Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Neptuni te Dashi pas 150 vitesh! Meri Gjini për shenjat e Horoskopit: Një cikël i ri që ndryshon jetën dhe karrierën deri në 2040

January 26, 2026
in ShowBizi
41
VIEWS

Neptuni kaloi sot te Dashi. Do të qëndrojë aty deri në 2040.

Është një ndryshim thelbësor, cikël i ri, në filozofi, në perceptim, në shqisa, çfarë ka të bëjë me të pamatshmen fizikisht, do të marrë një formë shumë më ndryshe nga çfarë ka qenë që nga 2021.

Për herë të fundit, ky Neptun ka qenë në 1861 deri në 1875. Në atë kohë solli lëvizje të forta, ekzaktësisht lëvizje të forta kundër skllavërisë.

Edhe te ne kanë qenë kohë të forta.

TëFundit

Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

June 13, 2026
Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?

Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?

June 12, 2026

Kjo periudhë do të ngjasojë shumë me atë kohë, por më e moderuar.

Ka ardhur momenti që Kina të na tregojë dominancën e saj.

Vendet e Evropës, kryesisht Evropa Qendrore, do të fuqizojnë vetveten. Kemi lëvizje të forta në Amerikë që do të zgjasin deri në pranverë 2027.

Ky planet do të na japë mundësinë të ndryshojmë filozofinë. Një Neptun që nxit veprime spontane, por jo të maturuara.

Të rinjtë që i përkasin shenjave të zjarrit do të ishte mirë të rifillojnë pozicionimin si nga fillimi i jetës së tyre, duke përcaktuar objektivat dhe arritjet.

Kemi një Hënë te Demat sot; hyjnë te ditët që kemi ngarkesa të mëdha. Kujdes në punë, por edhe në shtëpi sot dhe nesër.

Në datën 28 yjësitë arrijnë maksimumin e vendosjeve.

Dashi
Neptuni shkon aty zyrtarisht; i kanë të gjitha mundësitë për të treguar nga fillimi potencialin e tyre. Kanë mundësi shumë të mira për të dalë në vijë të parë. Instiktivisht, mënyra si do funksionojnë do të sjellë zhvillime të forta te pjesa e karrierës dhe profesioni i tyre. Hyrja e Diellit sot dhe nesër kërkon maturi në çdo lloj vendimi në ambientin e punës.

Demi
Me Hënën te vetja, emocionet e forta nuk mungojnë. Produktiviteti i javës përcaktohet nga mënyra si ndihen me ekonominë e tyre. Nëse janë mirë me ekonominë, kanë një javë ku do të shpalosin veten dhe kapacitetin e tyre. Kjo hyrje e fortë e Marsit mbi Pluton në katërkëndësh me ta u jep mundësinë të tregojnë kapacitetin dhe shpirtin e tyre të gjerë. Ndryshe, kanë një tendencë për të qenë të ngurtë.

Binjakët
Kjo Hënë te Demat ndikon, por në mënyrën si ndërveproni në raportet familjare. Marsi mbi Pluton përjashton totalisht gjykimin e pamaturuar ndaj njerëzve që bashkëpunojnë në jetën e tyre personale. Marsi ka një tendencë për të thënë fjalën e fundit të parën, por kujdes, do t’ju duhet të rregulloni gabimet që do krijoni në këto raporte që i doni fort. Ka një detyrim ekonomik dita e nesërme, por do e keni nën kontroll.

Gaforrja
Vendosja e Hënës te Demat zgjon inteligjencën. Do të jetë pikërisht ajo armë që do përdorin për në vazhdim të javës. Marsi është në hyrje jo shumë komode, duke e bërë të vështirë komunikimin në vendin e punës. Prandaj, nëse keni mundësi, niseni javën me pushim ose me ngadalë.

Luani
Një hyrje shumë e fortë te Ujorët, hyrje e trefishtë që ka të bëjë me të tjerët, me njerëzit që keni patur shqetësime. Kjo ju trazon qetësinë e shpirtit sot dhe nesër. Kjo javë jep mundësi shumë të mira për ata që kanë nisje apo ujdi në lidhje me bashkëpunime të reja. Propozimet dhe mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimet janë shumë të theksuara deri në 3 shkurt.

Virgjëresha
Me Saturnin dhe Neptunin te Dashi, prioritet del qartësimi ose kthjellësia me mënyrën si ndihen dhe çfarë vendimesh do të marrin në jetën e tyre personale. Nëse duan të marrin vendime për ndarje, më mirë mendojeni dy herë dhe vendoseni në agjendë pas datës 3 shkurt. Nëse është një vendim për bashkim, martesë, zgjerim familjar, është koha më e mirë. Ngarkesa të vogla në punë sot.

