Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Periudha ‘e artë’ e vitit 2026: Disa shenja ‘notojnë’ në para, i jep fund beqarisë…

December 29, 2025
in TvShow
4
VIEWS

Fundi i vitit na gjen duke planifikuar se çfarë do të arrijmë gjatë 2026-ës, por nuk do të ishte keq po të hidhnim një sy nga astrologjia.

Viti i ardhshëm do të ketë lëvizje të rëndësishme astrologjike për të gjitha shenjat, ku edhe ndryshimet më të vogla do të jenë domethënëse.

Siç parashikon Chrysanthi Kalogeri në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, gjysma e parë e vitit nuk do të jetë shumë e qëndrueshme.

Periudha e verës sjell fat për të ndërmarrë rreziqe, për të shijuar dhe për të ndryshuar jetën tonë.

TëFundit

Hëna e Plotë e majit trondit fatin: shenja e horoskopit që duhet të bëjë shumë kujdes

Hëna e Plotë e majit trondit fatin: shenja e horoskopit që duhet të bëjë shumë kujdes

April 29, 2026
Tregoni durim në dashuri .Horoskopi për ditën e sotme, 29 Prill 2026

Tregoni durim në dashuri .Horoskopi për ditën e sotme, 29 Prill 2026

April 29, 2026

Për disa shenja do të ketë të ardhura financiare, të tjera do të gjejnë dashurinë, do të ndahen apo do të pësojnë ndryshime në karrierë.

E sigurt është që në 2026 nuk do të mungojnë surprizat.

Dashi – 2026 nuk do të jetë një vit i lehtë, por me shanse. Sfidat dhe vështirësitë do të sjellin shanse që ju çojnë në zhvillim. Do të hidhni themelet e jetës suaj, ndaj kujdesuni që të jenë të forta. Kalimi i Saturnit e Neptunit në shenjën tuaj shënon fillimin e një cikli të gjatë për ju. Disa prej jush morën një shije gjatë 2025. Kalimi i Saturnit kërkon të jeni të disiplinuar, të organizuar, të tregoni mençuri dhe të mbani përgjegjësi për të përballuar pengesat. Gjëra të mira vijnë në pjesën e dytë të 2026 me Jupiterin në shtëpinë e pestë që do të sjellë fat, gëzime, dashuri të re apo një fëmijë. Vijoni të jeni parashikues në sferën financiare deri më 26 prill. Në aspektin social mund të keni ndryshime, miq që largohen dhe njerëz të fuqishëm që hyjnë në jetën tuaj. Jini me këmbë në tokë, lini mënjanë zhgënjimet e iluzionet dhe organizimi s’duhet të mungojë ose mund të hasni vështirësi të paimagjinueshme. Në gjysmën e parë të vitit favorizoheni nga shtëpia, familja e prona, kurse në të dytën keni shanse në erotizëm, krijimtari e financa.

Demi – Më në fund çliroheni në datën 26 prill nga Urani ku kaluat një periudhë që ju nxjerr nga siguria e domosdoshme për përditshmërinë tuaj dhe do të qetësoheni. Deri atëherë jini të kujdesshëm gjatë shkurtit, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Ndryshimet parashikohen edhe për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës ku mund të hyjnë njerëz të rinj në jetën tuaj, madje mund të keni ndryshime në jetën sociale, karrierën dhe punën tuaj. Mund të merrni drejtim tjetër në karrierë. Pas prillit dhe për 7 vjet duhet të jeni parashikues në sferën financiare, të organizoheni mirë sepse do të keni edhe periudha të vështira. Në gjysmën e parë të vitit do të mbështeteni nga njerëzit tuaj, kurse në të dytën priten zhvillime të fuqishme në aksin karrierë-jetë sociale-familje-punë. Mund të përmirësoni kushtet e jetësës, të mendoni për një shtëpi të re, të zhvendoseni ose të vijë një person i ri në familje apo të keni mbështetje e gëzime nga familja.

