Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Jini vigjilentë në tri ditët e para të javës! Si do jetë fundi i muajit shkurt për shenjat e horoskopit sipas Chrysanthi Kalogerit

February 21, 2025
in ShowBizi
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri
2.7k
VIEWS

Java e fundit e shkurtit karakterizohet nga disa ngjarje astrologjike:

Marsi kthehet në vijë të drejtë në datën 24, në datën 27 është hëna e re në shenjën e Peshqve dhe më 2 mars, Afërdita kalon në prapavijë.

Por çfarë nënkuptojnë të gjitha këto për shenjat e zodiakut?

Astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri parashikon se fillimi i javës, sidomos tri ditët e para do të karakterizohen nga ngatërresat dhe konfliktet ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm.

TëFundit

Dikur ish-partnerja e Ledri Vulës, sot me Erik Fullanin! Sara Hoxha i jep fund “dyshimeve”, publikon foton me dashurinë e jetës

Dikur ish-partnerja e Ledri Vulës, sot me Erik Fullanin! Sara Hoxha i jep fund “dyshimeve”, publikon foton me dashurinë e jetës

October 29, 2025
Elgit Doda ben kete postim pas lajmeve për ndarjen nga Klea Huta

Elgit Doda ben kete postim pas lajmeve për ndarjen nga Klea Huta

October 29, 2025

Hëna e re çel stinën e eklipseve dhe duhen hedhur hapa të matur. Fundi i javës mund të ketë ekzagjerime në reagime, veprime e shpenzime.

Chrysanthi Kalogeri: Kemi një javë shumë të pasur në aspekte astrologjike dhe shumë të rëndësishme.

Në datën 24, Marsi kthehet në kurs të drejtë por do të lëvizë shumë ngadalë gjatë gjithë muajit mars derisa të marrë vrullin, por është një lajm shumë i mirë sepse aktiviteti, psikologjia po rriten, do të jemi më praktikë dhe rezultativë.

Fillimi i javës, nga e hëna në të mërkurën, por kryesisht data 25 (e martë) ka vështirësi në komunikim, ku humori jonë nuk do të jetë i mirë, ku mund të kemi lajme jo shumë të mira dhe pozitive, mendimet mund të jenë më gri.

Nuk duhet të marrim vendime përfundimtare, të hyjmë në konflikte dhe përpiqemi mos të bëjmë biseda shumë serioze ku mund të humbasim kontrollin.

Mund të organizojmë më mirë përditshmërinë dhe të vëmë pikat mbi “i”. Në datën 27 shkurt kemi një hënë të re në shenjën e Peshqve që hap skenën e zhvillimit të eklipseve, hap muajin mars që karakterizohet nga eklipset e planetët në prapavijë dhe do të bëjmë fillime të reja, të mira ku mund të përforcojmë pozitat, punën dhe të jemi të kujdesshëm, entuziastë aty ku duhet për të evituar gabimet dhe të jemi të ndërgjegjshëm, të ecim me hapa të sigurt e të ngadaltë. Është një periudhë me shumë fjalë, me informacione të gabuara, të ekzagjeruara, disa njerëz mund të ekspozohen. Në datat 2-3 duhet të jemi shumë të përmbajtur sepse ka entuziazëm, ekzagjerim, siguri dhe aty mund të implikohemi në marrëdhënie personale që i idealizojmë, në bashkëpunime profesionale ku mund të japim e marrim premtime që s’do të realizohen. Nëse do të udhëtoni, kontrolloni veprimet tuaja sepse tejkalimi i argëtimit mund të sjellë pasoja e gabime që mund të kushtojnë.

Dashi – Është momenti ku mund të zgjidhni probleme familjare, me pronën deri në fund të marsit. Do të çliroheni nga pengesat, jeta personale do të marrë drejtim të mirë dhe psikologjia juaj do të përmirësohet. Kujdes nga presionet që mund t’ju ushtrojnë, kujdes me reagimet dhe mos flisni për planet tuaja. Fokusohuni te to me hënën e re dhe do t’i realizoni pas datës 20 mars kur t’i venodosni më mirë në funksionim. Më 2 mars, Afërdita kthehet në prapavijë në shenjën tuaj ndaj shihni marrëdhëniet dhe mund të keni rikthimin e personave nga e kaluara. Në fillim të javës fokusohuni në çlodhje, qetësi, kujdesuni për shëndetin, organizoni planet dhe mos u jepni rëndësi planeve që mund të mos jenë shumë të mira për ju. Në fund të javës kujdes në bisedat me njerëzit e rrethit tuaj, mendimet mund të jenë pak të ekzagjeruara.

