Edhe këtë sezon të ri në një emision televiziv, e hëna do të sjellë gjithnjë parashikimin e yjeve nga astrologia Meri Shehu. Si çdo fillim muaji, ajo bën parashikimin e klimës kozmike duke na treguar se çfarë duhet të presim nga lëvizja e yjeve dhe planetëve.
Njëkohësisht, nuk mungon as renditja e shenjave nga ajo më me pak fat te ajo që do të shkëlqejë këtë muaj, i cili ka plot surpriza.
Meri Shehu: Shtatori është muaj me dy eklipse shumë të mëdha, shumë të fuqishme. Më datë 7 shtator, i cili ndodh në shenjën e Virgjëreshës. Do t’i japin tonalitet të madh shtatorit, kanë filluar që më 23 gusht me hënën e re në Virgjëreshë, çfarë s’keni bërë!
Pritet akoma të bëhen gjëra të mëdha. Kjo hënë e plotë është shumë e rëndësishme për 10-ditëshin e dytë të Virgjëreshave. Më vonë kemi eklipsin e pjesshëm diellor në datën 21 në shenjën e Virgjëreshës dhe do të përkojë edhe me hënën e re. Afërdita është në Luan, por do të kemi kujdes javën e parë sepse Marsi që është futur në Peshore bën një lidhje jo të mirë me Jupiterin në Gaforre.
Gaforre, Peshore, Bricjap,Dash të lindur kryesisht në dhjetëditëshin e parë do të kenë kujdes në mënyrën si i trajtojnë bisedat, lëvizjet, harmonizimet, komunikimet, marrëdhëniet sepse jepen disa goditje të papritura. Në datën 19 Afërdita futet hyn prapë në Virgjëreshë.
Do të përmend datën 19, me futjen e Afërditës në Virgjëreshë do të bëjë një katërkëndësh me Uranin në Binjak dhe ditët 19-21 do t’i keni pak kujdes në çështjet personale e ekonomike duke përfshirë Virgjëreshë, Binjak, Peshq dhe Shigjetar që do ta marrin direkt këtë ndërhyrje.
12. Dashi
Javën e parë të shtatorit duhet të kenë shumë kujdes sepse Marsi është përballë shenjës së tyre në Peshore, goditet me Jupiterin në Gaforre. Çështje familjare, bashkëpunimesh, në çift, javën e parë të muajit shtator janë pak të tensionuara. Dy eklipse shumë të mëdha në Virgjëreshë kështu që do të ndryshojë patjetër rutina e përditshme, do të gjejnë ose mbyllin një punë, do t’i hapin punë vetes apo të tjerëve. Do të bëhet një ngarkesë e madhe ose një furtunë në jetën e përditshme. Dielli mund të dalë pak me vonesë pas 22 shtatorit kur të futet Marsi në Akrep kur të gjejnë seksualitetin dhe energjinë e tyre të brendshme që i shtyn të forocojnë pozitat ekonomike sepse në datën 19 ekonomia nuk do të jetë shumë mirë.
11. Bricjapi
Janë shenjë kardinale ku përballet Marsi me Jupiterin në Gaforre. Gaforren e kanë përballë, bashkëpunime, kundërshtarë, opozitë nga të gjitha anët në javën e parë të shtatorit. Marsi në Peshore i bën që ta humbin disi kontrollin dhe të jenë nervozë në çështjet familjare në përgjithësi. Eklipset në Virgjëreshë kërkojnë t’i stabilizojnë në udhëtime, kontakte me jashtë, shanse të dyta në një marrëdhënie erotike ose nëse duan të gjejnë diçka të re. Duhet t’i japin fund një marrëdhënieje, një ndjenje rreth datës 7 dhe pastaj të fillojnë me hënën e re në datën 21 për diçka të re.
10. Binjakët
Në datën 19, Urani që është në shenjën e tyre dhe do të kthehet i kundërt, i komplikon disi marrëdhëniet dhe planet e tyre. Në datën 19 humbin sigurinë në çështjet ekonomike dhe sentimentale. Pa rregulluar këtë sigurinë bazë, nuk mund të jetë mirë data 19. Fillon dhe hapet pas datës 21 me hënën e re dhe duke i sqaruar mirë pikat e dobëta e të forta, mund të hapin një biznes të ri, veprimtari, të blejnë ose ndërrojnë shtëpi.
9. Gaforrja
Kanë Jupiterin në shenjën e tyre, por Marsi në Peshore i çukit në kokë, në çështje karriere do të ndiejnë pasiguri ose antagonizëm më të shtuara nga sa është në të vërtetë. Shumë Gaforre të lindura në 10-ditëshin e parë ta kenë kujdes këtë periudhë. Eklipset tregojnë që do të ndryshojnë mendësi, plane, projekte ose si do t’i shohin gjërat. Pas datës 21 shikojmë Gaforret në rrugën e re. Mund të ketë pasiguri në përditshmëri dhe debate me njerëzit e afërt.
