Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Parashikimet e fuqishme të horoskopit për vitin 2025: Shenjat më pa fat dhe më me fat

January 1, 2025
in ShowBizi
Horoskopi
1k
VIEWS

Viti 2025, sipas parashikimeve astrologjike, pritet të sjellë një periudhë transformuese për të gjitha shenjat e zodiakut, duke krijuar mundësi të reja për ndryshim dhe rritje.

Ky vit do të jetë një udhëtim i pasur me mundësi për të sfiduar kufijtë, për të nisur projekte të reja dhe për të lënë pas çdo barrë që nuk na shërben më.

Ndërkohë, ekuilibri mes fatit dhe qëndrimit të sigurt në realitetin e përditshëm do të jetë thelbësor për suksesin në çdo fushë.

Astrologia Meri Shehu, e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, ndan parashikimet e saj për shenjat e zodiakut dhe zbulon se cilat janë shenjat më të favorshme të vitit 2025.

TëFundit

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

12. Bricjapi

Pas një periudhë shumë të gjatë me Plutonin në shenjën e tyre, çlirohen dhe ai shkon në Ujor duke u dhënë një ndryshim për mirë në çështjet ekonomike. Në periudhën mars, maj e deri në vjeshtë, Saturni dhe Neptuni në Dash i fusin në sfida të mëdha, sidomos në karrierë e familje ku do të përpiqen patjetër të implikohen, të çajnë një rrugë të vështirë, të merren me gjëra që nuk janë marrë deri tani, të kontrollojnë shëndetin fizik e mendor sepse pas një periudhe shumë të gjatë të Plutonit që i ka ndryshuar.

Disa menduan që u bënë më të pasur, disa më të varfër, por sido që të jetë, shumë Bricjapë kanë ndryshuar për 20 vjet brenda tyre dhe tashmë do ta kuptojnë.

I pret një sfidë në karrierë, familje që do ta shohin mirë në mars-tetor. Me largimin e Uranit nga Demi dhe futjen e përkohshme nga qershori në Binjak, Bricjapët do të merren shumë me punën.

Do të ndryshojnë punë, do të marrin punë të reja, do të ndryshojnë punën ekzistuese, por këto gjëra do të ndodhin shpejt dhe ndoshta s’do ta kapin ritmin. Me rikthimin e Uranit në Dem mund të shohin çfarë kanë bërë të re dhe pse do të rikthehen te e vjetra, kështu që fundi i vitit nuk do të jetë kaq komod.

11. Shigjetari

Kanë një vit që kanë pasur peripeci, por do të ndikohen shumë nga eklipset në mars dhe në shtator. Eklipset përkojnë edhe me ndryshimin e pozicionit të Uranit që kalon në Binjak. Kjo i bën të duan marrëdhënie, bashkëpunime më të lira dhe mund të provojnë të dalin nga martesa problematike, në bashkëpunimet që janë lodhur në këtë periudhë ose të fillojnë bashkëpunime të reja.

Periudha qershor-nëntor do të jetë kur ata nuk do të kapen fare nga dëshira për të ndryshuar ose për të bërë një ndarje në jetën personale. Futja e Saturnit dhe Neptunit në Dash do të thotë që do të përqendrohen në një talent, prdukt ose vepër që duan ta arrijnë me sukses, në një marrëdhënie erotike që mund t’i lodhë ose t’i fiksojë.

Kjo do të jetë tendenca, por edhe ndryshimi i punëve ose rikthimi në detaje punësh në fund të vitit të atyre që mendojnë se nuk i kanë realizuar pas nëntorit, mund t’i çorientojë pak në fund të 2025-ës.

10. Dashi

Kalimi nga Saturni në shenjën e Peshqve, në shtëpinë e 12-të për ta që ka pasur një rëndesë të fortë psikologjike dhe sikur kanë kaluar një vullkan personal dhe tani, është viti kriter i së vërtetës. Tani vjen rrahja me çekan për të marrë formë, sa do të jenë të aftë psikologjikisht të kalojnë në një fazë të re sepse Saturni vë kushte më të fuqishme dhe i bën të formojnë një karakter më dominant, më të fortë ose një rrugë të re.

Saturni s’është planet duarhapur kështu që mund të kufizohen në jetën personale, në lëvizje, në energji dhe duhet të kenë kujdes nga ana shëndetësore sepse lodhja e viteve të mëparshme, stresi mund të duket sikur ka mbërritur ku nuk mban më. Është një nga shenjat që do të sprovohet në periudhën mars-shtator.

