Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e kësaj të shtune në Elbasan dhe në Durrës.
Ndërsa mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.0 epiqendra e të cilit ka qenë zona e Papërit me një thellësi prej 5 kilometrash.
Raportohet se tërmeti pati një thellësi shumë të vogël prej 5 km (3.1 milje) dhe është ndjerë nga shumë njerëz pranë epiqendrës.
Thellësia e vogël e tërmetit bëri që ai të ndihej më fort pranë epiqendrës, ndërsa raportohet se lëkundjet janë ndjerë dhe në qytetin bregdetar të Durrësit.