Binjakët – Më në fund do të dilni nga një periudhë e vështirë, keni kaluar sfida në jetën sociale e profesionale, pengesa e plogështi. Do t’i lini pas dhe me Uranin në shenjën tuaj mund të hasni një pasiguri ose dalje nga zona e rehatisë. Shiheni me mendje të hapur dhe mendoni që do të jetë shumë pozitive sepse do të ketë njerëz të rinj, ide e rrugë të reja në jetën tuaj. Jini të kujdesshëm që nëse këto ndryshime vijnë nga ana juaj dhe në kërkim të një lirie kur jeni nën presion, shihini mirë ndryshimet. Mos veproni në mënyrë impulsive. Është vit shumë i mirë për financat ku në 6-mujorin e parë favorizoheni ndaj kapni shanset. Në pjesën e dytë të vitit ka shanse për takime interesante që do t’ju ndryshojnë jetën ose promovoni punën tuaj. Miq të rinj do të futen në jetën tuaj dhe do t’i qëndrojnë kohës, kurse të tjerë do t’ju zhgënjejnë. Planet e së ardhmes do të pësojnë një ndryshim, ndaj mos i shprehni para kohe.

Gaforrja – Një vit që ka ende shumë për t’ju dhënë, dhurata deri më 30 qershor, kurse pjesa e dytë e vitit sjell të ardhura financiare nga puna juaj. Jini të kujdesshëm në rrjetin social e punën tuaj sepse një mbështetje mund të largohet. Mos ekspozoni jetën personale sepse në të ardhmen mund të hasni njerëz që duan të përfitojnë. Do të keni një dashuri të fortë ku mund të mënjanoni gjithçka në jetën tuaj. Përfitoni nga zhvillimet financiare që do të plotësojnë dëshirat dhe jo vetëm nevojat.

Luani – Tema kryesore janë marrëdhëniet e bashkëpunimet, do të keni ndryshime rrënjësore në to dhe në karrierë e jetën sociale. Mund të keni ndarje dhe njerëz të rinj, marrëdhënie që do të lënë gjurmë do të hyjnë në jetën tuaj me kalimin e Jupiterit në shenjën tuaj ku do të keni shanse të krijoni, të dashuroni, të shkëlqeni, por jini të ekuilibruar me entuziazmin. Priten shanse në shtator dhe gjërat që do të realizoni do të vendosen në themele të reja, një ëndërr që vjen në jetë. Kujdes me çështjet ligjore dhe disa do të kenë një hob të ri që do ju japë gëzim apo ta ktheni në punë. Njerëz të rinj do të hyjnë në jetën tuaj, kurse të tjerë mund të largohen.

Virgjëresha – Jeta sociale, karriera dhe përditshmëria janë temat kryesore për ju. Karriera juaj mund të ndryshojë që i shërbejnë përmirësimit të përditshmërisë suaj, madje mund të pësoni një metamorfozë. Përshtasni përditshmërinë në mënyrë që të jetë në funksion të shëndetit. Në shtëpinë e gjashtë keni Plutonin dhe nëse bëni punë të rënda, do ta ndieni ndikimin në vitet e ardhshme. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet pësojnë ndryshime e vështirësi. Është momenti të hyni në një lidhje të re që në fillim mund të mos ketë qëndrueshmëri, por me durim dhe kujdes do të keni shanse të mira. Pjesa e dytë e vitit është shumë favorizuese për jetën intime, me familjen, programoni hapat e mëtejshëm sepse në 2027 Jupiteri kalon te ju dhe sjell gjëra të mira. Kujdes me sferën financiare, mos hyni në borxhe dhe mund të keni ndihmë e mbështetje.

