Greqinë. Por nuk është se kemi një vendndodhje të vendosur që ne të arrijmë në gjurmët e Vlorës dhe kjo është më e keqja. Pse institucionet nuk veprojnë me dashamirësi, me shpejtësi sepse bëhet fjalë për një fëmijë dhe ne nuk e dimë a ka vazhduar Bleona jetën e vet apo ka krijuar ajo familjen e vet. Sepse Bleona është një fëmijë shumë i talentuar. Ajo me si do të jetë mirë ajo e kërkon familjen e vet por nuk e di. I lutem Zotit edhe drejtësisë…

Në rastin e Bleonës, cila ka qenë pista më e besuar nga ty? Pra që ka qenë pista që ty të ka dhënë më shumë besim se ka qenë pista e vërtetë?

Fillimisht ka qenë Maqedonia sepse të lidhte rruga, do të thotë në malin Pikëllimë ishte rruga e Kosovës dhe e Maqedonisë që mbanin njerëz dru me kuaj, me rrugë makine, gjithçka dhe në të gjitha hapësirat që ka qenë në fshatin Zapot, rruga që të lidhte me Maqedoninë, Kosovën, Dragazhin edhe atë ditë ishte inaugurimi i tunelit 22 maj. Kanë pasur mënyra ka më të ndryshme. Anglinë e kemi pas, Italinë e kemi pas, Greqinë sidomos e kemi pasur pa ndërprerë.

Ku ndalon pista e Greqisë? Në cilën pikë, ku përfundon pista e Greqisë që nuk gjendet më lidhja e një historie të rrëfyer nga Bleona?

Pista e Greqisë ka qenë shumë, do të thotë në vende të lëvizshme si Athina, Larisa është parë nga një zonjë ku në një qendër të picerisë. I kemi pasur këto të ndryshme, por problemi është pse nuk po hasim në gjurmët e Bleonës. Këtu është krejt problemi pse nuk hasim në gjurmët e Bleonës? Kemi pasur pistë në të gjitha shtetet, në Gjermani, në Zvicër janë verifikuar shkollat sidomos nga ana ime, por nuk është se e kemi një pikë jeshile që ne tani të ngrihemi dhe të shkojmë pas Bleonës. Por ku? Sa e bëjmë bujë në televizion, gjithmonë na del një pikëpyetje, por gjithsesi kemi pak a shumë informacione por nuk duam t’i bëjmë publike.

Ke disa informacione në çfarë, për ku, ku të drejton këto informacione, në cilin vend?

Por unë nuk mund ta them tashi as shtetin, normal se në Europë, por për momentin nuk mund ta them një se këtu apo atje. Gjithsesi e kam një foto që është angazhuar nga një shtet në shkollën e mesme tani po verifikohen fakultetet e diçka tjetër dhe jemi në pritje sipas detektivit.

A prit, prit, prit se kjo është shumë interesante. Pra ka një foto të një vajze e cila ngjason me Bleonën që ti beson që mund të jetë Bleona?

Jo ngjason por është me shenjën e djegur, me fytyrën, me pamjen 100% do të thotë të Bleonës. Dhe unë domethënë pas disa ditësh do të dërgoj edhe foton në atë telefon, por nuk dua njëherë që ta bëjnë ujë derisa të marr një konfirmim.

Sa e ngjashme është ajo foto që ke parë ti me këtë Bleonë?

100% por do të thotë kjo është bërë me identikit kurse ajo është origjinale do të thotë e ka shenjën siç e ka pas në anën e djathtë fytyrën si komplet po do të thotë është parë në moshën 15 vjeçe në atë shtet deri kur kam mbaruar një shkollë të mesme si që quajmë ne gjimnaz edhe tani ngelet për t’u verifikuar edhe i kemi pas dy pista të afërta Greqia. Po se po dhe një largim tjetër jashtë Greqisë.

Megjithatë ti e ke parë këtë foto. Sa e vjetër është fotoja e kësaj vajze që ti ke parë në moshën 16 vjeçare?

Tani ajo duhet të verifikohet me këtë teknologjinë moderne si ta themi ne. 100% është Bleona dhe ngjashmërinë e ka.

Ke frikë se me këtë teknologjinë moderne me AI mundet që të abuzohet me informacione për Bleonën, duke transformuar fytyrën, duke ja vendosur personazhit, duke e vendosur në një situatë dhe mund të abuzojnë edhe me këtë pjesën tënde emocionale?