8. Demi
Kanë humbur sigurinë për sa i përket punës dhe mbështetjes së të afërmve ose jetës personale erotike. Do të kenë një mbyllje rreth datës 7, i vënë pikat mbi “i, sikur i japin një vendim kësaj gjëje. Në datën 19 shikojnë ku kanë siguritë ekonomike, shpenzimet, pasiguritë, mbështetjet dhe pas datës 21 fillojnë një etapë të re dhe ndoshta më të sigurt në jetën personale dhe situata të tjera.
7. Luani
Kanë shpenzuar shumët ë gusht, morën një lajm të mirë ekonomik më 23 gusht, u qetësuan, por fillon edhe një fushatë e fuqishme ekonomike. Data 7 është eklips hënor, mund të kemi të papritura jo shumë të këndshme kështu që shumë Luanë që duan të investojnë duhet të kenë kujdes se do të kenë një takim jo shumë të mirë që do t’i ndikojë me energji jo pozitive dhe bëjnë gabim. Të presin edhe datën 19 dhe pas datës 23 fillon një hapje e mirë ekonomike.
6. Ujori
Do të ndryshojnë rutinën e jetës së përditshme, nuk kapen dot, shkojnë sa andej-këtej, udhëtime, kontakte, palestra, punë. Tashmë me Virgjëreshën do të duan diçka më konkrete ose më të saktë në lidhje me punën dhe ekonominë që pas datës 23 fillojnë të marrin një fuqizim dhe të qartësohen në planet e tyre. Do të kenë disa debate të vogla në jetën personale ose ndonjë projekt personal derisa të stabilizohen gjërat që më pas fillojnë dhe marrin tendenca shumë pozitive.
5. Akrepi
Duhet të presin datën 22 që futet Marsi në shenjën e tyre, u jep energji, bëhen protagonistë e sharmantë. Kanë ca prapaskena në lidhje me punën, ngatërresa me planet, por eklipset në Virgjëreshë i kanë në favor sepse shkojnë mirë me to. Mund të mbyllin një punë dhe të hapin një akoma më të madhe më 21 shtator. Vjeshta fillon të marrë hov pozitiv për ta.
4. Shigjetari
Eklipset janë shumë të rëndësishëm dhe Marsi në Peshore i ndihmon. Sado që Marsi goditet shumë me Jupiterin dhe kanë shumë shpenzime javën e parë, ana ekonomike fluturon, e mbledhin veten dhe gjithmonë gjejnë një burim dhe mbështetje. Do të vendosin për jetën personale, vendime të mëdha për një ndarje ose një fillim të ri rreth datës 21 por rreth datës 7 duhet folur për një marrëdhënie që duhet sqaruar deri në fund.
3. Peshorja
Kanë Marsin në shenjën e tyre, u ka dhënë energji e tonalitet. Do të bëjnë disa beteja deri në datën 7 që do t’i fitojnë. Nuk shpresoj të luftojnë me mullinjtë me erë sepse kanë në kundërshtim Jupiterin, por një Peshore e kualifikuar do ta shfrytëzojë Marsin për një luftë antagoniste, të bukur, të drejtë dhe që të arrijë një fitore. Eklipset në Virgjëreshë tregojnë ndikim psikologjik. Është shenjë e favorizuar dhe do të ecë shumë përpara që me Marsin në Akrep që do t’u japë tonalitet ekonomik pas datës 22.
2. Virgjëresha
Kemi dy eklipse, do të ndodhin shumë ngjarje dhe ndonjëherë lodhen, nuk kanë komoditetin. Eklipsi i plotë hënor dhe i pjesshëm diellor do të bëjë të përballen me ndryshime, vendime, situata të cilat do t’u japin përgjigje ata, bashkëpunëtorët e tyre, marrëdhënie në çift etj. Ka shpenzime javën e parë të shtatorit, pastaj më qetësi. Në datën 19 mos merrni vendime të mëdha, të kalojë dhe pas datës 22 jeni në formë.
1.Peshqit
Do të kenë disa shpenzime deri në datën 7, por do ta marrin veten, do të kenë bashkëpunime të rëndësishme, oferta, ndarje, guxim për t’u ndarë nga diçka e vështirë, kurajë për të filluar diçka të rëndësishme. Në datën 22 futet Marsi në Akrep dhe Akrepi është shenja më seksuale për Peshkun që do të gjejë fuqinë e vet, marrëdhëniet personale, projektet do të ecin shumë mirë.