Peshorja
Me Neptunin ballë për ballë, deri në 2040 do të kenë mundësinë e bashkëpunimeve me shkëlqim maksimal. Bashkëpunime të vogla, me pak individë, por që do të kenë gjithë mundësitë të bëjnë një grup që do të dalë në vijë të parë. Do të kenë mundësi të shkëlqejnë dhe të dominojnë me emrin e tyre për 14 vjeçarin e ardhshëm. Ndërkohë, kjo javë do të ketë një rrjeshë shumë të mirë nga e mërkura e më tej.

Akrepi
Me Neptunin te Dashi, fillon të zbutet përdorimi i instiktit të tyre. Kjo do të ndihmojë shumë në zhvillimet në karrierë. Në raportet njerëzore do të jenë më selektivë, gjykues dhe të ngurtë. Kini parasysh që mos i gjykoni njerëzit nga ajo që ndjejnë, por nga mënyra si sillen dhe si veprojnë. Të qenurit më vete nuk do t’ju bëjë të lumtur.

Shigjetari
Një hyrje fatastike ky Neptun për Shigjetarët. Ka të bëjë me familjen e 5 në hartën e tyre. Ajo që do ketë më shumë dominancë është kreativiteti. Do të ketë zhvillim të personalitetit të tyre, energjisë dhe emocioneve. Kjo periudhë do t’i ndihmojë në projektimin e vetvetes. Hëna te Demat nxjerr në sipërfaqe çështje ekonomie në lidhje me investime të rëndësishme.

Bricjapi
Informacionin që kanë nga memoria e tyre gjenetike duhet ta përshtatin me të sotmen. Hyrja te Ujorët bën që të kenë tendencën për të prerë shkurt çështjet në punë dhe në raportet njerëzore. Duhet të jenë më tolerantë.

Ujori
Kanë 5 hyrje të forta bashkë dhe i kanë dyshe-dyshe. Mërkur-Venus nesër, sot Mars-Diell dhe Pluton. Kjo ka të bëjë me qëllimin e kohës, për të marrë në dorë çështje të karrierës dhe ekonomisë. Nesër një detyrim ekonomik do të jetë një angazhim afatshkurtër, por do të gjejnë formën për t’ja dalë.

Peshqit
Që nga 2013 kishin Neptunin te vetja dhe patën mundësi shumë të mira për të evoluar në çdo drejtim. Me këtë Neptun te Dashi, atë që kanë marrë në këtë periudhë duhet ta përcjellin si duhet. Të mos tregohen egoistë duke e mbajtur për vete dijen.

Tags: HoroskopiMeri Gjini

Related Posts

Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur
ShowBizi

Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

June 13, 2026

Brikena, pjesë e emisionit, “Top Arena” i ka bërë një intervistë të veçantë Bleros, teksa ky i fundit nuk ka...

Read moreDetails
Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?
ShowBizi

Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?

June 12, 2026

Astrologu Hysgen Dauti ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka zbuluar se si...

Read moreDetails
Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht
ShowBizi

Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht

June 12, 2026

Prej ditësh, ndarja e Brikenës dhe Mateos ka qenë një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa mes...

Read moreDetails
Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
ShowBizi

Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

June 12, 2026

♈️ Dashi Sot jeni te detyruar t’i ktheni syte nga vetja dhe te pushtoni terrenin e ceshtjeve personale. Sa me...

Read moreDetails
“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP
ShowBizi

“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP

June 12, 2026

Sara Karaj ka bërë reagimin e saj të parë publik pasi nuk arriti të sigurojë një vend në finalen e...

Read moreDetails
DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP
ShowBizi

DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP

June 11, 2026

Pak orë para Prime-t vendimtar të Ferma VIP, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë rezultatet e një sondazhi që po...

Read moreDetails
Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje
ShowBizi

Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje

June 11, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj...

Read moreDetails
VIDEO/ Sara nxjerr bllof produksionin, e bën të qartë se ka marrë informacione nga jashtë?
ShowBizi

VIDEO/ Sara nxjerr bllof produksionin, e bën të qartë se ka marrë informacione nga jashtë?

June 11, 2026

Një deklaratë e bërë nga Sara Karaj gjatë ditëve të fundit të “Ferma VIP” ka nxitur diskutime të shumta në...

Read moreDetails
“Tani, ç’do bësh me mua ti?”/ Moza pyet Adin, por Ola merr gjithë vëmendjen me reagimin e saj (FOTO)
ShowBizi

“Tani, ç’do bësh me mua ti?”/ Moza pyet Adin, por Ola merr gjithë vëmendjen me reagimin e saj (FOTO)

June 11, 2026

Takimi mes Adion Pukës dhe Mimoza Ahmetit në “Ferma VIP” ishte një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë...

Read moreDetails
“SFIDA më e madhe është të…”/ Horoskopi për sot: Një MESAZH i veçantë për beqarët dhe personat e ndarë
ShowBizi

“SFIDA më e madhe është të…”/ Horoskopi për sot: Një MESAZH i veçantë për beqarët dhe personat e ndarë

June 11, 2026

Dashi Hëna vazhdon të qëndrojë në shenjën tuaj deri në mesditë dhe ju jep energji, vendosmëri dhe dëshirë për të...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.