Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Kërkoni sepse universi dëgjon per…”, java e fundit e janarit realizon dëshirat e shenjave të horoskpit sipas Chrysanthi Kalogeri

January 30, 2025
in ShowBizi
Chrysanthi Kalogeri, Horoskopi
1.7k
VIEWS

Java e fundit e janarit mbyllet me nota pozitive për shenjat e zodiakut.

Është një periudhë e mirë për të manifestuar sepse universi po na kushton vëmendje, mund të kanalizojmë energjinë atje ku duhet dhe të hapim zemrën.

Dashuria është një nga pikat kryesore të javës dhe sjell ngjarje të bukura. Duhet të përmbahemi në reagime dhe mendime, të tregohemi sa më pozitivë.

Astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan përshkruan me hollësi si do të jetë klima yjore e kësaj jave. Gjithashtu, ajo bën parashikimin për secilën shenjë të horoskopit.

TëFundit

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Chrysanthi Kalogeri: Fundi i kësaj jave është shumë erotik sepse Afërdita takon Marsin në lidhje harmonike.

Është një periudhë ku mund të manifestojmë sepse janë shumë planetë në shenjat e ujit dhe Afërdita gjendet në pozicionin më të bukur, te Peshqit.

Këtë të shtunë e të diel takon Marsin që është periudhë shumë e mirë edhe për përfitime financiare, kurse javën që vjen takon Neptunin që është shumë mirë për të ëndërruar.

Neptuni do të futet në gradën 28 të Peshqve që është kulminante, i thur himn dashurisë e bukurisë. Të gjitha këto kërkojnë kujdes nga ana jonë se si do t’i trajtojmë gjërat.

Deri në prill dhe sidomos në mars kemi eklipse, planetë në prapavijë dhe Marsi në Gaforre, është një ekzagjerim. Çdo gjë duhet të bëhet me masë, të kemi kufij. Kërkoni nga universi sepse do të dëgjojë dëshirat e thella, urimet që dalin padashur, pa u menduar e pa bërë përpjekje të mëdha dhe ai do t’i sjellë në momentin që nuk e prisni. Është një periudhë që duhet të besojmë, nuk ka rëndësi se ku për të dalë i fituar sepse Neptuni është i aktivizuar dhe Peshqit lidhen me besimin, dashurinë, faljen, artin dhe të fshehtat, duhet që energjia të kanalizohet në një drejtim të mirë. Duhet të besojmë, të falim, të shprehim ndjenjat, të flasim hapur e me sinqeritet dhe do të gjejmë mbështetjen që kërkojmë. Java që vjen do të nxjerrë në pah disa gjëra, disa mund të mos marrin drejtim, mund të rikthehet e kaluara ose të ketë zhvillime të reja që nga marsi e deri më 15 prill e disa deri në maj, ndaj duhet të jemi me këmbë në tokë, të shmangim ngatërresat, nëse hyni në një lidhje do të hasni pengesa, e shkuara duhet trajtuar me qetësi e mençuri.

Në datën 29 kemi një hënë të re në Ujor që është shumë pozitive, do të krijojë shanse në zhvillim e përparim. Shenjat e ajrit dhe zjarrit favorizohen shumë, veçanërisht Binjakët, Peshorja dhe Ujori. Datat 30-1, sidomos data 30 janë shumë pozitive, erotike, romantike, për përfitime financiare, varet se ku e kanalizojmë energjinë duke lënë mënjanë zmadhimin dhe idealizimin e gjërave. Jini shumë të kujdesshëm në pjesën e parë të javës që vjen sepse Mërkuri takon Plutonin në shenjën e Ujorit, mendimet mund të jenë të ekzagjeruara, të kemi një plan jo pozitiv për jetën e njëkohësisht të mësojmë diçka, kujdes me thashethemet.

Dashi – Vazhdoni të jeni të kujdesshëm të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Kujdes si do të trajtoni gjërat në familje e jetën personale. Me hënën e re në shenjën e Ujorit, përfaqësuesit tuaj kanë shanse për një fillim të ri ku do të realizohen synimet dhe qëllimet për jetën personale e profesionale. Përmes kontakteve, jetës sociale do të gjeni mbështetjen e njerëzve të duhur. Mund të aktivizoheni në një projekt të përbashkët kolektiv ose në politikë. Fundi i javës sjell ditë shumë të mira për të kaluar bukur në jetën intime dhe për të realizuar planet e synimet përmes takimeve të rëndësishme me njerëz që kanë potencë.

