Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Muaji shtator vjen me një valë të fuqishme ndryshimesh qiellore që do të ndihen fort në tokë/ Parashikimi i Horoskopit nga Chrysanthi Kalogeri

September 1, 2025
in ShowBizi
105
VIEWS

Muaji shtator vjen me një valë të fuqishme ndryshimesh qiellore që do të ndihen fort në tokë!

Në një intervistë të fundit në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri zbuloi se eklipset dhe lëvizjet planetare do të sjellin zhvillime të papritura në dashuri, karrierë dhe jetën personale për të gjitha shenjat e horoskopit.

Disa do të përjetojnë ngritje profesionale dhe ndjenja të thella romantike, ndërsa të tjerë do të përballen me vendime jetësore, sfida financiare apo transformime familjare.

Shtatori nuk është një muaj për të qëndruar pasiv; është koha për të vepruar me mençuri dhe për të përqafuar ndryshimin.

TëFundit

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

Dashi – Saturni ikën nga shenja juaj dhe kalon në shenjën e Peshqve. Kjo nuk do të thotë që ju keni mbaruar dhe jeni çliruar nga përgjegjësitë; përkundrazi, ju jepet një periudhë në shkurtin e vitit që vjen, që sfidat dhe përgjegjësitë t’i menaxhoni më mirë.

Ky muaj do t’ju japë shanset që të keni një ngritje profesionale,

do të keni shanse edhe në jetën erotike dhe pjesën që ka të bëjë me njerëzit e dashur. Përditshmëria juaj do të ngjyroset bukur nga pasioni dhe krijimtaria.

Pas datës 22, fokusohuni më tepër në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Ky muaj do t’ju japë mundësinë që të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me familjen dhe pronën.

Demi – Shtatori është një muaj shumë pozitiv për ju, edhe pse ka vështirësi dhe sfida, ka eklipse. Këto ndryshime do të ndryshojnë pozitivisht jetën tuaj, edhe pse në fillim mund të mos ju pëlqejnë. Kjo do të thotë që gjithçka është për të mirën tuaj. Kjo periudhë favorizon jetën tuaj personale dhe atë profesionale në çdo drejtim. Favorizon iniciativat që do të merrni me fëmijët dhe të dashurit tuaj. Lajme të mira do të ketë edhe për ju që keni në plan të sillni një trashëgimtar në jetë. Nga ana tjetër, do të keni mundësi që të vini afër me të dashurit tuaj dhe të investoni për të rregulluar ambientin në shtëpi. Përditshmëria juaj do të bëhet më e ngarkuar, por paralelisht edhe më e bukur, duke filluar nga data 18-19 dhe data 22.

Binjakët – Është një muaj shumë i rëndësishëm edhe për ju, pasi eklipset ju ndikojnë drejtpërdrejt. Do të keni ndryshime në akset kryesore të jetës, por sidomos në ato që kanë të bëjnë me punën dhe jetën sociale, por edhe çështje që ju kanë sfiduar në lidhje me familjen ose vendbanimin. Disa nga ju mund edhe të ndryshojnë punë. Erdhi momenti që të shpërbleheni edhe nga ana financiare, por edhe nga ana morale për punën tuaj. Nëse disa ndryshime mund të bëhen të detyruara, të dini që hapi juaj i mëtejshëm do të sjellë një siguri më të mirë dhe një rritje të të ardhurave. Muaji është erotik, krijues dhe do të bëhet akoma më tepër pas datës 22.

Gaforrja – Një muaj shumë pozitiv, pasi eklipset, edhe pse mund të konsiderohen të vështira ose sjellin ndryshime, ndikojnë shumë pozitivisht. Do të keni shanse shumë të mira për të ardhmen. Keni shanse që të bëni udhëtime, të cilat do t’ju sjellin afër me të dashurit tuaj. Madje disa nga ju do të marrin vendime serioze për jetën, ku do të përforconi marrëdhënien tuaj personale dhe atë profesionale.

