Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Kërkoni sepse universi dëgjon”, java e fundit e janarit realizon dëshirat e shenjave të Horoskopi, ja cfare do te ndodhe…

January 24, 2025
in ShowBizi
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri
1.9k
VIEWS

Java e fundit e janarit mbyllet me nota pozitive për shenjat e zodiakut.

Është një periudhë e mirë për të manifestuar sepse universi po na kushton vëmendje, mund të kanalizojmë energjinë atje ku duhet dhe të hapim zemrën.

Dashuria është një nga pikat kryesore të javës dhe sjell ngjarje të bukura. Duhet të përmbahemi në reagime dhe mendime, të tregohemi sa më pozitivë.

Astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan përshkruan me hollësi si do të jetë klima yjore e kësaj jave. Gjithashtu, ajo bën parashikimin për secilën shenjë të horoskopit.

TëFundit

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

Chrysanthi Kalogeri: Fundi i kësaj jave është shumë erotik sepse Afërdita takon Marsin në lidhje harmonike.

Është një periudhë ku mund të manifestojmë sepse janë shumë planetë në shenjat e ujit dhe Afërdita gjendet në pozicionin më të bukur, te Peshqit.

Këtë të shtunë e të diel takon Marsin që është periudhë shumë e mirë edhe për përfitime financiare, kurse javën që vjen takon Neptunin që është shumë mirë për të ëndërruar. Neptuni do të futet në gradën 28 të Peshqve që është kulminante, i thur himn dashurisë e bukurisë.

Të gjitha këto kërkojnë kujdes nga ana jonë se si do t’i trajtojmë gjërat.

Deri në prill dhe sidomos në mars kemi eklipse, planetë në prapavijë dhe Marsi në Gaforre, është një ekzagjerim.

Çdo gjë duhet të bëhet me masë, të kemi kufij. Kërkoni nga universi sepse do të dëgjojë dëshirat e thella, urimet që dalin padashur, pa u menduar e pa bërë përpjekje të mëdha dhe ai do t’i sjellë në momentin që nuk e prisni. Është një periudhë që duhet të besojmë, nuk ka rëndësi se ku për të dalë i fituar sepse Neptuni është i aktivizuar dhe Peshqit lidhen me besimin, dashurinë, faljen, artin dhe të fshehtat, duhet që energjia të kanalizohet në një drejtim të mirë. Duhet të besojmë, të falim, të shprehim ndjenjat, të flasim hapur e me sinqeritet dhe do të gjejmë mbështetjen që kërkojmë. Java që vjen do të nxjerrë në pah disa gjëra, disa mund të mos marrin drejtim, mund të rikthehet e kaluara ose të ketë zhvillime të reja që nga marsi e deri më 15 prill e disa deri në maj, ndaj duhet të jemi me këmbë në tokë, të shmangim ngatërresat, nëse hyni në një lidhje do të hasni pengesa, e shkuara duhet trajtuar me qetësi e mençuri.

Në datën 29 kemi një hënë të re në Ujor që është shumë pozitive, do të krijojë shanse në zhvillim e përparim. Shenjat e ajrit dhe zjarrit favorizohen shumë, veçanërisht Binjakët, Peshorja dhe Ujori. Datat 30-1, sidomos data 30 janë shumë pozitive, erotike, romantike, për përfitime financiare, varet se ku e kanalizojmë energjinë duke lënë mënjanë zmadhimin dhe idealizimin e gjërave. Jini shumë të kujdesshëm në pjesën e parë të javës që vjen sepse Mërkuri takon Plutonin në shenjën e Ujorit, mendimet mund të jenë të ekzagjeruara, të kemi një plan jo pozitiv për jetën e njëkohësisht të mësojmë diçka, kujdes me thashethemet.

Dashi – Vazhdoni të jeni të kujdesshëm të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Kujdes si do të trajtoni gjërat në familje e jetën personale. Me hënën e re në shenjën e Ujorit, përfaqësuesit tuaj kanë shanse për një fillim të ri ku do të realizohen synimet dhe qëllimet për jetën personale e profesionale. Përmes kontakteve, jetës sociale do të gjeni mbështetjen e njerëzve të duhur. Mund të aktivizoheni në një projekt të përbashkët kolektiv ose në politikë. Fundi i javës sjell ditë shumë të mira për të kaluar bukur në jetën intime dhe për të realizuar planet e synimet përmes takimeve të rëndësishme me njerëz që kanë potencë.