Demi – Urani në shenjën tuaj fillon kursin e drejtë ndaj ndryshimet do t’i bëni me lehtësi, do t’i keni të qarta dhe do të çliroheni nga të papriturat që kanë ndodhur këtë periudhë. Kjo javë është shumë e mirë për jetën sociale, profesionale nëse i trajtoni gjërat pa ekzagjerime. Disa do të vlerësohen në punën që bëjnë, do të marrin bonus, do të gjejnë punë të dytë, do ta ndryshojnë atë ose drejtimin që kanë. Fundi i javës është pozitiv dhe do të merrni këshillat e mbështetjen e duhur nga njerëz të rrjetit social, mjafton që të shprehni me sinqeritet problemet tuaja.

Binjakët – Një javë shumë e mirë sepse hëna e re në Ujor është miqësore me ju ndaj do të keni zhvillime në planet për të ardhmen, në jetën personale e profesionale. Të lindurit në qershor dhe ditët e para të tij, do të përfitojnë shumë prej kësaj dhe do të keni zhvillim e përparim. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës duhet të kenë kujdes në fundjavë me jetën sociale, emocionale e punën dhe keni në dorë të ekspozoni veten për mirë, një projekt të realizuar. Mos bëni gabime që mund t’ju ekspozojnë. Është periudhë shumë pozitive dhe duhet të përfitoni, nga data 29 e deri më 4 shkurt kur planeti i fatit, Jupiteri që është në shenjën tuaj, kthehet në kurs të drejtë.

Gaforrja – Duhet të përqendroheni në pjesën tuaj të brendshme, në mendime e dëshirat e thella. Gjeni paqen, mbështetjen që është ana psikologjike dhe njëkohësisht, përqendrohuni në sferën financiare ku do të gjeni mbështetje nga familja, një dhuratë, bashkëshorti ose një bashkëpunëtor. Kujdes me reagimet ndaj provokimeve dhe në përditshmëri. Është një periudhë shumë e mirë për të lindurit në 3-4 ditët e fundit të shenjës që mund të bëni një udhëtim, të realizoni një dëshirë, atë që do të kërkoni do ta merrni, universi ju dëgjon. Në jetën personale mund të gjeni mik, shok, të dashur dhe jeni në një fazë erotike.

Luani – Java që vjen dhe periudha ofrojnë shanse për bashkëpunime profesionale dhe jetën erotike. Mund të gjeni përmes rrjetit social, ftesave njeriun që do të mbështesë synimet e qëllimet tuaja, por edhe njeriun e zemrës. Një mbështetje financiare mund të vijë nga ku s’e presim si një dhuratë në fund të javës. Jini të kujdesshëm me çfarë flisni e dëgjoni ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Mos besoni të gjitha çfarë ju thonë dhe nëse dikush ju thotë diçka që s’ju pëlqen, kontrolloni reagimet. Evitoni prapaskenat dhe përpiquni të gjeni qetësinë brenda jush.

Virgjëresha – Nga kjo javë dhe periudha në vijim deri më 20 shkurt, fokusohuni në punën dhe programimin e përditshmërisë. Është diçka shumë e lehtë për ju sepse jeni njerëz të punës. Puna gjatë kësaj periudhe dhe sakrificat që keni bërë më parë, këtë javë do të njihen e vlerësohen dhe ndoshta do të shpërbleheni në sferën financiare ose me një ngritje në detyrë. Kryesore janë marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja ku duhet të jenë të kujdesshëm të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës, mos t’i idealizojnë gjërat dhe do të jetoni momente dashurie romantike, por jini të ndërgjegjësuar dhe me këmbë në tokë. Çdo idealizëm do ta paguani më shtrenjtë më vonë.

Peshorja – Është periudhë pozitive për jetën erotike, për të marrë gëzime nga fëmijët, për të udhëtuar, për të bërë plane lidhur me jashtë shtetit, për të zgjidhur probleme ligjore, suksese në sferën profesionale ku duhet të jeni të kujdesshëm dhe të jepni maksimumin. Përfitoni nga 15-ditëshi në vijim sepse mund të merrni vendime serioze për jetën tuaj. Kujdes, mos i bëni bisht punës edhe nëse është fundjavë sepse do të përfitoni.

