Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

‘Mbani sytë hapur…’ Java e fundit e Janarit, hëna e re dhe Viti i Ri Kinez…Meri Shehu tregon se cfarë parashikojnë yjet

January 27, 2025
in Te Fundit
992
VIEWS

Planetët janë rreshtuar në qiell duke shumëfishuar energjinë dhe parashikimi i kësaj jave sjell lajme të mira.

 

Hëna e re në Ujor është një tjetër nga ngjarjet kryesore të javës që përkon edhe me Vitin e Ri kinez në datën 29.

TëFundit

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

Upss! U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026
Ngjarje tragjike/ Kontejneri ku jetonin u përfshi nga fIakët, ndërrojnë jetë 4 vëllezërit!

Ngjarje tragjike/ Kontejneri ku jetonin u përfshi nga fIakët, ndërrojnë jetë 4 vëllezërit!

June 15, 2026

Meri Shehu parashikon se java e fundit e janari do të ketë disa realizime, përfitime financiare, por për secilën shenjë ka diçka ku duhet të mbajnë sytë hapur.

Astrologia bëri edhe një parashikim të shkurtër për Vitin e Ri kinez që do të sjellë pasuri e realizim shpirtëror, por karakterizohet nga dinakëria e fshehtësia.

Meri Shehu: Java është e këndshme, por sa u përket zjarreve kemi parashikuar që është Marsi i kundërt në Gaforre dhe kemi thënë që probleme me çështje familjare, delikate që përkthehen, Marsi, planeti energjitik që e kthen mbrapsht dhe sidomos në çështje familjare, kështu që përderisa të jetë Marsi i kundërt edhe gjatë shkurtit, duhet të kenë kujdes.

Në qiell, planetët janë rreshtuar të gjithë në një anë dhe ky është një fenomen i bukur. Ndikim social te njerëzit se janë rreshtuar të gjithë planetët e mëdhenj Saturni, Neptuni, Jupiteri pak më poshtë, Marsi, Dielli, Plutoni, Afërdita pra i kemi të gjithë në një anë të qiellit kështu që shpresojmë që gjithë kjo energji që është ndier në një anë të sjellë disa ndikime të fuqishme, por varet se ku ndikon.

Kjo javë është edhe java e Vitit të Ri kinez, data 29 që futet shenja e Gjarprit me elementin e drurit që ka dy aspekte shumë të mëdha. Është si një korrje e mirë e atyre që kemi mbjellë këto vite dhe një pasurim shpirtëror, por ka edhe anën tjetër, dinakërinë dhe fshehtësinë, megjithatë të dyja kto do të shohim çfarë produktiviteti do të japin.

Dashi – 2 yje

Hëna e re në Ujor në datën 29 është e bukur sepse lidhet bukur me Jupiterin në Binjak dhe tendencat janë pozitive këtë javë, por marrin dy yje sepse zbulohet një e fshehtë që nuk do të jetë shumë e mirë për Dashët në datën 28 kur Mërkuri sapo hyn në Ujor. Bëhen thashetheme, një prapaskenë ose zbulohet diçka që nuk do të jetë shumë pozitive për ta.

Demi – 4 yje

Afërdita me Saturnin në Peshk bëjnë ca lidhje pozitive me Mërkurin para se të futet në Ujor, kështu që deri diku gjejnë rrugën, një qëllim, një takim ose një sqarim të rëndësishëm, sidomos me njerëzit e afërt. Është java që ata të pajtohen, të afrohen dhe të bëjnë diçka të mirë me një grup njerëzish të afërm që pastaj gjërat të shkojnë mirë.

Binjakët – 3 yje

Hëna e re do të jetë respektvisht e mirë rreth datës 29 kështu që shumë Binjakë që duan të bëjnë një fillim të ri, të dalin nga një lloj errësire, pasigurie, të çlirohen nga disa fobi që kanë, mund të marrin një revansh të mirë dhe të bëjnë fillime të reja me kontaktet, udhëtimet jashtë dhe një jetë të re.

