Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet e motit në vend përgjatë mesjavës.
Sipas parashikimeve të publikuara nga IGJEUM, pasditja e kësaj të mërkure dhe e enjtja do të shoqërohen me reshje shiu në të gjithë qarqet e vendit, ndërkohë që edhe temperaturat do të shënojnë rënie.
Reshjet:
Sot pasdite, e mërkurë, datë 6 dhe nesër, e enjte, datë 7, priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 21 °C
në vendet e ulëta: 12 / 24 °C
në vendet malore: 8 / 18 °C
Era:
Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.