Ajo, Flori, është parë do të thotë tre vite rresht pa ndërprerë. Është parë ai fëmijë. Nuk është se është modifikim apo diçka.Është parë tre vite rresht duke dalë nga ajo shtëpi, duke shkuar në shkollë, duke shkuar në qendrën sociale. Do të thotë pas tre viteve janë verifikuar shkollat dhe shkolla ka pranuar se këtë fëmijë e kemi pasur deri në gjimnaz. Pastaj duhet të verifikohen shumë e shumë 28 fakultete të tjera siç i kam unë nën vëzhgim me muaj të tërë për foto. Do të thotë më bën të besoj dhe më bën zemra bam që ajo është, sepse shenja është 100% dhe nuk është ajo foto si ta them me modifikim, është origjinale sepse është verifikuar nga një zonjë nga Shqipëria tre vite që ka jetuar ajo në azil, e ka parë dhe e ka pasur komshie non stop. Pastaj ajo ka postuar një aksident dhe unë gjithë këtë informacion ja kam dhënë detektivit dhe po pres përgjigje.

Detektivi tashmë është në kërkim të kësaj vajzës…

Detektivi, po policia atje, po drejtori i policisë, po e gjithë, gjithë, gjithë janë vënë në lëvizje dhe kam shkresë nga ai shtet deri ku kanë arritur kërkimet dhe sa për kërkohet. I kam një foto me video të gjitha, por gjithsesi ta kam dhënë besën, nuk do të bëjnë asnjë gjë bujë për momentin, sepse shteti jonë ka qenë shumë i vonuar për kërkimin e Bleonës. Sepse që në fillim kam thënë unë: Qamile Mata një bashkë me autorin Beksim Iza e din se ku e ka dërguar vajzën. Dhe ta kërkova atij që të kem një takim se ka qenë drejtor i përgjithshëm i Krimeve të Rënda, Tonin Vocaj, dhe e dinë krejt historinë e Bleonës me përgjim dhe me të gjitha detajet. Dhe pse të presim ne, bre Flori, 16 vite kur shteti e din se ku është vajza? Pse e lë një nënë në pritje ose një fëmijë të vuajë? Ajo nuk e ka dashurinë e prindit. Ajo sado të jetë modeste apo sado… nuk e dimë veç Zoti e din dhe ja uroj më të mirën Bleonës në këtë botë. Unë nuk vdes pa e parë Bleonën edhe pa e marrë vesh të vërtetën pse dhe çfarë iu bë fëmijës. Pse u vonua shteti kaq shumë kur e di të gjithë me detaje, i ka të gjithë me përgjime? Unë të thashë të vij në studio dhe me dëshmitarë, i ka të gjitha me përgjim. Unë nuk rri një sekondë pa u hulumtuar për Bleonën. Më beso. Unë nuk kam jetë pa Bleonën. Asnjë nënë nuk mundet të jetë pa fëmijën e vet.

Bukurie, më thuaj pak, sa kohë u bë që e ke parë këtë foto të Bleonës?

Ka gjashtë muaj.

Dhe në këtë moment fillove menjëherë që të kërkoje ndihmën ekonomike, besoj edhe në GoFundMe…

Po as ajo nuk ka mjaftuar. Do të thotë 20 milionë me lekët me tona, sepse dollari ishte shumë poshtë me 800 lekë. Sepse e ke parasysh detektivi sa i shkon atje jashtë apo diku tjetër. I thonë gjashtë muaj ditë, por gjithsesi unë i bëj hallall të gjitha. E kam shkatërruar familjen edhe i falënderoj gjithë shqiptarët, por përsëri më duhet tani me forcat e mia. Përsëri kemi ndalesë por… duhet me forcat derisa të hasin në gjurmë kë kombëtar me atë drejtor policie.

Çfarë mendove kur pe atë foto?

Si ta them, u tranova, u habita sepse si ka mundësi një shtet jo aq i largët që ta themi ne, që mos të vërë dorë shteti për kërkimin e Bleonës. Dhe kur e pashë me atë ngjashmëri, me atë shenjën që kishte në fytyrë, me atë ëmbëlsinë që kishte Bleona… unë kam ngelur pa mend dhe jam shtangur si thonë, kam ngelur si në allçi, sepse gjithë shqiptarët e kanë parë Bleonën të gjithë dhe asnjë nuk e ka marrë përsipër kur është telefonuar policia qoftë për pistën e Anglisë që e kemi parë, zotëria 70 vjeç ka telefonuar policinë e Lezhës, ka telefonuar të Tiranës,

ka telefonuar të Kukësit, ka kërkuar numrin tim dhe askush nuk është përgjigjur si duhet ndaj një fëmije apo ndaj një nëne që po kërkon dy dekada për këtë fëmijë dhe nuk po gjen drejtësi tek organet kompetente. Dhe vetë po na lënë të bëhemi pastaj kriminelë, t’i rrimë duart në gjak sepse është vonesë shumë e madhe. 16 vite, o Flori, nuk është lojë për shtetin shqiptar kur pesë vajza e morën vajzën dhe nuk e kthyen. Personi që ishte te prita atje e kishte parë vërtet. Çfarë presim ne? Çfarë presim more? Mua shumë, shumë më kanë bërë të flas vetë me vete. Nuk e di çfarë të them. Nuk jetohet./rtsh.al/

