Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Meri Shehu tregon shenjën më me fat për Shkurtin: Pranvera vjen më herët për…

February 3, 2025
in ShowBizi
Meri Shehu, Horoskopi
6k
VIEWS

Astologia Meri Shehu në studion e “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin e muajit Shkurt për 12-të shenjat e horoskopit.

 

 

Duke ndarë sfidat dhe surprizat që planetet kanë rezervuar Meri Shehu bëri renditjen nga shenja më me pak fat në ajo që do të triumfojë muajin e dashurisë.

TëFundit

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Sipas saj takimet romantike, flirtet, bashkëpunimet dhe udhëtimet do të joshin shenjat.

12. Virgjëresha – Duhet të presin fundin e muajit sepse në datën 28 do të ndodhë një Hënë e re përballë shenjës së tyre dhe shumë Virgjëresha do të komplikohen pak në çështje bashkëpunimesh ose ekonomike.

Nga ana tjetër mund të marrin një fillim të ri.

Nuk do të komplikohen dhe aq shumë sepse Hëna e plotë në fakt do u japë një lloj shpagimi shpirtëror, por nuk do të ndjehen të hapur.

Do të ndjehen sikur nuk janë vetvetja. Pikërisht fakti që nuk ndjehen vetvetja do të çlirohet në fund të Shkurtit dhe gjithë atë presionin e muajit që nuk e kanë dhënë siç duhet do e japin në fund të muajit.

Pas datës 4, Virgjëreshat ngelen një nga shenjat që fati mund t’iu trokasë atje ku nuk e presin.

11. Bricjapi – Do të bëjnë një trekëndësh të fuqishëm me Afërditën në shenjën e Dashit, që do u japë një lloj energjie. Por, kanë qenë disi të çoroditur në lidhje me punën dhe rrëmujë në përditshmërinë e tyre. Shpresojmë që ta marrin veten pas datës 4. Mërkuri në Peshk do u japë miqësi dhe afrimitete të mira. Por, Afërdita që futet në Dash dhe në shtëpinë e tyre të katërt, duhet ta shfrytëzojnë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre familjare ose për të rregulluar çështjet e punës. Marsi qëndron përballë tyre në shenjën e Gaforres, i cili deri në datën 25 do të jetë i kundërt. Duhet të kenë kujdes në bashkëpunimet me eprorët dhe në martesat në çift në këtë periudhë.

10. Peshorja – Është në kundërshtim me Afërditën në Dash, do të thotë që Peshoret kanë nevojë për një partner që do u japë shumë dashuri ose e kanë të nevojshme që dikush t’u japë iniciativën e parë, qoftë në bashkëpunime, qoftë në variant pune, qoftë në dashurinë e tyre. Kështu që fakti që po e presin nga dikush tjetër i lë në këtë pozicion. Megjithatë Afërdita në Dash është një simbol i mirë dhe do u ofrohen shumë bashkëpunime dhe partneritete, madje fejesa e martesa të mira. Por, nuk janë sipas stilit të tyre sepse u del përpara një partner shumë herë më shumë erotik nga sa do të pretendonin. Të mos harrojmë Marsin në Gaforre, kështu që në karrierë deri në datën 25 duhet të bëjnë maksimumin për të përmirësuar gjërat.

9. Gaforrja – Janë një nga shenjat kardinale që do të kenë katërkëndësh me Afërditën në Dash. Këta do të kenë një ngritje në karrierë, një performancë më të mirë, do të marrin një stimul, reklamim, do të bien në sy. Dhe këtu pretendohet që të kemi fejesa apo martesa. Por, vazhdon që të ngelet Marsi në shenjën e tyre, planeti i luftës kështu që deri në datën 25 do të ketë situata të komplikuara në çështje delikate, të marrëdhënieve me të tjerët dhe në gjëra që ata duan të bëjnë.

8. Demi – Duke qenë deri në datën 12 nën ndikimin e Hënës së Plotë në Luan do të merren shumë me çështje që kanë të bëjnë me familjen. Këtu do të vendoset një plan shumë i fuqishëm, thuhet fjala e fundit, ose “ndahet shapi nga sheqeri”, në disa çështje të rëndësishme familjare. Demët që nuk kanë pasur guxim për të ndarë gjërat tashmë do e kenë. Do të thonë gjërat dhe madje do të jenë të prerë në vendimet e tyre. Kështu që ose do të bëhen shumë uzurpues e askush nuk del nga perimetri i sigurisë së tyre ose ata njerëz që i kanë mbajtur me shumë forcë do i zbojnë një herë e përgjithmonë. Është një “perandori” që mund të hapë portat përfundimisht për të hyrë ose për të dalë dikush.

