Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Parapërgatitje për një javë të rëndësishme, Meri Shehu zbulon shenjat që do t’u ndryshojë jeta

April 7, 2025
in ShowBizi
Meri Shehu, Horoskopi
2k
VIEWS

Mërkuri më në fund po del nga prapavija. Ky është lajmi i parë me të cilin Meri Shehu çel parashikimin e përjavshëm për shenjat në programin “Rudina” në Tv Klan.

Kjo do të jetë një mundësi për biseda më të hapura dhe këndvështrime më të qarta.

Por Afërdita paraqet ende sfida për shenjat për shkak të lidhjes me Saturnin.

TëFundit

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026
Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Ndikimi i Afërditës dhe Mërkurit do të ndihet më shumë te shenjat e ndryshueshme si Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit.

Meri Shehu: Kemi një lajm të mirë të paktën, ta dinë të gjithë, që në datën 9 kthehet Mërkuri në rrugë të drejtë.

Ai kthehet që nesër, por sa të marrë atë drejtimin e vet, kështu që në datën 9 fillon dhe jep. E kemi pasur të kundërt, çfarë nuk kemi dëgjuar, aksidente, problematika me shëndetin, me sëmundjet, me pulat, çfarë s’kemi dëgjuar që na kanë interesuar drejt për së drejti.

S’është vetëm faji i Mërkurit, por kur gjen terren i tregon, zmadhon ose nxjerr problematikat. Mërkuri i kundërt në shenjën e Peshqve kthehet i drejtë kështu që në datën 9 shenjat Peshk, Binjak, Shigjetar dhe Virgjëreshë do të fillojnë të çlirohen.

Të gjitha këto shenja që kanë pasur prolematika shëndetësore, me komunikimin, mjetet e transportit, lehtësohet dhe marrin drejtim më të mirë në jetën e tyre.

Afërdita këtë javë, sidomos sot, bën një takim me Saturnin në shenjën e Peshqve dhe na kushtëzon ose na vë përballë një presioni ekonomik ose shpirtëror kështu që do të shikojmë interesin tonë para se t‘i jepemi dashurisë, një dëshire për investim apo për të bërë një të mirë sepse Saturni do të thotë prit, ka disa rregulla, kushte, interesa kështu që shumë njerëz do të vihen përballë një muri për realizimin e disa objektivave. Vendimet që do të merren në këtë periudhë do të jenë afatgjata. Përsëri do të favorizohen Peshqit, Virgjëreshat, Binjakët dhe Shigjetarët.

Javën e ardhshme do të ndodhë hëna e plotë rozë në Peshore që do të ndryshojë jetën e shenjave kardinale.

Meri Shehu: Këtë javë kemi një parapërgatitje për hënën rozë në shenjën e Peshores në datën 13. Do të vihemi përballë një hëne të plotë rozë shumë të bukur në shenjë kardinale që prek Dashët, Gaforret, Peshoret dhe Bricjapët, do të ndryshojë jeta e tyre dhe do të marrin disa iniciativa në këtë periudhë.

Dashi – 2 yje

Takimi i Afërditës me Saturnin i kushtëzon në çështje pune dhe ekonomike. Një takim i fshehtë në jetën personale mund të jetë i kushtëzuar nga shumë problematika. Nuk do ta ndiejnë veten kaq të lirë në marrjen e vendimeve ose në fushën e veprimit. Kujdes me kreditimet, takimet e fshehta sepse mund të ezaurohen në një famë jo të mirë për ta.

Demi – 1 yll

Ka një takim ose një lajm të çuditshëm që zhvillohet sot, do të ndikojë gjatë gjithë javës dhe që i paraprin hënës së plotë në Peshore që ka të bëjë me punën dhe shëndetin. Ky lajm është një takim me dikë që e vë përpara një përgjegjësie ndaj gabimeve që mund të kenë bërë në të kaluarën në një shoqëri apo premtime që kanë dhënë dhe s’i kanë mbajtur ose s’janë sjellë siç duhet. Ngelen vetëm ose pa një mbështetje që iu duhet në shansin ekonomik apo shoqëror. Demët e duan pak mbështetjen, por në këtë moment bëhet e vakët.

Binjakët – 3 yje

Dje ishin shumë mirë sepse dielli ishte lidhur shumë bukur me Jupiterin në shenjën e tyre, duket sikur ai ka ngelur pak vetëm, por dje një lajm ose një energji pozitive e kanë marrë. Presin javën tjetër që të kompletohen me hënën e plotë në Peshore ose të marrin disa perspektiva të rëndësishme. Këtë javë do të shohim që do të merren me çështje karriere. Çlirohen në një pengesë ligjore apo lidhur me punën a diçka të mbetur pezull. Një takim i rëndësishëm mund të bëhet sot për të hapur burimet e bllokuara në lidhje me karrierën.