Tags: Bleona MatësBukurie MataMehmet Xheladinovski

Related Posts

Termometri gati të ‘pëlcas’/ Fundjavë përveluese, ja si pritet të mbyllet Qershori
Te Fundit

Termometri gati të ‘pëlcas’/ Fundjavë përveluese, ja si pritet të mbyllet Qershori

June 26, 2026

Fundjava duket se do jetë përvëluese në vendin tonë, siç paralajmëroi sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Eneida Doçi në një...

Read moreDetails
E dhimbshme/ Këngëtari Butrint Imeri, humb personin e ngushtë të familjes, ja mesazhi prekës
Te Fundit

E dhimbshme/ Këngëtari Butrint Imeri, humb personin e ngushtë të familjes, ja mesazhi prekës

June 26, 2026

Këngëtari ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm shumë të trishtë, duke bërë të ditur se ka humbur një...

Read moreDetails
Reagon Rama, ‘ZBULON’ se kur do ta japë dorëheqjen!
Te Fundit

Reagon Rama, ‘ZBULON’ se kur do ta japë dorëheqjen!

June 26, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes në rrjetet sociale ndaj thirrjeve për dorëheqje, duke publikuar një mesazh të gjatë...

Read moreDetails
HOROSKOPI 26 QERSHOR 2026/ Ndryshon gjithçka sot! Goditja e madhe në financa për këto shenja dhe alarmi në dashuri!
Te Fundit

E Premtja sjell ‘TERMET’ për këto shenja! Horoskopi për sot, ja cfarë do ju ndodh

June 26, 2026

Dashi Tani është koha për t’u përfshirë më shumë në pasionin tuaj më të madh. Bëni atë që ju pëlqen...

Read moreDetails
Cfarë po ndodh në vend? Tre aksidente brenda pak minutash, disa persona…
Te Fundit

Cfarë po ndodh në vend? Tre aksidente brenda pak minutash, disa persona…

June 25, 2026

Tre aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq, brenda një harku të shkurtër kohor. Sipas Saranda web dy...

Read moreDetails
Meri Gjini bënë ‘PARALAJMERIMIN’ e fortë për këto shenja! Bëni sytë katër dhe kini kujdes nga…
Te Fundit

Meri Gjini bënë ‘PARALAJMERIMIN’ e fortë për këto shenja! Bëni sytë katër dhe kini kujdes nga…

June 25, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj...

Read moreDetails
Plane për në fundjavë? Njihuni fillimisht me parashikimin e motit, ja cfarë ju pret!
Te Fundit

Plane për në fundjavë? Njihuni fillimisht me parashikimin e motit, ja cfarë ju pret!

June 25, 2026

Ditën e premte kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe shtim vranësirash mesatare dhe...

Read moreDetails
E bija 11 vjecare ju mb*t në plazhin e Tales, flet babai i shkatërruar: Mu lut shumë që të shkonte në plazh me tezen…
Te Fundit

E bija 11 vjecare ju mb*t në plazhin e Tales, flet babai i shkatërruar: Mu lut shumë që të shkonte në plazh me tezen…

June 25, 2026

Dy vajza të mitura, vetëm 9 dhe 11 vjeçe, hynë në det për t’u larë në një ditë vere, pa...

Read moreDetails
U zunë për rrugën, vëllai e g*diti me th*kë/ DETAJE nga kr*mi i rëndë në Kavajë, si humbi jetën Eqerem Rreshka
Te Fundit

U zunë për rrugën, vëllai e g*diti me th*kë/ DETAJE nga kr*mi i rëndë në Kavajë, si humbi jetën Eqerem Rreshka

June 25, 2026

76-vjeçari Muhamet Rreshka i ka thënë vëllait të tij që të mos kalonte në atë rrugë Detaje të reja janë...

Read moreDetails
Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti këtë të Enjte
Te Fundit

Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti këtë të Enjte

June 25, 2026

Dashi Marsi do sjellë ndryshime gjatë kësaj dite. Bëni vetëm kujdes me padurimin që mund t’iu nxjerrë nga rruga e...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.