Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të dhimbshëm dhe shumë personal.

Në një postim në rrjetin e saj social, ajo ka bërë me dije ndarjen nga jeta të gjyshes së saj, nënës Marie.
Kiara ka publikuar dy fotografi prekëse krah gjyshes, të shoqëruara me një mesazh emocional:
“Lamtumirë nena Marie. Do më mungojnë gjithmonë zëri yt, përqafimi yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe!”
Mesazhi i saj ka prekur zemrat e ndjekësve, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për humbjen e saj të madhe.
Ky moment i vështirë na kujton rëndësinë dhe dashurinë e pakushtëzuar që gjyshet përçojnë ndër breza.