Demi – Rikthimi i Marsit në kurs të drejtë do të sjellë një rrjedhshmëri më të mirë në përditshmëri, në marrëdhëniet tuaja me të tjerët dhe do të shprehni më lirshëm mendimet, s’do të keni përpunimet që ju çojnë në të kaluarën. Udhëtimet që keni anuluar mund t’i bëni, qoftë për punë apo për të kaluar mirë. Ka filluar për ju një periudhë shumë aktive për jetën sociale ku do të gjeni mbështetjen që kërkoni. Në fillim të javës mos u implikoni në biseda që mund t’ju prishin humorin me miqtë tuaj. Mund të merrni këshilla të rëndësishme. Në fund të javës, kujdes në sferën financiare, implikimin me të tjerët në të dhe nuk është neovja për shpenzime të tepërta thjesht se duhet të paraqiteni diku. Nga fillimi i marsit mund të keni biseda intime, erotike dhe hëna e re te Peshqit shënon një fillim të ri për synimet tuaja ku do të gjeni mbështetjen e duhur.

Binjakët – Jeni nga më të ndikuarit e periudhës për shkak të hënës së re në datën 27 dhe eklipseve të marsit. Është një periudhë ku me hënën e re keni mundësi për fillime të reja ku do të gjeni mbështetje, por është në dorën tuaj që këto zhvillime t’i çoni drejt përparimit. Nga e hëna e në vazhdim, me kthimin e Marsit në kurs të drejtë, synimet në sferën financiare rriten më normalisht dhe zhvllokohen nga pengesat e deritanishme. Do të keni mundësi të shpërbleheni nga puna në vijim, jo vetëm tani dhe puna juaj do të vlerësohet. Nuk përjashtohet mundësia që disa nga ju të kenë ndryshime në punë dhe tani ësshtë momenti që ta gjeni. Tri ditët e para të javës mos hyni në konflikte, biseda e keqkuptime me njerëz më lart se ju apo në punë. Në fund të javës, kujdes në keqkuptime, në premtimet që do të jepni e merrni dhe mos flisni për veten. Të lindurit në 10-ditëshin e fundit mund të kenë disa probleme.

Gaforrja – Më në fund Marsi kalon në kurs të drejtë dhe do të gjeni ritmin e ditës. Disa gjëra që i bluanit apo viruset do ju lënë dhe do t’i shihni gjërat më qartë, do të jeni më produktivë në sferën profesionale, jetën sociale dhe do të keni reezultat. Jeni në një periudhë ku mund të bëni plane më të mira për të ardhmen. Në fillim të javës kujdes me disa informacione negative, mund t’ju prishin humorin, mund të merrni lajme që s’janë shumë të mira. Lërini këto tri ditë të kalojnë dhe mos merrni vendime përfundimtare. Me hënën e re te Peshqit, mund të bëni plane më të mira për të ardhmen afashkurtër dhe të gjeni mbështetje. Në fund të javës, merrni masat për një udhëtim dhe evitoni keqkuptimet në punë ose lajmet nga larg.

Luani – Është momenti të fokusoheni në sferën financiare që ka të bëjë me të tjerët ku mund të bëni fillime të reja. Do të gjeni mbështetje financiare për realizimin e synmeve dhe qëllimeve tuaja, por mbështetuni në forcat tuaja. Mund të keni ndryshime në sferën financiare që ka të bëjë me bashkëshortin tuaj. Kujdes këtë javë se mund të dalin probleme financiare të paparashikuara ose humbje të vogla. Në fund të javës, kujdes në marrëveshjet financiare me dikë nga rrjeti juaj social. Mos ndërmerrni iniciativa financiare.

