Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën e fshatit “Pesëjakë”.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në momentin kur një automjetet kanë qenë duke lëvizur në drejtim të qytetit të Peshkopisë dhe automjeti tjetër i ka prerë rrugën dhe ka ndodhur përplasja.
Si pasojë e përplasjes, dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar për në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të këtij aksidenti, ndërsa pritet që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 12:30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.












