Deklarata e Ronaldo Sharkës në “Fan Club” ka ndezur rrjetin dhe ka nxitur edhe një reagim nga Luiz Ejlli.
“Luizi me Gjestin, si të krahasosh nipin me giyshin.
Luizi ka përfaqësuar një mashkull tipik shqiptar, 40-vjeç, që rri te lokalet e lagjes, që komenton e bullizon çdo lloj njeriu që i del përpara.
Gjesti është djalë i gjeneratës Z, përfaqëson rininë”, tha Ronaldo e kjo ka bërë që Luizi të risjellë një moment nga BBV2.
Menjëherë pas kësaj, Ronaldo i është përgjigjur Luizit duke risjellë momentin kur i tregon Kiarës për sëmundjen, që më pas rezultoi të ishte një mashtrim.
Pas videos së shpërndarë, Ronaldo ka reaguar sërish duke shkruar.
“Më mirë BatërFlaj se sa të fitosh duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, o 40-vjeçar i papjekur. Mos e ki inatin me mua, unë e kuptoj që kur të ikën fama për poshtë e s’ti dëgjon më njeri ato këngë paçavure që bën nuk je rehat dhe më sheh mua nga divani në Fan Club, por famën s’ta mora unë, ta mori Parashqevia me Gjestin.
Siç u harrove nga Ethet e të premtes mbrëma dhe Eurovizioni, u harrove dhe tani, shumë shpejt madje“, shkruan Sharka.