Virgjëresha – Një periudhë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet, bashkëpunimet e çdo lloji, personale apo profesionale. Gjëra që kanë të bëjnë me jetën sociale, aktivizimin me qëllim rritjen e të ardhurave tuaja dhe gjetjen e burimeve që do të mbështesin synimet tuaja, tani marrin drejtimin që duhet të kenë. Tri ditët e para të javës, jini të kujdesshëm në marrëdhënie e bashkëpunime se mund të keni debate, konflikte e prishje. Mos kërkoni gjëra se mund t’ju mohohen. Me hënën e re te Peshqit përballë jush do të keni shanse për një fillim, bashkëpunim të ri ku do të gjeni mbështetje për realizimin e synimeve tuaja. Në fund të javës, kini kujdes në bashkëpunimet profesionale se ato që do të premtohen është vështirë të realizohen dhe në marrëdhëniet profesionale se do të keni një entuziazëm, sidomos të lindurit në ditët e fundit të shenjës.

Peshorja – Karriera, jeta sociale dhe bashëkpunimet profesionale, çështjet e familjes apo pronës do të zhbllokohen dhe marrin rrugën e zgjidhjes. Presionet që ju ushtronin të tjerët ose një kundërshtim që hasnit, do të gjejë normalitetin. Afërdita në shenjën e Dashit do të kthehet në prapavijë kështu që mund të keni rikthimin e bashkëpunimeve nga e kaluara, por edhe të dashurisë ose ju t’i riktheheni një historie të së shkuarës. Me hënën e re, duhet të fokusoheni në sferën profesionale, përvishni mëngët, bëni një fillim të ri, evitoni gabimet që mund të kushtojnë.

Akrepi – Periudha është favorizuese dhe më në fund Marsi kthehet në kurs të drejtë dhe ju bën praktikë në përditshmëri, rezultativë dhe ana psikologjike do të jetë më e mirë. Do të gjeni zgjidhje në përditshmëri, planet në të ardhemn dhe nëse keni një problem ligjor, do të marrë zgjidhje. Periudha është erotike dhe hëna e re ju afron me të dashurit, do të flirtoni, dashuroni, dotë gëzoheni nga fëmijët, do të realizoni një vepër në duart tuaja dhe të gjeni zgjidhje për një investim. Kujdes në marrëdhëniet personale dhe investimet që doni të bëni në fillim të javës. Në fund të javës duhet të keni kujdes në lëvizjet financiare sepse mund të dilni jashtë buxhetit.

Shigjetari – Periudha ju fton të jeni të preokupuar në familje, jetën personale, në ambientin ku punoni ose veproni. Kujdes në problemet që mund të keni në familje, zgjidhini me qetësi dhe merrni përgjegjësinë që ju takon. Mund të keni një problem në punë që mund t’ju ndikojë në humorin tuaj. Kini kujdes në fund të javësnë problemet që mund të keni në shtëpi. Mund të humbisni diçka apo të keni disa probleme në ambientin e shtëpisë për ata që janë lindur në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Kujdes në bisedat me bashkëshortin, bashkëpunëtorin, të dashurin sepse mund të humbisni kontrollin. Hëna e re ju sjell zgjidhje në akset kryesore të jetës pavarësisht pengesave.

Bricjapi – Një periudhë e rëndësishme për kontaktet, përditshmërinë, aktivizimin, promovimin e punës. Në tri ditët e para të javës duhet të jeni të kujdesshëm në debate, keqkuptime e konflikte që mund të keni me njerëzit që ndani përditshmërinë, të afërmit dhe do të dalin në pah gjërat që kanë të bëjnë me pronën, zgjidhjen e problemeve familjare. Në problemet me partnerin e bashkëpunëtorin do të dini ku gjendeni dhe ku do t’i çoni gjërat. Me hënën e re duhet të përmirësoni përditshmërinë, punën sepse do të sjellë rritje të të ardhurave, bëni udhëtime në fundjavë por kini kujdes gjatë tyre.

Ujori – Është momenti të fokusoheni në sferën financiare. Kujdes nga një humbje dhe evitoni këtë javë investimet pa plan të qartë. Është momenti të bëni një organizim të sferës financiare, ndërkohë që mund të dalë një impenjim ekonomik që ju prish pak terezinë. Problemet që kishin të bënin me përditshmërinë, akitivitetin tuaj, kontakte dhe problemet shëndetësore do të marrin zgjidhje.

