Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Kujdes nesër! Ditë të vështira për 4 shenja”, Meri Shehu paralajmëron: Ndikim i dhunshëm energjie

May 25, 2026
in TvShow
2
VIEWS

Javë shumë interesante, por me dy momente të vështira e përshkruan astrologia Meri Shehu këtë javë në një emision televiziv, këtë të hënë, më 25 maj.

“Kemi nesër katërkëndëshin e Marsit në shenjën e Demit me Plutonin në shenjën e Ujorit dhe ky është pak i dhunshëm si ndikim energjie, na bën më nervozë dhe më të paduruar.”

Sipas saj, Ujori, Demi, Luani dhe Akrepi duhet të jenë më të kujdesshëm ditën e nesërme, të mos marrin vendime të mëdha. Fundi i javës do të jetë shumë i bukur me Hënën e plotë në Shigjetar, e cila është optimiste.

Dashi, 4 yje: Hëna e plotë në Shigjetar u jep një emocion pozitiv, sidomos në komunikimet me jashtë. Duhet të kenë kujdes nesër në çështjet ekonomike, pasi mund të kenë dhe debate të forta në çështjet ekonomike dhe jeta familjare fillon dhe lëkundet pak, duke shkaktuar disa pasiguri.

TëFundit

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 26 Maj 2026

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 26 Maj 2026

May 25, 2026
Shokon me reagimin e saj Vanesa pasi Indri e ndau LIVE: Zbulon skemën e produksionit

Shokon me reagimin e saj Vanesa pasi Indri e ndau LIVE: Zbulon skemën e produksionit

May 25, 2026

Demi, 3 yje: Vetëm nesër e kanë pak të vështirë, sepse Marsi është futur në shenjën e tyre. Shumë të shenjës së Demit do të ndryshojnë shumë gjëra në jetën e tyre. Pasiguritë në jetën personale ose nga një rreth i afërm njerëzish, ose një tradhti, do ta quajnë ata, do të duken pasnesër. Kujdes në ekonomi!

Binjakët, 1 yll: Hëna e plotë në Shigjetar është pikërisht përballë shenjës së tyre dhe shumë Binjakë nuk do të ndihen komodë, sepse do të dalin disa gjëra apo disa situata në çift apo në bashkëpunime, për të cilat Binjakët nuk janë të gatshëm. Mund të kemi pasiguri ekonomike të mërkurën që i gjen Binjakët të papërgatitur.

Gaforrja, 2 yje: U duk sikur fati po i bekonte, por këto tre ditë kanë një pasiguri shumë të fuqishme në jetën personale, një ndarje, një pasiguri apo një fjalë pak më e ashpër nga sa duhet nga partneri apo bashkëpunëtorët do t’i vërë Gaforret në pikëpyetje. Zemra do t’ju thyhet pak në punë dhe në çështje personale.

Luani, 5 yje: Rikthehen me fat në dashuri, plotësohen shumë dëshira. Megjithatë nesër do të kenë kujdes në lidhje me karrierën, me shefat, bashkëpunëtorët ose në çift, sepse nëse ka një ditë që kërkohet t’u vihet përballë tyre një rezistencë më e fortë që ata të përthyhen, ose t’u dalë një kundërshtar i ashpër, është pikërisht dita e nesërme. Por fundi i javës sikur i kurorëzon.

Virgjëresha, 1 yll: Kemi nesër dhe Marsin në Dem që kundërshtohet me Plutonin në Ujor dhe një çështje pune apo shëndetësore sikur i nervozon dhe s’po i kontrollon dot. Mund të dalë dhe nervozizmi i situatave që kanë përjetuar gjatë majit, sepse kanë pasur disa përballje të forta. Edhe dita e enjte nuk është shumë e favorizuar, sepse do të pretendojnë më shumë nga partneri apo në bashkëpunime. Çështje familjare fillojnë dhe diskutohen, por jo aq mirë sa ç’e pretendonin.

Peshorja, 2 yje: Të enjten duhet të kenë shumë kujdes, sepse përballen me situata antagoniste shumë të fuqishme. Atje ku mendonin se e kishin rregulluar, kjo gjë sikur përmbyset. Një problem ose pengesë mund të mos favorizojë një projekt tuajin. Nesër duhet të kenë kujdes në një çështje ekonomike, nuk duhet të marrin rrezik dhe nuk duhet të besojnë në premtime apo të bëhen zotërues në dashuri.

Akrepi, 3 yje: Akrepët me Hënën e plotë në Shigjetar presupozohet t’i vihet vula një etape të vështirë ekonomike, që ose jepet një vulë e fundit që përfundoi kjo situatë ose jepet një vulë që i bën të kuptojnë Akrepët që kishte një problem, ose në rastin më të mirë do të vendoset një vulë që tregon se problemi mbaroi. Duhet të themi se nuk është një javë shumë e mirë, sepse mund të rrethohen nga antagonizmi apo problemet në çift.

