Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

‘Këtë ditë të zezë nuk do e doja kurrë…’ Mes lotësh, dhimbjes dhe pikëllimit flet bashkëshortja e Fatos Nanos

November 2, 2025
in Te Fundit
2k
VIEWS

Xhoana Nano, bashkëshortja e Fatos Nanon, vajza e cila u dashurua me të qysh në moshë të re, ka kujtuar jetën që kaloi përkrah tij, njeriun që ai ishte.

Ajo foli për rrugëtimin e tyre të përbashkët, për dashurinë, ëndrrat dhe sfidat që ndanë ndër vite, duke e përshkruar Fatos Nanon si një njeri të vërtetë, të sinqertë dhe të përkushtuar ndaj vlerave europiane. Sipas saj, ai ishte një personalitet që urrente populizmin dhe servilizmin, duke mbetur gjithnjë i drejtë e i ndershëm në qëndrimet e tij.

Xhoana Nano nënvizoi se Fatos Nano e deshi Shqipërinë me gjithë shpirt, duke paguar shpesh një çmim personal të lartë për idealet e tij. Ajo shprehu mirënjohje për jetën e përbashkët dhe kontributin që ai i dha vendit, duke e cilësuar si një njeri që “eci mes baltës së politikës pa u bërë pis”.

“Faleminderit Fatos, për gjithçka që dhe për mua, për ne dhe për Shqipërinë”, përfundoi ajo mes dhimbjes dhe mirënjohjes.

TëFundit

VIDEO/ Luiz Ejlli realizon këngë për protestat në Tiranë! PAMJET BEHEN VIRALE!

VIDEO/ Luiz Ejlli realizon këngë për protestat në Tiranë! PAMJET BEHEN VIRALE!

June 13, 2026
‘TURP! Produksioni më largoi…’ Ermal Mamaqi bënë REAGIMIN e fortë ‘Kam video nga sh*rri me…’

‘TURP! Produksioni më largoi…’ Ermal Mamaqi bënë REAGIMIN e fortë ‘Kam video nga sh*rri me…’

June 13, 2026

Fjala e Xhoana Nanos:

Shumë ëndrra dhe shpresa dhe zhgënjime të përbashkëta. Sot është një nga ato ditët që unë nuk do dëshiroja ta jetoja kurrë. E tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Sokolin, Etën dhe Klajdin. Këtu e një çerek shekulli më parë , unë një vajzë e re, me intuitën e moshës, rashë në dashuri me Fatosin. Atëhere nuk e kuptoja pse, por tani e di, kisha rënë në dashuri jo thjesht me fatosin si person, por shumë më shumë se kaq. Kisha rënë në dashuri edhe me vizionin e një Shqipërie ndryshe, komplet tjetër e asaj që jetonim asokohe. Dhe të gjitha këto, do ti gjeja tek Fatosi. Gjë që më lejoni ta përsëris nuk e pata menduar me kaq qartësi atëhere. Me kalimin e kohës, ditë pas dite unë pata fatin të zbuloja tek fatosi vlera dhe cilësi që nuk janë aq të shpeshta në jetën tonë, aq më pak në publike dhe politike.

Për këtë arsye e ndjej për detyrë që disa cilësi të tijat të cilat me mirënjohje të thellë ua them besoj se i njohim të gjithë. Por mbase kur vjen një moment si ky ja vlen të përmblidhen sepse Fatosi ishte shumë më tepër se një figurë publike, shumë më tepër nga ato që janë thënë në histori dhe nëpër media. Fatosi ishte i vërtetë, ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, si nuk merrte poza, e urrente populizmin, ai bënte atë që besonte dhe besonte tek ajo që bënte. Sepse ai besonte me shpirt te vlerat europiane. Fatosi ishte neveritës ndaj banalitetit, servilizimit, si cc e ka thënë vetë.

Ai eci mes baltës të politikës pa u bërë pis. Ai nuk ishte një njeri i zakonshëm, nuk bënte asgjë përgjysëm. As punën, as miqësinë. Ai kishte një zemër të madhe, që dinte të falte dhe të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Hakmarrja ishte një cilësi që ai nuk e kishte dhe nuk pranonte ta njihte. Këtë e dëshmoi kur drejtori qeverinë menjëherë pas burgosjes së padrejtë. Ishte sjellja e tij ajo që e ndërtoi atë.