Gaforrja – 4 yje

Megjithëse kanë Marsin e kundërt në shenjën e tyre dhe nuk ndihen mirë, pak para datës 28 janë lidhjet e bukura Afërditë-Saturn në Peshk me Mërkurin në Bricjap dhe ca marrëveshje të mira, një bashkëpunim, një ofertë, martesë, diçka pozitive ose një rikthim nga e kaluara.

Luani – 1 yll

Mërkuri futet në datën 28 në Ujor, del përballë shenjës së Luanit takohet me Plutonin dhe shenjat Dem, Luan, Akrep dhe Ujor kanë diçka të fshehtë që u del diku dhe në rastin e Luanëve kthehet në një kundërshtar të fuqishëm. Duhet të kenë kjdes në bashkëpunime, në martesa, në kundërshtarë që dalin nga mesi i errësirës dhe i godasin. Kujdes të lindurit në 10-ditëshin e parë.

Virgjëresha – 3 yje

Ka bashkëpunime të mira deri në datën 28 kështu që ta shfrytëzojnë këtë moment, të marrin pjesë në diçka ku pritet të ndahet, qoftë kjo edhe materiale, të bëhen pjesë e një bashkëpunimi, të mos rrinë kokëfortë dhe të tërhequr. Mund të përfitojnë ekonomikisht sepse pas datës 28 gjërat ndryshojnë dhe varet si. Shkurti është muaj i çuditshëm për to.

Peshorja – 3 yje

Hëna e re në Ujor në datën 29 i çliron nga shumë problematika dhe Marsi i kundërt në Gaforre që e ka në çështjet e karrierës dhe vërtet e kaluara rikthehet për të ardhur mirë, por me pasoja. Peshoret mund ta fillojnë revanshin dhe ndryshimet e tyre në datën 29 dhe aty gjërat do të marrin një drejtim shumë të fuqishëm. Ka prapaskena, lëvizje të fshehta por do të arrijnë të ekuilibrojnë qëllimet që duan.

Akrepi – 4 yje

Deri në datën 28 e kanë mirë në dashuri, oferta pune, takohet Mërkuri me Afërditën bukur në Peshk, bëjnë ca lidhje, bashkëpunime, biseda të rëndësishme. Shtrohen diku në ndjenjat e tyre, marrin një pozicion më të mirë, vjen një ofertë më e mirë. Të kenë kujdes me hënën e re sepse merr pjesë Plutoni dhe ka gjëra në çështjet familjare që duhet të jenë vigjilentë.

Shigjetari – 3 yje

Do të dalin shumë mirë ekonomikisht, në takime të fshehta erotike, do të pasurohen shpirtërisht, do ta kenë të nevojshme këtë gjë, një siguri shpirtërore dhe ekonomike deri në datën 28 ose mund të blejnë një pronë. Ka një tendencë shtimi pasurie. Është moment i mirë deri më datë 28, por edhe hëna e re nuk është e keqe për një ofertë të mirë pune, sidomos me shtetin.

Bricjapi – 3 yje

Kanë qenë keq sepse Marsi i kundërt në Gaforre është në kundërshtim me ta, por Mërkuri në shenjën e tyre do të bëjë një lidhje të bukur me Afërditën dhe Saturnin, planetin e tyre dhe mund të rregullohet diçka. Edhe nëse janë thyer shumë pjesëza, mund të ndodhë një magji.

Ujori – 3 yje

Hëna e re në shenjën e tyre përkon me Vitin e Ri kinez në datën 29 sepse ai nis gjithnjë me hënën e re në Ujor dhe marrin pjesë direkt në këtë gjë. Hëna në shenjën e tyre është e bukur, do të kenë fat në dashuri, studime, kontakte me jashtë dhe u jep një garanci ekonomike.