Luani – Afërdita, e cila është e pranishme në shenjën tuaj, ju jep vetëbesimin, sigurinë dhe një karizëm, e cila është një pasaportë dhe ju hap dyert me qëllim që të arrini synimet. Ky muaj është shumë i rëndësishëm për sferën financiare dhe sigurinë e brendshme. Do të keni shanse shumë të mira edhe në komunikim; kujdes se si e përdorni fjalën. Mund të keni një lidhje erotike pak të fshehtë, larg syve të të tjerëve. Kryesorja është që të fokusoheni në sferën financiare dhe të lini pas mënyrat që mbajnë bosh portofolin. Fokusohuni edhe te detyrimet ndaj të tjerëve.

Virgjëresha – Shtatori është muaji më i rëndësishëm për ju, pasi pozicioni i planeteve vendos edhe vitin e ditëlindjes. Do ju shoqërojë deri në shtatorin tjetër. Jeni në faza të ndryshme ndryshimesh: ju të lindurit në ditët e para të shenjës do të bëni ndryshime edhe përmes ngjarjeve të papritura, ju të lindurit në mes të shenjës do të keni shanse shumë të mira në punë, në familje dhe në bashkëpunime. Në një fazë më të vështirë jeni ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës, ku do të bëni disa spastrime dhe do të bëni një fillim të ri. Këto ndryshime kanë të bëjnë me gjëra që kanë filluar që në mars. Shumë nga ju do të vendosin për një marrëdhënie serioze, ose do të gjejnë sivjet në jetën e tyre një marrëdhënie serioze. Është një periudhë shumë krijuese, sidomos për ju që keni lindur në ditët e para të shenjës. Viti do të ketë edhe bashkëpunime financiare të mira, por edhe suksese në jetën personale.

Peshorja – Muaji për ju fillon me aktivitet, por edhe me një dozë ankthi, të cilën duhet ta kontrolloni. Mos lejoni që ky ankth t’ju çojë në nervozizëm dhe në prishje të marrëdhënieve. Nga ana tjetër, me eklipset duhet të fokusoheni në punë dhe në përditshmëri. Kjo periudhë mund t’ju sjellë shanse shumë të mira në punë. Disa prej jush mund të keni rritje në detyrë, ose një aktivizim më të mirë dhe më frytdhënës. Nga ana tjetër duhet të fokusoheni edhe te çlodhja, shiheni si një organizim më të mirë të planeve tuaja, e cila do të duket më shumë pas datës 22, kur kalon edhe Dielli në shenjën tuaj. Rrini larg prapaskenave dhe implikimit në llafe të tepërta. Veproni në mënyrë diskrete; jo të gjithë duhet të dinë hapat tuaj. Jeni në një vit ku do të keni shumë zhvillime në çdo aks të jetës. Pas datës 22 dhe në vijim, duhet të fokusoheni më shumë në sferën financiare; evitoni shpenzimet.

Akrepi – Jeni ju nga ata që ndikoheni pozitivisht nga eklipset. Eklipset kanë një lidhje harmonike me ju dhe duhet të fokusoheni më shumë në jetën personale dhe erotike. Eklipsi i parë i Hënës do të ndikojë pozitivisht për pjesën e investimeve, krijimtarisë, por edhe për dashurinë. Në një fazë ndryshimesh jeni edhe ju të lindurit në ditët e para të shenjës, ku duhet të jeni shumë të kujdesshëm nga data 22-25. Marsi që do të kalojë në shenjën tuaj mund t’ju nxjerrë më pah anën tuaj të nervozizmit. Strategjia juaj është arma juaj, prandaj duhet ta përdorni në mënyrën e duhur. Do të keni shanse që të zgjeroni rrethin tuaj social. Rishikoni dhe njëherë planet për të ardhmen.

Shigjetari – Jeni edhe ju një nga katër shenjat më të ndikuara nga eklipset e shtatorit. Keni shanse për rritje në detyrë dhe ngritje në karrierën tuaj. Duhet të vendosni një ekuilibër mes jetës sociale, profesionale dhe asaj familjare. Do të jeni më të preokupuar në pjesën familjare në pjesën e parë të shtatorit, ku do të gjeni zgjidhje për problemet. Nëse do të doni që të bëni ndryshime në familje apo në punë, mbështetja financiare nuk ka për t’ju munguar. Me eklipsin e datës 21 do të bëni një rifillim në jetën sociale dhe në sferën profesionale; kujdes në vendimet që do të merrni. Fokusohuni pak më tepër në sferën financiare. Dashurinë mos e lini pas dore!

