Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës këtë të enjte ku një shtetase ka mbetur e vdekur nga dora e bashkëshortit të saj.
Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar gjatë mesditës së sotme, ku një shtetas dyshohet se ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij.
Pas ngjarjes ai thuhet se ka rënë në prangat e Policisë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e para hetimore, ndërsa pritet të dalin më shumë detaje mbi dinamikën e konfliktit dhe shkaqet që sollën përfundimin tragjik.