Peshqit – 3 yje

Falë Afërditës, Saturnit e Neptunit në shenjën e tyre, do të kenë fat në ekonomi, dashuri dhe gjërat nuk do të ecin keq. Me hënën e re duhet të shohin sesi të rregullojnë gjëra që e kaluara s’u ka dhënë shumë avantazhe. Mund të hapin një punë të re, të meditojnë ose të kërkojnë një relacion bashkëpunimi me një person femër të afërt ose drejtuese që kanë pasur problematika, si edhe të rregullojnë çështjet ligjore./tvklan.al

 

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
Te Fundit

Upss! U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
Ngjarje tragjike/ Kontejneri ku jetonin u përfshi nga fIakët, ndërrojnë jetë 4 vëllezërit!
Te Fundit

Ngjarje tragjike/ Kontejneri ku jetonin u përfshi nga fIakët, ndërrojnë jetë 4 vëllezërit!

June 15, 2026

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Konicë të Greqisë mëngjesin e sotëm, ku 4 persona kanë ndërruar jetë si...

Read moreDetails
HOROSKOPI I SË HËNËS/ Një goditje me fat mund ta kthejë situatën tuaj “kokë-poshtë”
Te Fundit

Një goditje me fat mund ta kthejë situatën tuaj ‘kokë-poshtë’/ Horoskopi na befason te gjitheve!

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga cdo mundësi qe do iu jepet sot për te bërë disa ndryshime ne jetën ne cift. Do...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
Te Fundit

E fundit! Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm për lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
I ngacmoi motrën, Mateo merr zv*rrë gazetarin në mes të lokalit në Tiranë (VIDEO)
Te Fundit

I ngacmoi motrën, Mateo merr zv*rrë gazetarin në mes të lokalit në Tiranë (VIDEO)

June 14, 2026

“Vëllai për motrën shkatërron botën”, jo më kot është thënë kjo shprehje nga të parët tanë dhe mesa duket ish-finalistin...

Read moreDetails
E diel e trishtë! Aksidenti tragjik i merr jetën të resë 26 vjecare, del fotoja!
Te Fundit

E diel e trishtë! Aksidenti tragjik i merr jetën të resë 26 vjecare, del fotoja!

June 14, 2026

Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin e ndodhur këtë të diel në Pogradec, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë...

Read moreDetails
PARALAJMERIM I FORTE/ Ja cilat shenja do pësojnë një goditje të fortë këtë të Diel!
Te Fundit

PARALAJMERIM I FORTE/ Ja cilat shenja do pësojnë një goditje të fortë këtë të Diel!

June 14, 2026

Dashi Venusi do të ketë ndikim mjaft të favorshëm, çka do të bëjë që ata që janë vetëm të jetojnë...

Read moreDetails
E RËNDË në Tiranë, gjendet i vd*kur në Astir 25-vjeçari (DETAJET E PARA)
Te Fundit

E RËNDË në Tiranë, gjendet i vd*kur në Astir 25-vjeçari (DETAJET E PARA)

June 14, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë ku një i ri është gjetur i...

Read moreDetails
Ngjarje e rëndë! Efektivi i policisë në moshë të re i jep fund jetës me a*mën e shërbimit
Te Fundit

Ngjarje e rëndë! Efektivi i policisë në moshë të re i jep fund jetës me a*mën e shërbimit

June 14, 2026

Një efektiv i Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit....

Read moreDetails
VIDEO/ Luiz Ejlli realizon këngë për protestat në Tiranë! PAMJET BEHEN VIRALE!
Te Fundit

VIDEO/ Luiz Ejlli realizon këngë për protestat në Tiranë! PAMJET BEHEN VIRALE!

June 13, 2026

Vetëm një ditë pasi lansoi EP-në me pesë këngë të reja, Luiz Ejlli nuk ka të ndalur. Përmes një postimi...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.