Një lajm i mirë është që çlirohen paksa ekonomikisht nga qershori deri në nëntor, ikën Urani nga Demi dhe kalon në Binjak. Do të komunikojnë shumë mirë me të tjerët. Çështjet familjare me Jupiterin në Gaforre do të marrin përparësi, sidomos për prona, shtëpi, bashkëjetesë por edhe një martesë e gjatë mund të shfaqet në horizont.

9. Demi

Kanë pasur Uranin në shenjën e tyre dhe kanë 7 vite që çdo gjë që bëjnë, përmbyset, e ribëjnë. Nga qershori në nëntor, me kalimin e Uranit në Binjak do të stabilizohen në çështjet ekonomike, do të çlirohen nga ankthi e stresi i ndryshimeve. Rreziku vjen nga Saturni në Dash në shtëpinë e 12-të që do të sprovohen psikologjikisht si dhe me prapaskenat në punë.

Do të kenë probleme shëndetësore që nuk duhen anashkaluar, por edhe me punën. Periudha fund marsi e deri në nëntor do të duhet që të kujdesen shumë për gjërat që nuk i shohin, nuk i dinë, por i ndiejnë. Ekonomikisht qetësohen disi, si edhe në jetën personale nga qershori e deri më 7 nëntor.

8. Luani

Do të jenë në një vit aneks për gjërat e bukura që do të ndodhin në vitin 2026 kur Jupiteri të hyjë në shenjën e tyre. Largimi i Uranit nga Demi i çliron nga detyrimet e mëdha sidomos në karrierë, familje, problematika dhe një destabiliteti në famën e emrin e tyre.Kalimi i Uranit në Binjak u jep qëllime të reja, mundësi të reja dhe komunikime më të zgjuara e komplekse, por edhe flirte.

Mund të kenë shumë udhëtime, vendimmarrje për të bashkëpunuar me jashtë, për të studiuar, për të marrë një rrugë të re, për të emigruar, një organizim më i mirë i jetës, do të kenë martesa të fuqishme e të bujshme nga fundi i marsit e deri në vjeshtë me çështjet ekonomike do të kemi pak problematika në periudhën mars e shtator, kur të jenë eklipset e fuqishme ndaj duhet të kenë kujdes, mos të shpenzojnë më shumë sesa duhet dhe të mos investojnë në gjëra që s’janë të sigurt.

7. Peshqit

Largohet përkohësisht Saturni nga shenja e tyre por edhe Neptuni duke i çliruar. Peshqit kanë qenë të burgosur në mendimet e tyre, projektet e pasiguritë. Kështu marrin një ajër të mirë dhe e gjithë historia e tyre shkon te çështjet ekonomike, një organizim, një ndryshim, fitime e humbje të papara.

Saturni u tregon ku janë pikat e tyre të dobëta dhe a do të mbytet anija e tyre. Kujdes duhet të kenë me dy eklipset në mars e shtator në diagonalen Virgjëreshë-Peshq, sidomos për marrëdhëniet me të tjerët, bashkëpunime e martesa. Urani që shkon në Binjak u jep një aftësi për të ndryshuar mënyrën e jetesës, bashkëpunimeve, bashkëjetesa, por kjo do të jetë një periudhë 4-5 mujore që ata do të vendosin ku do të jetojnë, hapje a zgjerim të një prone e situate të mirë.

Peshqit do të jenë një nga shenjat me fat në dashuri sepse Jupiteri në Gaforre futet në shtëpinë e pestë të dashurisë së tyre nga qershori e tutje dhe detyrimisht i pret një moment më erotik, më i çliruar sesa në vitin 2024. Kur të rikthehet Saturni në Peshk do të vijnë edhe disa problematika që i kishin harruar, por do të kërkojnë dhe luten për muajt e verës sidomos nga maji e deri në tetor.

6. Virgjëresha

E fillojnë vitin mirë sepse kanë një planet mbrojtës në shtëpinë e 10-të të tyre që është Jupiteri në Binjak dhe vazhdojnë ta kenë, por do ta ndiejnë mirësinë nga shkurti e deri në qershor ku mund të pretendojnë për një punë më të rëndësishme, për takime më të rëndësishme, por edhe me kalimin e Jupiterit në Gaforre marrin afeksion, mbështetje, miqësi, erotizëm.