Bricjapi – Eklipset kanë një impakt shumë favorizues te ju. Mund të udhëtoni dhe të bëni plane më të mira për të ardhmen. Do të keni mundësi që të udhëtoni dhe të vini afër me të dashurit tuaj. Është një muaj ku do të përfitoni nga ana financiare edhe nga të tjerët. Njëkohësisht do të jeni largpamës; planet që do të bëni dhe mënyra se si do të veproni do të zgjidhin çështje që kanë të bëjnë me jashtë, letra dhe me punë.

Ujori – Përqendrohuni kryesisht në pjesën financiare në pjesën e parë të shtatorit. Fokusohuni më shumë në xhepin tuaj, ku do të keni shumë të ardhura që do të vijnë kryesisht nga puna. Është momenti që të organizoni punën në mënyrë të tillë që t’ju japë fryte më shumë. Pas datës 22 fillon një periudhë pozitive për ju, por eklipsi vendos theksin në ndryshime të reja që do të bëhen në lidhje me bashkëpunimet financiare që mund të bëni. Rregulloni detyrimet që keni ndaj të tjerëve dhe jini të vëmendshëm në vendimet që do të merrni në lidhje me sferën financiare, sa i takon investimeve të mëdha. Më të kujdesshëm dhe ju të lindurit në ditët e para të shenjës, nga data 22 e deri më 25 shtator. Mund të keni ndryshime në punë dhe karrierë. Evitoni konfliktet me të tjerët.

Peshqit – Është muaji i dytë më i rëndësishëm për ju, pasi eklipset ndodhin në akset tuaja. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës dhe sidomos ju në mes të shenjës, keni shanse shumë të mira si për të ardhmen edhe për jetën erotike. Ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës jeni para mbylljes së një cikli që ka ardhur nga viti i kaluar. Ky shtator ju jep shansin që të mbyllni një cikël dhe të merrni vendime përfundimtare. Në fazë ndryshimesh jeni edhe ju të lindurit në ditët e para të shenjës./tvklan.al

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA
ShowBizi

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026

Brikena dhe Mateo, janë cifti që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania 5. Edhe pse gjatë qëndrimit...

Read moreDetails
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës
ShowBizi

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

Hëna e re tek shenja e Dashit do të vazhdojë të na ndikojë, sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte...

Read moreDetails
“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!
ShowBizi

“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!

April 21, 2026

Teksa raporti i komplikuar mes Indrit dhe Vanesës mbetet kryefjala e dinamikave në “Ferma VIP”, një detaj mjaft i rëndësishëm...

Read moreDetails
Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!
ShowBizi

Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!

April 20, 2026

Në studion e “Rudina” në Tv Klan, këtë të hënë, më 20 prill, ishte e ftuar astrologia e njohur Meri...

Read moreDetails
Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së
ShowBizi

Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së

April 20, 2026

Mateo Borri, finalisti i këtij edicioni të BBVA-së ka thyer heshtjen për herë të parë në rrjetet sociale pas mbarimit...

Read moreDetails
“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese
ShowBizi

“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese

April 20, 2026

Pas daljes së tij nga Big Brother VIP Albania, ish-banori, Rogerti, është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një...

Read moreDetails
Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV
ShowBizi

Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV

April 20, 2026

Selin Bollati, u shpall fituese e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania të shtunën mbrëma. Një fitore...

Read moreDetails
“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën
ShowBizi

“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën

April 20, 2026

Orët e para pas mbylljes së finales së “Big Brother VIP Albania 5”, Miri ka zgjedhur t’i kalojë larg zhurmës...

Read moreDetails
E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)
ShowBizi

E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)

April 20, 2026

Polemikat pas finales së “Big Brother VIP Albania 5” nuk kanë të ndalur, dhe këtë herë goditja vjen drejtpërdrejt nga...

Read moreDetails
Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida
ShowBizi

Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida

April 20, 2026

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×