Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Përmbysen planet, yjet e Meri Shehut “nuk u buzëqeshin” shenjave

December 8, 2025
in TvShow
12
VIEWS

Datat 9-10 dhjetor do të trondisin paksa shenjat e zodiakut pasi gjërat nuk do të shkojnë sipas planit duke përmbysur gjithçka.
Energjia është e paparashikueshme dhe sipas parashikimit të Meri Shehut, të papriturat nuk do të mungojnë. Është një periudhë që duhet të tregojmë kujdes të shtuar, edhe pse ndoshta sezoni festiv na bën të jemi pak më të çlirët duke e humbur kontrollin.

Vlerësimi me yje i shenjave që astrologia realizon për programin “Rudina” në Tv Klan nuk është shumë pozitv. Asnjëra nuk merr 5 yje duke treguar se planetët na kërkojnë të jemi vigjilentë. më të ndikuarit do të jenë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës përkatëse.

Meri Shehu: Kjo javë fillon mirë, të paktën sot sepse Mërkuri në Akrep bën një lidhje shumë të bukur me Saturnin në Peshk dhe shenjat e ujit Peshqit, Akrepi dhe Gaforrja do të ecin shumë mirë dhe marrin hov. Prishet në datën 9 me Marsin në Shigjetar që bën një katërkëndësh me Saturnin në Peshk dhe fillon rrëmuja, pasiguria, debatet, shtrëngohen gjërat, njerëzit duan të dinë që t’i kenë gjërat sa më të sigurta ekonomikisht, por ngushtohen Shigjetarët, Binjakët, Virgjëreshat dhe Peshqit që do ta ndiejnë përballjen. Më datë 10 është kundërshtimi i Mërkurit në Akrep me Uranin në Dem.

Dashi – 2 yje

TëFundit

4 shenjat më me fat/ Do iu bien paratë nga ”qielli”, astrologia Meri Gjini parashikon këto 4 shenja

4 shenjat më me fat/ Do iu bien paratë nga ”qielli”, astrologia Meri Gjini parashikon këto 4 shenja

June 18, 2026
Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars sjell kthesë të madhe, për çfarë duhet të përgatitet secila shenjë

Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars sjell kthesë të madhe, për çfarë duhet të përgatitet secila shenjë

June 18, 2026

Sot është një ditë pozitive për çështjet ekonomike, marrin reputacion, besim, angazhim për një punë, por në datën 10 duhet të kenë kujdes sepse u pritet hovi. Çështjet ekonomike vihen në diskutim sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Kini kujdes, mos rrezikoni shumë në jetën ekonomike e personale. Ka debate rreth datës 9.

Demi – 1 yll

Në datën 10, Mërkuri është përballë shenjës së tyre, bën lidhjen e vështirë me Uranin në Dem dhe i lodh. Do të ndodhin ngjarje, lajme e situata të papritura, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë që do t’i trazojnë urat në marrëdhëniet në çift, në bashkëpunime dhe situata që nuk po i kontrollojnë dot, sidomos me punën e shëndetit.

Binjakët – 3 yje

Pavarësisht se data 9 i bën të ndiejnë një prekje, ajo thjesht i zgjon sepse u tregon që kanë kundërshtim me Marsin në Shigjetar përballë shenjës së tyre me Saturnin në Peshk që lidhet me karrierën, eprorët e njerëz të rëndësishëm. Sot kanë një ditë shumë të mirë dhe një çështje pune e rëndësishme menaxhohet mirë dhe merr drejtim pozitiv.

Gaforrja – 3 yje

E fillojnë mirë, bëhet një lidhje shumë e bukur me Mërkurin në Akrep dhe përfitojnë erotikisht, ekonomikisht dhe në komunikimet me jashtë. Në datën 10 ndahen gjërat e mira nga ato që s’bëhen dot dhe disa fiksime që nuk duhet t’u shkojnë pas. Në datën 9 të kenë kujdes në lidhje me punën, eprorët dhe çështjet ligjore. Për Gaforret që kanë problematika, ky vit u jep një lloj ashpërsie.

Luani – 2 yje

Të lindurit në 10-ditëshin e tretë përballen me çështje familjare e karriere për shkak të Mërkurit në Akrep, sjell debate, dyshime për njerëzit e afërt që nuk i lë të stabilizojnë një punë, projekt ose një çështje të rëndësishme.

Virgjëresha – 1 yll

Në datën 9 kanë vështirësi sepse Marsi në Shigjetar kundërshton Saturnin në Peshk që ka dalë përballë Virgjëreshës, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë mund të kenë debate e situata të vështira në çift, bashkëpunime ose mund të mos ndihen mirë psikologjikisht. Kjo ditë mund t’i bëjë që mos t’i analizojnë mirë situatat.

Peshorja – 2 yje

Ka një problem me çështjet ekonomike në datën 10 dhe duhet ta marrin mirë parasysh. Sado që i kanë analizuar dhe i kanë bërë diplomatike gjërat, nuk u sjell çfarë kërkonin e meritonin në çështjet ekonomike ose në sqarimet e marrëdhënieve të vështira në çift.