Periudhë me ndryshime ku mund të bëjnë edhe ato që mendojnë se s’mund t’i bënin, sidomos në karrierë, është periudha qershor-nëntor kur Urani kalon nga Demi në Binjak dhe marrin hov, dëshirë për komunikim e ndryshim. Do t’i mbani fort sepse edhe ata më skeptikët do të duan të udhëtojnë, transferohen e të bëjnë ndryshime të papara.

Ajo çfarë do të kenë kujdes janë çështjet ekonomike. Nuk shquhet si një vit shumë i mirë ekonomik, por as i vështirë sepse do të arrijnë të likuidojnë ato pagesa që mund t’i kenë shumë vjet pa bërë. Ajo që do të kenë kujdes është që u jepet rasti të rinovojnë marrëdhëniet në çift për ata që mund të kenë problematika ose të bëjnë një marrëdhënie të re me largimin e Uranit nga shenja e Demit dhe Saturnit nga Peshqit përballë shenjës së tyre.

E kanë ndier peshën e tij, kanë pasur vështirësi këto dy vitet e fundit sidomos në marrëdhënie bashkëpunuese ose në çift. Kjo do t’i çlirojë nga disa detyrime, martesa të vështira ose janë më mendjehapur për të vendosur çfarë do të bëjnë në të ardhmen.

5. Akrepi

Do të merren shumë me punën me Saturnin dhe Neptunin në Dash, lodhje më e madhe por edhe stabilitet për një punë më të qëndrueshme. Kanë pasur bashkpunime të hallakatura, Urani në Dem përballë shenjës së tyre u ka dhënë shumë punë, por aspak qëndrueshmëri. Edhe në marrëdhëniet personale nuk kanë qenë të qetë, gjithmonë nuk ka shkuar deri në fund.

Në periudhën qershor-nëntor, largimi i Uranit nga Demi i stabilizon nga teendenca e ndryshimeve të papritura. Urani në Binjak dhe Jupiteri aty i bën të merren shumë me çështjet ekonomike, do të jetë një vit esencial ekonomik, shumë i rëndësishëm por mund t’i fusë edhe në një marrëdhënie të fuqishme erotike ose pune. Kjo do t’i bëjë të shpenzojnë energji dhe duhet të kenë më shumë kujdes në çështjet shëndetësore.

Nëse zënë një punë nga mars-prilli e deri në vjeshtë, do të ecë mirë edhe pse është e vështirë. Me rikthimin e Saturnit në Peshk, do të ndiejnë përsëri peshën e një pengese ose kurthi në marrëdhënie erotike. Jupiteri në Gaforre është aleat i fuqishëm dhe komunikimet, udhëtimet,njohjet, martesat, shanset e dyta mund të vijnë.

4. Ujori

Kanë mirëpritur Plutonin në shenjën e tyre, e kishin në shtëpinë e 12-të dhe shumë Ujorë kanë kaluar 10-15 vjet me fobi e pasiguri, tani duan pushtet. Do ta marrin, Jupiteri në Gaforre i lidh më shumë me punën nga qershori e tutje. Shumë Ujorë që nuk kanë qenë të kënaqur me punën, duan një punë të re, kushte, ekonomi do ta kenë këtë mundësi.

Urani, planeti i tyre që hyn në Binjak nga qershori në nëntor, u jep një mënyrë të re komunikimi, dashuri, pasione, talente, art e shumë gjëra që ata që s’janë të lidhur mund të flirtojnë shumë. Kur të rikthehet Urani në Dem në nëntor, do ta rishikojnë bazën, ndryshimet në shtëpi e karrierë. Do të rikthehen disa tendenca që i kanë kaluar, por rinovimi s’është i plotë. Do të jetë shenja më me pushtet e 2025.

3. Binjakët

Jupiteri është në shenjën e tyre, e nisin vitin me të, është i kundërt dhe do u japë gjërat që ua ka ngadalësuar. Do të kenë tendenca të vështira në komunikimin e përditshëm, çështje ekonomike deri në pranverë.

Pas kësaj, futja e Saturnit në Dash ujep një aleat shumë të fuqishëm, i bën luftarakë, të ndërmarrin rreziqe, të bëhen aventurierë të fuqishëm për të arrirë diçka dhe destabiliteti në karrierë do të largohet pas 30 marsit dhe do ta ndiejnë veten më të lirë e të avancuar. Hyn Urani në shenjën e tyre në qershor që do të reflektojë në mënyrën e komunikimit.