Peshorja – Disa nga ndryshimet që do të ndodhin në 2026, i shijuat që në 2025. Kryesorja tanimë janë marrëdhëniet e bashkëpunimet ku kaloni në një fazë të re jete. Është e rëndësishme të vlerësoni njerëzit që ju afrohen, marrëdhëniet personale e profesionale, pa mbi apo nënvlerësim. Nëse tejkaloni, do të keni zhgënjime, vështirësi, ndarje që do t’i lënë vend diçkaje të re. Aksi tjetër kryesor është ana emocionale dhe rrjeti miqësor e social. Në këtë të fundit, jeni të favorizuar gjatë gjithë 2026, sidomos deri më 30 qershor ku do të keni shanse dhe do të gjeni njerëzit e përshtatshëm që do të mbështesin qëllimet e synimet tuaja, por edhe njeriun e zemrës. Do të keni ndryshime me planet e së ardhmes për të shkuar jashtë shtetit apo për studime. Jini të përpiktë në çështjet ligjore. Hapet një trajektore e re dhe kujdesuni të jetë sa më e bukur.

Akrepi – Një vit i rëndësishëm që sjell ndryshime thelbësore në familje, shtëpi e vendbanim. Këto do t’i ndieni në pjesën e parë të 2026, sidomos në shkurt me eklipsin e datës 17, ku ndikohen më shumë të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Edhe të lindurit në ditët e para janë në fazë ndryshimesh rrënjësore. Jeni në një periudhë shumë favorizuese gjatë gjithë vitit ku në pjesën e parë do të keni mundësinë për lëvizje që hapin rrugë në karrierë, mund të udhëtoni dhe ta projektoni mirë të ardhmen. Pjesa e dytë e 2026 sjell shanse në jetën sociale që do të sjellin burime të ardhurash. Kryesorja është të fokusoheni në përditshmëri, ta organizoni që t’i shërbejë forcimit të shëndetit tuaj.

Shigjetari – Është një vit shumë aktiv, me veprimtari dhe shanse që sjell themele e gjëra të bukura në jetën tuaj. Kalimi i Jupiterit në Luan më 30 qershor favorizon planifikimin e të ardhurave, por edhe Saturni e Neptuni në Dash do të krijojnë themele pozitive për një jetesë sa më të mirë. Në pjesën e parë të 2026 përqendrohuni te përditshmëria dhe organizojeni sa më mirë.

Bricjapi – Një vit ku duhet të fokusoheni te të ardhurat e financat ku do të keni shanse shumë të mira, sidomos në pjesën e dytë të tij. Në pjesën e parë, sidomos në fund të janarit e në shkurt kini kujdes me iniciativat, sidomos në investime që të mos ju nxjerrin jashtë planeve e buxhetit. Është vit shumë pozitiv për marrëdhëniet e bashkëpunimet, por një temë që mund t’ju shqetësojë pak do të jetë aspekti familjar ose çështje që lidhen me pronën e shtëpinë, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Do të favorizoheni në marrëdhëniet personale e profesionale, mjafton të jeni të kujdesshëm.

Ujori – Një vit shumë i rëndësishëm, sidomos në pjesën e dytë ku eklipset hënore do të ndodhin në aksin Ujor-Luan dhe do të keni ndryshime që do të ndodhin pavarësisht vendime tuaja. Jeni në një fazë transformimi, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës që do ta ndiejnë edhe më tepër, por edhe ata të lindurit në ditët e fundit që do t’i shohin deri në fund të prillit. Pjesa e dytë e 2026 sjell shanse në marrëdhënie e bashkëpunime ku do të gjeni njerëz që do t’i japin fund beqarisë. Disa mund të kenë ndarje, por kjo duhet të bëhet me qëllim që të vijnë njerëz të rinj.

Peshqit – Vjen fundi i një periudhe të vështirë e stresuese që ju plogështoi. Keni përpara gjëra të mira, dhuratat që nuk ua dha 2025 do t’i merrni deri më 30 qershor. Nga mesi i marsit e deri në fund të qershorit 2026 do t’i marrë gjysma e dytë e shenjës. Pas kësaj date, do të keni të ardhura financiare dhe gjithçka për të cilën jeni munduar, do të shpërblehet. Duhet të fokusoheni në jetën personale, mund të keni disa shqetësime më të mëdha, kujdesuni për shëndetin e prapaskenat që mund të thuren ose të implikoheni. Kalimi i Uranit në Binjak në datën 26 prill do të nisë një periudhë ndryshimesh për ju që do ta ndiejnë të lindurit në muajin shkurt. Do të dilni herë pas here nga zona e rehatisë, do të ndryshoni shtëpi apo punë, por do të përshtateni shumë mirë.