Akrepi – 3 yje

Kjo është ditë e mirë sepse kanë Mërkurin në shenjën e tyre. Në datën 11 ikën në Shigjetar dhe do të merren shumë me çështjet ekonomike. Kanë një pengesë të fuqishme në datën 10 sepse Mërkuri kundërshtohet me Uranin në Dem dhe sjell lajme e përmbysje që nuk i parashikojnë.

Shigjetari – 3 yje

Do të mirëpresin Mërkurin në shenjën e tyre në datën 11 që do t’i bëjë të udhëtojnë, kontaktojnë, bisedojnë, do të jenë në qendër të vëmendjes. Në datën 9 Marsi në shenjën e tyre kundërshtohet me Saturnin në Peshk dhe të lindurit në 10-ditëshin e tretë do të kenë problematika, pasiguri, përballje, sherre, debate e situata të pasigurta.

Bricjapi – 2 yje

Çështjet ekonomike dhe prapaskenat do të jenë shumë keq në datën 9. Sot kanë marrëveshje, aleancë, bashkëpunim me dikë që do t’u sjellë shumë fat. Data 10 nuk është shumë pozitive dhe kanë humbje në çështje ekonomike e personale.

Ujori – 2 yje

Do të merren shumë me familjen, sidomos tani para festave që kthehet në një fenomen të fuqishëm për ta. Kujdes të lindurit në 10-ditëshin e tretë sepse disa gjëra i kanë humbur dhe nuk i rifitojnë dot me kohën.

Peshqit – 1 yll

Në datën 9 kundërshtohet Marsi në Shigjetar me Saturnin në Peshk dhe një çështje shumë e preferuar që lidhet me karrierën, një takim me dikë të fuqishëm ose një sqarim, nuk shkon siç duhet. Dita e sotme është shumë e mirë, mund të kenë marrë energji pozitive që mund ta shfrytëzojnë. Data 9 duhet parë me kujdes, sidomos nga të lindurit në 10-ditëshin e tretë.

Related Posts

4 shenjat më me fat/ Do iu bien paratë nga ”qielli”, astrologia Meri Gjini parashikon këto 4 shenja
TvShow

4 shenjat më me fat/ Do iu bien paratë nga ”qielli”, astrologia Meri Gjini parashikon këto 4 shenja

June 18, 2026

Dashi Edhe pse do mundoheni të jeni realistë dhe të arrini kompromise, gjatë kësaj dite asgjë nuk ka për të...

Read moreDetails
Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars sjell kthesë të madhe, për çfarë duhet të përgatitet secila shenjë
TvShow

Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars sjell kthesë të madhe, për çfarë duhet të përgatitet secila shenjë

June 18, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj...

Read moreDetails
E trishtë! Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetari shqiptar
TvShow

E trishtë! Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetari shqiptar

June 18, 2026

Komuniteti i medias në vendin tonë është në zi, pasi gazetari i njohur nga Kavaja, Agron Shima, është ndarë nga...

Read moreDetails
Pas lajmeve për ndarje, vjen lëvizja e re nga Sara dhe Eriku
TvShow

Pas lajmeve për ndarje, vjen lëvizja e re nga Sara dhe Eriku

June 18, 2026

Thashethemet për një ndarje përfundimtare mes Sarës dhe Erikut duket se kanë qenë të nxitura para kohe. Ndonëse në sy...

Read moreDetails
Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti
TvShow

Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti

June 18, 2026

Dashi Do të provoni eksperienca te reja me atë që keni në krah. Ditë e favorshme edhe për financat. Do...

Read moreDetails
Paralajmëron Meri: Një grua do ju sjellë fat tek lekët për këto shenja të horoskopit
TvShow

Paralajmëron Meri: Një grua do ju sjellë fat tek lekët për këto shenja të horoskopit

June 17, 2026

Yjet kanë folur dhe këtë herë mesazhi i tyre është më se i qartë dhe i fuqishëm. Astrologia e njohur...

Read moreDetails
Kinemaja shqiptare në Zl, shuhet aktori i njohur…
TvShow

Kinemaja shqiptare në Zl, shuhet aktori i njohur…

June 17, 2026

Kinemaja shqiptare përsëri në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Gjergji Lala, në moshën 79-vjeçare. Lala ishte një aktor...

Read moreDetails
Incident në Top Arena/ Edi Manushi ndërpret emisionin dhe kërkon ta çojnë Mateo Borrin në shtëpi
TvShow

Incident në Top Arena/ Edi Manushi ndërpret emisionin dhe kërkon ta çojnë Mateo Borrin në shtëpi

June 17, 2026

Një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve gjatë transmetimit të fundit të “Top Arena”. Menjëherë pasi përfundoi intervista...

Read moreDetails
Ruani qetësinë, ditë plot të papritura / Horoskopi sot, 17 Qershor 2026
TvShow

Ruani qetësinë, ditë plot të papritura / Horoskopi sot, 17 Qershor 2026

June 17, 2026

Dashi Dita e sotme do jete shume e kenaqshme per ata qe jane ne nje lidhje dhe ne cdo cast...

Read moreDetails
BEFASUESE/ Ja cfarë ndodhi mes Mozës dhe Sara Karajt pas finales së Ferma VIP
TvShow

VIDEO/ Çfarë ndodhi mes Mozës dhe Sara Karajt pas finales së Ferma VIP?!

June 16, 2026

Gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti dhe Sara Karaj u shfaqën si dy nga banoret që...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.