Demi – Urani në shenjën tuaj fillon kursin e drejtë ndaj ndryshimet do t’i bëni me lehtësi, do t’i keni të qarta dhe do të çliroheni nga të papriturat që kanë ndodhur këtë periudhë. Kjo javë është shumë e mirë për jetën sociale, profesionale nëse i trajtoni gjërat pa ekzagjerime. Disa do të vlerësohen në punën që bëjnë, do të marrin bonus, do të gjejnë punë të dytë, do ta ndryshojnë atë ose drejtimin që kanë. Fundi i javës është pozitiv dhe do të merrni këshillat e mbështetjen e duhur nga njerëz të rrjetit social, mjafton që të shprehni me sinqeritet problemet tuaja.

Binjakët – Një javë shumë e mirë sepse hëna e re në Ujor është miqësore me ju ndaj do të keni zhvillime në planet për të ardhmen, në jetën personale e profesionale. Të lindurit në qershor dhe ditët e para të tij, do të përfitojnë shumë prej kësaj dhe do të keni zhvillim e përparim. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës duhet të kenë kujdes në fundjavë me jetën sociale, emocionale e punën dhe keni në dorë të ekspozoni veten për mirë, një projekt të realizuar. Mos bëni gabime që mund t’ju ekspozojnë. Është periudhë shumë pozitive dhe duhet të përfitoni, nga data 29 e deri më 4 shkurt kur planeti i fatit, Jupiteri që është në shenjën tuaj, kthehet në kurs të drejtë.

Gaforrja – Duhet të përqendroheni në pjesën tuaj të brendshme, në mendime e dëshirat e thella. Gjeni paqen, mbështetjen që është ana psikologjike dhe njëkohësisht, përqendrohuni në sferën financiare ku do të gjeni mbështetje nga familja, një dhuratë, bashkëshorti ose një bashkëpunëtor. Kujdes me reagimet ndaj provokimeve dhe në përditshmëri. Është një periudhë shumë e mirë për të lindurit në 3-4 ditët e fundit të shenjës që mund të bëni një udhëtim, të realizoni një dëshirë, atë që do të kërkoni do ta merrni, universi ju dëgjon. Në jetën personale mund të gjeni mik, shok, të dashur dhe jeni në një fazë erotike.

Luani – Java që vjen dhe periudha ofrojnë shanse për bashkëpunime profesionale dhe jetën erotike. Mund të gjeni përmes rrjetit social, ftesave njeriun që do të mbështesë synimet e qëllimet tuaja, por edhe njeriun e zemrës. Një mbështetje financiare mund të vijë nga ku s’e presim si një dhuratë në fund të javës. Jini të kujdesshëm me çfarë flisni e dëgjoni ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Mos besoni të gjitha çfarë ju thonë dhe nëse dikush ju thotë diçka që s’ju pëlqen, kontrolloni reagimet. Evitoni prapaskenat dhe përpiquni të gjeni qetësinë brenda jush.

Virgjëresha – Nga kjo javë dhe periudha në vijim deri më 20 shkurt, fokusohuni në punën dhe programimin e përditshmërisë. Është diçka shumë e lehtë për ju sepse jeni njerëz të punës. Puna gjatë kësaj periudhe dhe sakrificat që keni bërë më parë, këtë javë do të njihen e vlerësohen dhe ndoshta do të shpërbleheni në sferën financiare ose me një ngritje në detyrë. Kryesore janë marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja ku duhet të jenë të kujdesshëm të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës, mos t’i idealizojnë gjërat dhe do të jetoni momente dashurie romantike, por jini të ndërgjegjësuar dhe me këmbë në tokë. Çdo idealizëm do ta paguani më shtrenjtë më vonë.

Peshorja – Është periudhë pozitive për jetën erotike, për të marrë gëzime nga fëmijët, për të udhëtuar, për të bërë plane lidhur me jashtë shtetit, për të zgjidhur probleme ligjore, suksese në sferën profesionale ku duhet të jeni të kujdesshëm dhe të jepni maksimumin. Përfitoni nga 15-ditëshi në vijim sepse mund të merrni vendime serioze për jetën tuaj. Kujdes, mos i bëni bisht punës edhe nëse është fundjavë sepse do të përfitoni.

Akrepi – Keni shanse shumë të mira në fund të javës, mund të udhëtoni, të dashuroni dhe përgjatë 15-ditëshit që vjen duhet të përqendroheni në shtëpi, familje, problemet me pronën, do të favorizoheni, do të merrni ndihmë e mbështetje për të zgjidhur një problem familjar apo të lidhur me shtëpinë, mund të merrni një kredi. Është periudhë erotike dhe nëse doni të ndërmerrni një investim ku duhet të hidhni shumë para, bëni një programim shumë të kujdesshëm e realist. Kujdes të lindurit në ditët e para të shenjës si do ta përdorin fjalën në fillim të javës. Kujdes me mendimet sepse jeni pak xhelozë dhe i ekzagjeroni gjërat.