Related Posts

Hëna e Plotë e majit trondit fatin: shenja e horoskopit që duhet të bëjë shumë kujdes
TvShow

Hëna e Plotë e majit trondit fatin: shenja e horoskopit që duhet të bëjë shumë kujdes

April 29, 2026

Maji i vitit 2026 nis me një zhvillim astrologjik që pritet të ndikojë ndjeshëm te energjia dhe balancat për disa...

Read moreDetails
Tregoni durim në dashuri .Horoskopi për ditën e sotme, 29 Prill 2026
TvShow

Tregoni durim në dashuri .Horoskopi për ditën e sotme, 29 Prill 2026

April 29, 2026

Dashi Do ta përballoni ditën me shumë energji, vendosmëri dhe dëshirë për të vepruar. Në punë mund të shfaqen mundësi...

Read moreDetails
Sërish zjarr në Tiranë, flakët përfshijnë një apartament në rrugën “Jordan Misja”
TvShow

Sërish zjarr në Tiranë, flakët përfshijnë një apartament në rrugën “Jordan Misja”

April 29, 2026

Një apartament në katin e 5-të është përfshirë nga flakët pranë burgut 313. Burime nga zjarrfikësja bëjnë me dije se...

Read moreDetails
Vanesa dhe Indri në momente int*me në Ferma VIP (Video)
TvShow

Vanesa dhe Indri në momente int*me në Ferma VIP (Video)

April 29, 2026

Pas shumë debatesh, aludimesh dhe presionesh nga banorët e tjerë, më në fund ka ardhur momenti i shumëpritur. Vanesa dhe...

Read moreDetails
3 shenja të zodiakut që do ta shohin fatin e tyre të ndryshojë plotësisht në muajin maj 2026
TvShow

3 shenja të zodiakut që do ta shohin fatin e tyre të ndryshojë plotësisht në muajin maj 2026

April 28, 2026

Maji pritet të sjellë zhvillime të reja për tre shenja, të cilave do t’u ndryshojë ndjeshëm rrjedha e jetës. Maji...

Read moreDetails
‘Çmendet’ moti/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër
TvShow

‘Çmendet’ moti/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

April 28, 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Read moreDetails
E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë ish-deputeti Shqiptar… (Emri)
TvShow

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë ish-deputeti Shqiptar… (Emri)

April 28, 2026

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Rustem Gjata, është ndarë nga jeta këtë të martë. Lajmin e trishtë e ka...

Read moreDetails
Pas Prime-t të djeshëm, Mozës i ndodh e papritura jashtë Fermës VIP
TvShow

Pas Prime-t të djeshëm, Mozës i ndodh e papritura jashtë Fermës VIP

April 28, 2026

Mimoza Ahmeti vazhdon të konfirmohet dita-ditës si “fenomeni” i padiskutueshëm i këtij edicioni të “Ferma VIP 3”. Ndërkohë që poetja...

Read moreDetails
E rëndë/ Motra e goditi aksidentalisht, humb jetën 4-vjeçari në spitalin e Traumës
TvShow

E rëndë/ Motra e goditi aksidentalisht, humb jetën 4-vjeçari në spitalin e Traumës

April 28, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën në spital, pas tre ditësh...

Read moreDetails
Shfrytëzoni mundësitë .Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026
TvShow

Shfrytëzoni mundësitë .Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026

April 28, 2026

Dashi Këto ditë ndjeni një dëshirë të fortë për t’iu kundërvënë kujtdo që vë në dyshim aftësitë tuaja. Megjithatë, është...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×