Peshqit – Janë protagonistët e periudhës. Tri ditët e para të javës duhet të jenë shumë të kujdesshëm sepse humori mund të mos jetë i mirë. Dëgjoni me qetësi të tjerët, mos u pengoni dhe në fundjavë, kujdes në problemet në shtëpi, në jetën tuaj sepse gjërat mund t’i vlerësoni pak gabim. Problemet do të shkojnë drejt zgjidhjes./tvklan.al

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Dikur ish-partnerja e Ledri Vulës, sot me Erik Fullanin! Sara Hoxha i jep fund “dyshimeve”, publikon foton me dashurinë e jetës
ShowBizi

Dikur ish-partnerja e Ledri Vulës, sot me Erik Fullanin! Sara Hoxha i jep fund “dyshimeve”, publikon foton me dashurinë e jetës

October 29, 2025

Sara Hoxha e cila kohët e fundit është përfolur se është në një lidhje me Erik Fullanin, ka surprizuar ndjekësit...

Read moreDetails
Elgit Doda ben kete postim pas lajmeve për ndarjen nga Klea Huta
ShowBizi

Elgit Doda ben kete postim pas lajmeve për ndarjen nga Klea Huta

October 29, 2025

Prej ditësh në medien rozë po përflitet për një ndarje të mundshme të çiftit Kela Huta dhe Elgit Doda. U...

Read moreDetails
Zhvillime të papritura në Nëntor! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ndryshime të mëdha
ShowBizi

Zhvillime të papritura në Nëntor! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ndryshime të mëdha

October 29, 2025

Muaji nëntor vjen me energji të reja dhe ndryshime të papritura për disa shenja të zodiakut. Ndikimi i stinës së...

Read moreDetails
Pas lajmeve për ndarje nga Elgiti, Klea bën këtë postim
ShowBizi

Pas lajmeve për ndarje nga Elgiti, Klea bën këtë postim

October 28, 2025

Së fundmi kanë qarkulluar zëra të shumtë për një ndarje mes Elgit Dodës dhe Klea Hutës. Arsyeja që ka ndezur...

Read moreDetails
Aksidentohet ish banorja e BBV: kjo eshte gjendja e saj tani
ShowBizi

Aksidentohet ish banorja e BBV: kjo eshte gjendja e saj tani

October 28, 2025

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka kaluar momente frike në orët e para të mëngjesit të...

Read moreDetails
Zbardhet dinamika e krimit TRONDITËS në Durrës: 25-vjeçari goditi të atin me dru në kokë, më pas i nguli thikën në…
ShowBizi

Zbardhet dinamika e krimit TRONDITËS në Durrës: 25-vjeçari goditi të atin me dru në kokë, më pas i nguli thikën në…

October 28, 2025

Eshtë zbardhur dinamika e krimit të rëndë në familje në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një 25-vjeçar vrau babain e...

Read moreDetails
“Financat do fillojnë të rriten”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Financat do fillojnë të rriten”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

October 28, 2025

Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat...

Read moreDetails
LAJM I FUNDIT/ Krim në familje në vend, djali vr*t babanë
ShowBizi

LAJM I FUNDIT/ Krim në familje në vend, djali vr*t babanë

October 28, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, me pasojë një viktimë. Raportohet se një person ka...

Read moreDetails
Mërkuri në prapavijë dhe Hëna e re në datën 20! Astrologia: Nëntori, muaji që do t’i vërë të gjithë në provë
ShowBizi

Mërkuri në prapavijë dhe Hëna e re në datën 20! Astrologia: Nëntori, muaji që do t’i vërë të gjithë në provë

October 27, 2025

Astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka zbuluar parashikimin për muajin nëntor, dhe sipas...

Read moreDetails
Zbulohet aksidentalisht data e nisjes së Big Brother VIP Kosova 4?
ShowBizi

Zbulohet aksidentalisht data e nisjes së Big Brother VIP Kosova 4?

October 27, 2025

Fansat e Big Brother VIP Kosova kanë filluar të bëjnë hamendësime pas një detaji të fundit që ka dalë nga...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.