7. Shigjetari – Do të flirtojnë shumë këtë muaj. U vjen fati ashtu siç e duan, sepse Afërdita në Dash dhe Hëna e plotë në Luan do ua sjellin gjërat ashtu siç i duan. Njihen që janë shenjë me fat, por këtë muaj do e shijojnë fatin e tyre më së miri. Do të udhëtojnë, do kenë kontakte me jashtë dhe në këtë periudhë do të ndjehen më të relaksuar. Gjërat dhe punët e tyre do të marrin një drejtim, do të kenë guxim të sqarojnë, të bashkëpunojnë dhe të jenë vetvetja. Do të mendojnë seriozisht për fillime të reja e punë të mira në fund të muajit.

6. Luani – Do të kenë Hënën e plotë në fund të muajit në datën 12 dhe ky është një lajm i mirë për ta, sepse kanë qenë të lodhur dhe kanë kaluar shumë peripeci. Marsi në Gaforre, në shtëpinë e tyre të 12-të ka bërë namin në këtë periudhë. Por, do të ndriçohen, do të marrin guximin për të thënë, për të bërë dhe për të pretenduar gjëra. Kështu në çështje pune dhe ekonomike duhet të pranojnë faktin që mund të humbin diçka që nuk iu përket. Gjithsesi do të kenë guximin që të humbasin dhe të fitojnë gjërat me dinjitet.

5. Ujori – Janë një nga shenjat më me fat në dashuri. Afërdita ua jep këtë mundësi, madje edhe të udhëtojnë apo të kontaktojnë. Mund të bëjnë për vete këdo në këtë periudhë. Kanë një armë të fortë, Afërditën në Dash dhe Hënën e plotë në shenjën e tyre që u jep mundësi për një bashkëpunim, fejesë dhe martesë.

4. Binjakët – Pavarësisht se në çështjet ekonomike kanë disa trazira dhe shkelin në monopate të pasigurta me Mërkurin që do të futet në datën 14 në shenjën e Peshqve, do të bëjnë biseda, por gjithmonë do të kenë një rrëmujë apo paqartësi. Pavarësisht kësaj Jupiteri në shenjën e tyre kthehet në kurs të drejtë dhe gjithë ngatërresat, vonesat, pezullimet, që kanë ndodhur deri tani këto muajt e fundit në jetën e tyre do të fillojnë të çlirohen. Kështu që pas datës 4 Binjakët edhe do të flirtojnë bukur, por edhe do të zgjidhin shumë çështje nga e kaluara.

3. Akrepi – Kanë pasur periudha të mira erotike me Afërditën në shenjën e Peshkut dhe tashmë që futet Afërdita në shenjën e Dashit do të merren shumë me punën. Do të argëtohen shumë në jetën e përditshme, do të shpenzojnë, do të duken bukur, do jenë të këndshëm dhe do të çlirohen shumë nga çështjet e komplikuara. Por, dhe këta me Hënën e plotë në Luan në datën 12 do të gjejnë guximin që të thonë dhe të kërkojnë gjëra dhe të bëhen më të fortë nga sa pretendohet se janë.

2. Peshqit – Deri tani kaluan disi mirë, pavarësisht se është Saturni në shenjën e tyre, megjithëse pas disa muajsh do të çlirohen nga “polici” që është në shenjën e tyre. Me Afërditën në Dash do të merren shumë me çështjet ekonomike. Por, në datën 14 futet Mërkuri në shenjën e tyre dhe Peshqit do të kenë shumë komunikim, do të kenë udhëtime dhe kontakte. Çështjet familjare pas datës 4 do të marrin një drejtim shumë pozitiv.

1. Dashi – Pranvera këtë vij vjen më shpejt! Duke u futur Afërdita në shenjën e tyre Dashët do të përjetojnë një pranverë në mes të këtij dimri. Do të kenë erotizma, para, do të ndjehen mirë, do të bëhen më sharmantë, do të hedhin të gjithë paratë në ajër. Hëna e plotë që është në datën 12 do u japë një avantazh shumë pozitiv Dashëve./tvklan.al

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP
ShowBizi

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Vetëm pak orë para finales së madhe të Ferma VIP 3, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë...

Read moreDetails
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
ShowBizi

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga çdo mundësi që do t’ju jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Do...

Read moreDetails
“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!
ShowBizi

“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!

June 14, 2026

Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
ShowBizi

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para
ShowBizi

Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para

June 14, 2026

Sot, më 14 qershor 2026, energjia e Hënës së Re në Binjakë sjell një atmosferë më të gjallë, më sociale...

Read moreDetails
Përplasja e fortë me kryeministrin Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës
ShowBizi

Përplasja e fortë me kryeministrin Edi Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës

June 14, 2026

Gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet gjatë 24 orëve...

Read moreDetails
Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)
ShowBizi

Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)

June 13, 2026

Vetëm dy ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, finalistët kanë marrë për herë të parë informacione nga...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.