Një tre vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili pak ditë më parë ra në lumin Sieg në Gjermani dhe mbeti i lënduar rëndë, ka ndërruar jetë pas disa ditëve në koma.
Sipas mediave gjermane, tre vjeçari Zef Krasniqi ishte duke luajtur me fëmijët e tjerë të kopshtit, ku aksidentalisht ka rënë në lumë, ku më pas u pikas nga kujdestarët teksa pluskonte mbi lumë.

Një nga kujdestarët e nxori Zefin nga lumi, ndërsa më pas në vendngjarje mbërritën edhe mjekët e urgjencës, ku 3-vjeçari u dërgua në spital.
Edhe pse mori ndihmën e mjekëve, Zefi pas gjashtë ditëve në koma, ndërroi jetë, duke lënë në trishtim të thellë familjen e tij dhe komunitetin lokal.
Po ashtu një llogari u hap në GoFundMe për t’i ardhur në ndihmë familjarëve të vogëlushit, llogari e cila u mbyll pas donacioneve të shumta.