Modernizimi, futja e së resë, projekte të reja, të ndryshueshme e të papara do u ndryshojë jetën në mënryë thelbësore. Do të udhëtojnë, do të ikin jashtë dhe çështja ekonomike ngelet guri i provës këtë vit sepse Jupiteri në Gaforre do të synojë që t’i rregullojë, pavarësisht ulje-ngritjeve që do të kenë në tre muajt e parë.

2. Gaforrja

Mund të ishin në vendin e parë sepse Jupiteri kalon në shenjën e tyre, por në fillim të vitit Marsi kthehet i kundërt dhe ua ndërlikon jetën. Futja e Strunit dhe Neptunit në Dash kompikon çështjen e karrierës nga 30 marsi deri në vjeshtë dhe do të ndiejnë një presion, tronditje, vështirësi që s’e kishin menduar e pritur.

Do të hasin sfida që kanë të bëjnë me realitetin, me eprorët, me punët, shtetin etj. Do të preken drejpërdrejt dhe s’ndihen shumë komodë. Janë në vendin e dytë sepse planeti i fatit futet në qershor në shenjën e tyre, u ndryshon jetën, ndodhin gjëra që janë duke i planifikuar dhe hapin një rrugë të re për të menduar e projektuar.

Futja e Uranit në Dem është një çmenduri e vogël e brendshme psikologjike sepse i gjen të papërgatitur dhe nëse e shfrytëzojnë për art, po, por nëse i kap në tela jo të lidhur mirë, mund të shfaqen problematika.

1.Peshorja

Gaforrja është në shtëpinë e 10-të në kornizë dhe me futjen e Jupiterit u del fati përpara. Nuk do ta kuptojnë që fati u vjen papritur dhe duhet ta marrin. Neptuni e Saturni në Dash do të thotë që shumë Peshore që nuk janë martuar ose s’kanë bërë një marrëveshje të fortë do të detyrohen të martohen ose të bëjnë marrëveshje që do të zgjasin shumë vite por që e kufizojnë disi jetën e tyre të deritanishme.

Kthimi i Uranit në Binjak u jep tendenca me komunikimin jashtë, flirte, hapësira të reja, fusha studimore dhe me ngjarje të reja e të papritura. Çështjet e punës së përditshme që i kanë lodhur rikthehen pas nëntorit. Janë në vendin e parë sepse Jupiteri u sjell një fat që s’e kanë menduar fare që pavarësisht kushtëzimeve, u ndriçon ylli

Tags: Horoskopi

Related Posts

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA
ShowBizi

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026

Brikena dhe Mateo, janë cifti që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania 5. Edhe pse gjatë qëndrimit...

Read moreDetails
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës
ShowBizi

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

Hëna e re tek shenja e Dashit do të vazhdojë të na ndikojë, sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte...

Read moreDetails
“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!
ShowBizi

“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!

April 21, 2026

Teksa raporti i komplikuar mes Indrit dhe Vanesës mbetet kryefjala e dinamikave në “Ferma VIP”, një detaj mjaft i rëndësishëm...

Read moreDetails
Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!
ShowBizi

Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!

April 20, 2026

Në studion e “Rudina” në Tv Klan, këtë të hënë, më 20 prill, ishte e ftuar astrologia e njohur Meri...

Read moreDetails
Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së
ShowBizi

Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së

April 20, 2026

Mateo Borri, finalisti i këtij edicioni të BBVA-së ka thyer heshtjen për herë të parë në rrjetet sociale pas mbarimit...

Read moreDetails
“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese
ShowBizi

“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese

April 20, 2026

Pas daljes së tij nga Big Brother VIP Albania, ish-banori, Rogerti, është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një...

Read moreDetails
Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV
ShowBizi

Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV

April 20, 2026

Selin Bollati, u shpall fituese e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania të shtunën mbrëma. Një fitore...

Read moreDetails
“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën
ShowBizi

“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën

April 20, 2026

Orët e para pas mbylljes së finales së “Big Brother VIP Albania 5”, Miri ka zgjedhur t’i kalojë larg zhurmës...

Read moreDetails
E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)
ShowBizi

E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)

April 20, 2026

Polemikat pas finales së “Big Brother VIP Albania 5” nuk kanë të ndalur, dhe këtë herë goditja vjen drejtpërdrejt nga...

Read moreDetails
Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida
ShowBizi

Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida

April 20, 2026

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×