Shigjetari, 4 yje: Sepse kanë Hënën e plotë në shenjën e tyre dhe kuptojnë ku i kanë nevojat, dëshirat dhe plotësohet puzzle-i i situatave të tyre. Pavarësisht thashethemeve dhe pasigurive, fiton optimizmi i Shigjetarit në fund fare që çfarëdo që të ndodhë, Shigjetari e konsideron veten fatlum, sepse të dielën e shikon veten të fituar dhe jo sikur i është dashur të përballet me probleme.

Bricjapi, 1 yll: Është në një situatë disi të vështirë. Dita e enjte është për Bricjapin e vështirë në raport me marrëdhëniet familjare dhe shtëpinë. Probleme ekonomike dhe do të ndihen nervozë, sepse s’do të kenë sigurinë dhe Hëna e plotë në Shigjetar do t’u shkaktojë rikthimin e një pasigurie psikologjike. Bricjapët duhet të menaxhojnë dhe të kujdesen mirë për anën psikologjike këtë javë.

Ujori, 4 yje: Nuk do të ngelen të mbyllur në skuta problematike, pavarësisht se të enjten një çështje pune nuk do të shkojë shumë mirë, nuk do të paguhen aq sa do të donin apo nuk do të takojnë njeriun që duan të takojnë në aspekte pune. Nga ana erotike janë mirë, kanë fat dhe u plotësohet një dëshirë sidomos në shoqëri.

Peshqit, 3 yje: Kanë si bekim Jupiterin dhe Afërditën në Gaforre. Të enjten ndjejnë që duhet të kenë dhe një mbështetje më shumë, sepse një çështje ekonomike apo një kontroll mbi çështjet ekonomike u ikën nga duart. Të enjten duhet të kujdesen që të mos bëjnë shpenzime, nuk duhet të lënë orare takimesh të rëndësishme me partnerë në çift, ose të marrin vendime ndarjeje, sepse nuk është një ditë pozitive për ta. Hëna e plotë në Shigjetar është shumë pozitive për karrierën e tyre, duke u gëzuar në fundjavë nga një lajm i mirë.

Tags: dhunshëmMeri shehuNdikimshenjavështira

Related Posts

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 26 Maj 2026
TvShow

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 26 Maj 2026

May 25, 2026

Dashi Nëse jeni ne një lidhje do përballeni me goxha probleme gjate gjithë kësaj dite. Ne krahët e partnerin nuk...

Read moreDetails
Shokon me reagimin e saj Vanesa pasi Indri e ndau LIVE: Zbulon skemën e produksionit
TvShow

Shokon me reagimin e saj Vanesa pasi Indri e ndau LIVE: Zbulon skemën e produksionit

May 25, 2026

Pas leximit live të letrës ku Indri i dha fund marrëdhënies së tyre, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Vanesa....

Read moreDetails
“Hapen dyert e lekut, mundësi të mëdha dhe një lajm për shëndetin”/ Java e fundit e majit sipas Meri Gjinit
TvShow

“Hapen dyert e lekut, mundësi të mëdha dhe një lajm për shëndetin”/ Java e fundit e majit sipas Meri Gjinit

May 25, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në një emision televiziv, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj...

Read moreDetails
Indri lexon letrën e shkruar për Vanesën dhe shokon publikun me përmbajtjen e saj
TvShow

Indri lexon letrën e shkruar për Vanesën dhe shokon publikun me përmbajtjen e saj

May 25, 2026

Mbrëmja e sotme e spektaklit Prime në “Ferma VIP” ka sjellë përmbushjen e parashikimeve të javës sa i përket letrës...

Read moreDetails
Aksident i rëndë/ Dy makina përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë
TvShow

Aksident i rëndë/ Dy makina përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë

May 25, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Vaqarri, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas...

Read moreDetails
Java e fundit e majit vendimtare! Meri Gjini: Hëna në mbushje sjell zhvillime të forta financiare, tensione dhe mundësi të mëdha
TvShow

Java e fundit e majit vendimtare! Meri Gjini: Hëna në mbushje sjell zhvillime të forta financiare, tensione dhe mundësi të mëdha

May 25, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
Kujdes nga tensionet! Paralajmërohen këto shenja/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E martë, 26 maj 2026!
TvShow

Kujdes nga tensionet! Paralajmërohen këto shenja/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E martë, 26 maj 2026!

May 25, 2026

DASHI Një ditë dinamike dhe plot iniciativa. Je energjik dhe i etur për të arritur rezultate konkrete. Konfirmimet e rëndësishme...

Read moreDetails
Konfirmohet rikthimi i Luiz Ejllit në Top-Channel si moderator. Cilin emision do të drejtojë?
TvShow

Konfirmohet rikthimi i Luiz Ejllit në Top-Channel si moderator. Cilin emision do të drejtojë?

May 25, 2026

Luiz Ejlli pritet të rikthehet në ekranin e Top Channel, këtë herë në një rol krejt ndryshe nga sa jemi...

Read moreDetails
E trishtë/ Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta futbollisti
TvShow

E trishtë/ Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta futbollisti

May 25, 2026

Futbolli grek është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të njohur Paraskevas Antzas, i cili ka ndërruar...

Read moreDetails
E trishtë/ Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta futbollisti
TvShow

E trishtë/ Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta futbollisti

May 25, 2026

Futbolli grek është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të njohur Paraskevas Antzas, i cili ka ndërruar...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.