Në emër të saj Fatosi solli një frymë të re, që e konsideronte jetën politike jo si një përplasje por si një garë dhe konkurrencë. Ishte i drejtpërdrejtë, ndonjëherë kokëfortë dhe i vështirë, por gjithnjë i ndershëm me veten dhe të tjerët. Ai e donte këtë vend me gjithë shpirt, dhe pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi nuk hoqi dorë nga përpjekja për ta parë Shqipërinë më të drejtë dhe demokratike. Kështu e paraqiti edhe Shqipërinë me burrat e shteteve. Për të gjitha këto sot mes dhimbjes së thellë kam një ndjenjë edhe më të lartë mirënjohje, mirënjohje që pata fatin ta njihja, pata fatin të ecja përkrah tij, të qeshnim dhe të vuanim bashkë, të jetonim. Dua Faleminderit Fatos. Faleminderit që e dhe veten tënde të gjithën pakursim për mua, për ne për vendin tonë. Do të mbetesh përherë në kujtesën tonë.

Tags: fatos nanoxhoana nano

Related Posts

VIDEO/ Luiz Ejlli realizon këngë për protestat në Tiranë! PAMJET BEHEN VIRALE!
Te Fundit

VIDEO/ Luiz Ejlli realizon këngë për protestat në Tiranë! PAMJET BEHEN VIRALE!

June 13, 2026

Vetëm një ditë pasi lansoi EP-në me pesë këngë të reja, Luiz Ejlli nuk ka të ndalur. Përmes një postimi...

Read moreDetails
‘TURP! Produksioni më largoi…’ Ermal Mamaqi bënë REAGIMIN e fortë ‘Kam video nga sh*rri me…’
Te Fundit

‘TURP! Produksioni më largoi…’ Ermal Mamaqi bënë REAGIMIN e fortë ‘Kam video nga sh*rri me…’

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta që qarkulluan në rrjetet sociale se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim...

Read moreDetails
Pa se nuk pëlqehet jashtë, reagon FUQISHEM Sara Karaj: Ja deklarata e saj e fortë (Video)
Te Fundit

Pa se nuk pëlqehet jashtë, reagon FUQISHEM Sara Karaj: Ja deklarata e saj e fortë (Video)

June 13, 2026

Sara Karaj ka komentuar për herë të parë mënyrën se si është perceptuar nga publiku gjatë rrugëtimit të saj në...

Read moreDetails
“Do merrni lajme të rëndësishme”, horoskopi për ditën e sotme, 13 qershor 2026
Te Fundit

‘Një lajm i rëndësishëm do ju trazojë…’ Bëhuni gati për pasditen e sotme, ja cfarë ju pret!

June 13, 2026

Dashi Demi Fjalët tuaja do të kenë fuqi më të madhe sot dhe do të keni aftësinë të ndikoni te...

Read moreDetails
Festoi me të madhe eliminimin e Sarës, produksioni i Ferma VIP merr vendimin e ashpër ndaj Ermal Mamaqit? (Foto)
Te Fundit

Festoi me të madhe eliminimin e Sarës, produksioni i Ferma VIP merr vendimin e ashpër ndaj Ermal Mamaqit? (Foto)

June 13, 2026

Reagimi i Ermal Mamaqit pas shpalljes së Ilir Shaqirit si finalisti i fundit i “Ferma VIP 3” vijon të komentohet...

Read moreDetails
‘Një rrezik i fuqishëm po ju afrohet…’ Meri Shehu paralajmëron për këtë fundjavë!
Te Fundit

‘Një rrezik i fuqishëm po ju afrohet…’ Meri Shehu paralajmëron për këtë fundjavë!

June 12, 2026

♈️ Dashi Sot jeni te detyruar t’i ktheni syte nga vetja dhe te pushtoni terrenin e ceshtjeve personale. Sa me...

Read moreDetails
Egli Tako shfaqet me unazë në gisht, po vjen një hap i ri në jetën e saj?
Te Fundit

Egli Tako shfaqet me unazë në gisht, po vjen një hap i ri në jetën e saj?

June 12, 2026

Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotografinë e saj të fundit të publikuar në rrjetet sociale. E kuruar...

Read moreDetails
Nuk mbahen lotët/ Një atlete e mbetur në rrugë…Pamje të rënda nga aksidenti ku humbi jetën 3 vjecari!
Te Fundit

Nuk mbahen lotët/ Një atlete e mbetur në rrugë…Pamje të rënda nga aksidenti ku humbi jetën 3 vjecari!

June 12, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Korçë–Qafë e Qarrit, në dalje të...

Read moreDetails
KR*M në familje në Kurbin! Arrestohet 57-vjeçarja, dyshohet se vr*u me th*kë të ëmën (Detaje)
Te Fundit

Aksident i tmerrshem ne vend! Makina përplas për vd*kje 10-vjeçarin në sy të nënës

June 12, 2026

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Kamenicë të Korçës ku një makinë ka përplasur për vdekje një...

Read moreDetails
“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP
Te Fundit

“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP

June 12, 2026

Sara Karaj ka bërë reagimin e saj të parë publik pasi nuk arriti të sigurojë një vend në finalen e...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.