Shigjetari – Jeni të favorizuar në marrëdhëniet e bashkëpunimet ku mund të gjeni një bashkëpunëtor nëse ju intereson karriera dhe kjo do të ndodhë nga kontaktet e bisedat. Tri ditët e para të javës kini kujdes në to ndërsa do të keni zhvillime pozitive në jetën personale ku mund të njihni dikë që do ju ndryshojë të ardhmen e afërt. Më të favorizuarit janë të lindurit në fillim të dhjetorit. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës duhet të jenë të kujdesshëm në problemet familjare, jetën personale dhe mos i idealizoni e nënvlerësoni gjërat. Kujdes me shpenzimet dhe investimet, sidomos të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës.

Bricjapi – Fokusi juaj për këtë periudhë është në sferën financiare që lidhet me të ardhurat tuaja, me shpenzimet për të përmirësuar përditshmërinë, kushtet e punës dhe jetesës. Është e rëndësishme të keni një plan sa më të organizuar. Është një periudhë shumë e mirë për të promovuar punën, për të udhëtuar, për të bërë takime me njerëz të rrethit tuaj, të njihni personin me të cilin mund të dashuroheni. Ata që janë në një marrëdhënie të realizojnë një udhëtim të vogël për t’u afruar me partnerin. Në fillim të javës kini kujdes me shpenzimet dhe kujdes sepse mund të keni rikthime nga e kaluara dhe njerëz që ju provokojnë, por është në dorën tuaj që t’i përforconi marrëdhëniet.

Ujori – Të lindurit në ditët e para të shenjës përfituan ndryshime, morën mesazhe me nënkuptim nga ngjarje e situata që ju japin drejtimin e jetës. Kujdes në fillim të javës me mënyrën si flisni e mendoni dhe organizoni mirë përditshmërinë. Një fillim pozitiv do të vijë, një fëmijë, një dashuri, investim apo udhëtim, është periudhë zhvillimi e përparimi. Do të keni përfitime financiare.

Peshqit – Periudha për ju është kritike, shumë e bukur nga një anë, por duhet të jeni realistë. Është shumë e mirë për artistët, për t’u frymëzuar, për të kërkuar e marrë nga universi dhe për biseda intime dashurie. Bëni biseda me të cilat do të zgjidhni probleme lidhur me shtëpinë, familjen dhe duhet një plan i qartë në kokë. Jini punëtorë, periudha është erotike dhe përfitoni nga gjërat e mira të saj./tvklan.al

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA
ShowBizi

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026

Brikena dhe Mateo, janë cifti që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania 5. Edhe pse gjatë qëndrimit...

Read moreDetails
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës
ShowBizi

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

Hëna e re tek shenja e Dashit do të vazhdojë të na ndikojë, sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte...

Read moreDetails
“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!
ShowBizi

“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!

April 21, 2026

Teksa raporti i komplikuar mes Indrit dhe Vanesës mbetet kryefjala e dinamikave në “Ferma VIP”, një detaj mjaft i rëndësishëm...

Read moreDetails
Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!
ShowBizi

Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!

April 20, 2026

Në studion e “Rudina” në Tv Klan, këtë të hënë, më 20 prill, ishte e ftuar astrologia e njohur Meri...

Read moreDetails
Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së
ShowBizi

Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së

April 20, 2026

Mateo Borri, finalisti i këtij edicioni të BBVA-së ka thyer heshtjen për herë të parë në rrjetet sociale pas mbarimit...

Read moreDetails
“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese
ShowBizi

“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese

April 20, 2026

Pas daljes së tij nga Big Brother VIP Albania, ish-banori, Rogerti, është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një...

Read moreDetails
Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV
ShowBizi

Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV

April 20, 2026

Selin Bollati, u shpall fituese e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania të shtunën mbrëma. Një fitore...

Read moreDetails
“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën
ShowBizi

“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën

April 20, 2026

Orët e para pas mbylljes së finales së “Big Brother VIP Albania 5”, Miri ka zgjedhur t’i kalojë larg zhurmës...

Read moreDetails
E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)
ShowBizi

E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)

April 20, 2026

Polemikat pas finales së “Big Brother VIP Albania 5” nuk kanë të ndalur, dhe këtë herë goditja vjen drejtpërdrejt nga...

Read moreDetails
Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida
ShowBizi

Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida

April 20, 2026

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×