Gaforrja – 3 yje

Në datën 9 çlirohen në sferën ligjore, të udhëtimeve, kontakteve dhe zgjerimit të veprimtarive të tyre. Kjo rrugë do të jetë më shumë në komunikimet me jashtë, krijimtari ose sfera ligjore ku kanë qenë të bllokuar dhe kjo gjë fillon të hapet. Nga ana personale, sikur merret një vendim pozitiv.

Luani – 3 yje

Presin sot një zgjidhje të rëndësishme për një pengesë, kusht të madh ekonomik. Sot është dita finale që vendoset çfarë do të bëhet. Meqë Saturni është rregullator, shumë gjëra mund të shkojnë për mirë por duhet të kenë kujdes seepse ndonjëherë bëhet më i ashpër sesa duhet dhe kur Luanët nuk e marrin seriozisht, mund të hasin një pengesë që nuk e paramendonin në çështjet ekonomiko-ligjore. Duhet të presin javën tjetër që të çlirohen psikologjikisht.

Virgjëresha – 2 yje

Kanë pasur Mërkurin e kundërt përballë shenjës së tyre dhe ka pasur shumë problematika në lidhje me të tjerët, pengesa në udhëtime e kontakte, nervozizëm, krijoi një situatë që s’ndiheshin të gjatë kështu që marrëveshjet dhe diskutimet s’kanë qenë të mira, si edhe në martesa janë shtuar problemet. Çlirohen pas datës 9, por duhet pasur kujdes fillimisht sepse mund të marrin hov më të madh.

Peshorja – 5 yje

Çlirohen në jetën e përditshme, sidomos në lidhje me punën dhe lidhjet e bukura të Afërditës me Saturnin u japin ndryshime të mira ose avancojnë. 5 yjet janë pararojë e jajvës që vjen sepse hëna e plotë në shenjën e tyre është një sinjal i bukur, i çliron nga shumë komplekse e pengesa. Do të marrin një dritë jeshile në shumë gjëra që duan të bëjnë në jetën personale.

Akrepi – 3 yje

Me çlirimin e Mërkurit nga shenja e Peshqve, çlirohen nga ana erotike. Lëvizin në mënyrë të fshehtë kështu që mund të kenë gjetur lëvizjen e gabuar, personin apo është rikthyer jo i duhuri.

Shigjetari – 4 yje

Rregullojnë më në fund një problematikë familjare, ndihmojnë dikë të afërt ose rregullojnë një çështje pronësie që i kishte futur në kontradikta. Në çift ka pasur kontradikta dhe besoj që nga sot e nesër marrin disa vendime të mira dhe sikur i ekuilibrojnë këto situata. Do të çlirohen më tej dhe mund të avancojnë me diskutime e projekte. Parapërgatitja e hënës së plotë në Peshore do të jetë lajm shumë i mirë për ta, shoqëri, udhëtime, kontakte sepse dashurinë e kanë në rrethin familjar.

Bricjapi – 3 yje

Një mik, një shok, një premtim që e prisnin u rikthehet, kanë marrë mësim dhe do të sillen siç duhet me mundësitë që do t’u vijnë. Vjen një shans nga e kaluara që këta janë sjellë keq në një marrëdhënie personale, punë të ngushtë ose ambient familjar dhe pas datës 9 rregullohet kjo e keqe dhe shtrojnë rrugën më së miri.

Ujori – 4 yje

Parapërgatiten për një lajm shumë të madh ekonomik, çlirohet Mërkuri i kundërt në Peshk që ka të bëjë me ekonominë. Disa Ujorë kanë pasur pengesa dhe pas datës 9 i pret një erotizëm i madh.

Peshqit – 3 yje

Sot ndodh një takim shumë i rëndësishëm mes Afërditës në shenjën e tyre me Saturnin. Është takim fatlum dhe i kushtëzuar sepse do t’i vërë disa kushte një marrëdhënieje, një situate, një oferte ose duhen bërë biseda shumë serioze. Nëse nuk e durojnë, nuk do t’i marrin dot as këto 3 yje, por në të kundërt nëse besojnë te kushtet, jetëgjatësia e një marrëdhënieje do të arrijnë një kontratë të mirë./tvklan.al

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve
ShowBizi

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj....

Read moreDetails
Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP
ShowBizi

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Vetëm pak orë para finales së madhe të Ferma VIP 3, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë...

Read moreDetails
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
ShowBizi

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga çdo mundësi që do t’ju jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Do...

Read moreDetails
“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!
ShowBizi

“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!

June 14, 2026

Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
ShowBizi

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para
ShowBizi

Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para

June 14, 2026

Sot, më 14 qershor 2026, energjia e Hënës së Re në Binjakë sjell një atmosferë më të gjallë, më sociale...

Read moreDetails
Përplasja e fortë me kryeministrin Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës
ShowBizi

Përplasja e fortë me kryeministrin Edi Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës

June 14, 2026

Gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet gjatë 24 orëve...

Read moreDetails
Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.