Akrepi – Keni shanse shumë të mira në fund të javës, mund të udhëtoni, të dashuroni dhe përgjatë 15-ditëshit që vjen duhet të përqendroheni në shtëpi, familje, problemet me pronën, do të favorizoheni, do të merrni ndihmë e mbështetje për të zgjidhur një problem familjar apo të lidhur me shtëpinë, mund të merrni një kredi. Është periudhë erotike dhe nëse doni të ndërmerrni një investim ku duhet të hidhni shumë para, bëni një programim shumë të kujdesshëm e realist. Kujdes të lindurit në ditët e para të shenjës si do ta përdorin fjalën në fillim të javës. Kujdes me mendimet sepse jeni pak xhelozë dhe i ekzagjeroni gjërat.

Shigjetari – Jeni të favorizuar në marrëdhëniet e bashkëpunimet ku mund të gjeni një bashkëpunëtor nëse ju intereson karriera dhe kjo do të ndodhë nga kontaktet e bisedat. Tri ditët e para të javës kini kujdes në to ndërsa do të keni zhvillime pozitive në jetën personale ku mund të njihni dikë që do ju ndryshojë të ardhmen e afërt. Më të favorizuarit janë të lindurit në fillim të dhjetorit. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës duhet të jenë të kujdesshëm në problemet familjare, jetën personale dhe mos i idealizoni e nënvlerësoni gjërat. Kujdes me shpenzimet dhe investimet, sidomos të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës.

Bricjapi – Fokusi juaj për këtë periudhë është në sferën financiare që lidhet me të ardhurat tuaja, me shpenzimet për të përmirësuar përditshmërinë, kushtet e punës dhe jetesës. Është e rëndësishme të keni një plan sa më të organizuar. Është një periudhë shumë e mirë për të promovuar punën, për të udhëtuar, për të bërë takime me njerëz të rrethit tuaj, të njihni personin me të cilin mund të dashuroheni. Ata që janë në një marrëdhënie të realizojnë një udhëtim të vogël për t’u afruar me partnerin. Në fillim të javës kini kujdes me shpenzimet dhe kujdes sepse mund të keni rikthime nga e kaluara dhe njerëz që ju provokojnë, por është në dorën tuaj që t’i përforconi marrëdhëniet.

Ujori – Të lindurit në ditët e para të shenjës përfituan ndryshime, morën mesazhe me nënkuptim nga ngjarje e situata që ju japin drejtimin e jetës. Kujdes në fillim të javës me mënyrën si flisni e mendoni dhe organizoni mirë përditshmërinë. Një fillim pozitiv do të vijë, një fëmijë, një dashuri, investim apo udhëtim, është periudhë zhvillimi e përparimi. Do të keni përfitime financiare.

Peshqit – Periudha për ju është kritike, shumë e bukur nga një anë, por duhet të jeni realistë. Është shumë e mirë për artistët, për t’u frymëzuar, për të kërkuar e marrë nga universi dhe për biseda intime dashurie. Bëni biseda me të cilat do të zgjidhni probleme lidhur me shtëpinë, familjen dhe duhet një plan i qartë në kokë. Jini punëtorë, periudha është erotike dhe përfitoni nga gjërat e mira të saj./tvklan.al

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)
ShowBizi

Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)

June 13, 2026

Vetëm dy ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, finalistët kanë marrë për herë të parë informacione nga...

Read moreDetails
Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur
ShowBizi

Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

June 13, 2026

Brikena, pjesë e emisionit, “Top Arena” i ka bërë një intervistë të veçantë Bleros, teksa ky i fundit nuk ka...

Read moreDetails
Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?
ShowBizi

Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?

June 12, 2026

Astrologu Hysgen Dauti ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka zbuluar se si...

Read moreDetails
Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht
ShowBizi

Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht

June 12, 2026

Prej ditësh, ndarja e Brikenës dhe Mateos ka qenë një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa mes...

Read moreDetails
Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
ShowBizi

Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

June 12, 2026

♈️ Dashi Sot jeni te detyruar t’i ktheni syte nga vetja dhe te pushtoni terrenin e ceshtjeve personale. Sa me...

Read moreDetails
“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP
ShowBizi

“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP

June 12, 2026

Sara Karaj ka bërë reagimin e saj të parë publik pasi nuk arriti të sigurojë një vend në finalen e...

Read moreDetails
DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP
ShowBizi

DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP

June 11, 2026

Pak orë para Prime-t vendimtar të Ferma VIP, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë rezultatet e një sondazhi që po...

Read moreDetails
Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje
ShowBizi

Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje

June 11, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.