Vdekja e 27-vjeçares Migena Salihi, e cila u nda nga jeta në mënyrë tragjike duke sjellë në jetë 2 engjëjt e saj,
ka shkaktuar një tronditje te të afërmit e vajzës dhe e gjithë Shqipëria.
Një reagim i bërë në lidhje me këtë situatë nga doktoresha Romina Selenica ka bërë xhiron e rrjetit,
ku bëhet thirrje që të reagohet për këtë vdekje tragjike e cila sipas mjekes ka ndodhur nga dështimi i shtetit duke theksuar se Migena nuk mori ndihmë në momentin e duhur.
“Ajo nuk humbi se nuk luftoi. Ajo humbi sepse sistemi nuk ishte aty në kohën e duhur.
Sepse ndihma nuk erdhi në kohë. Sepse diçka që duhej të ishte e sigurt u kthye në fund” shkroi doktoresha në postimin e saj.
Më tej, në reagimin prekës i cili ka “thyer” rrjetin doktoresha nënëvizon se ky është rasti përmes të cilit dëshmohet se sistemi në Shqipëri
ka dëshmuar sepse një nënë nuk duhet të lihet në pritje të gjakut, sepse hemorragjia nuk të lë kohë po të merr jetën direkt.
“Një vend ku nëna vdes nga një hemorragji sepse nuk ka gjak, nuk është vend që ka probleme. Është një vend që ka dështuar. Hemorragjia nuk pret. Nuk të jep kohë të kërkosh, nuk të fal! Një sistem i cili të lë të lutrehs për gjak, nuk është sistem! Është braktisje e pastër! Kjo nuk është dramë! Ky është realitet! Një nënë nuk duhet të vdesë duke sjellë në jetë fëmijët e saj, nëse kjo ndodh ne kemi dështuar si shtet. Dhe kjo nuk është më diçka për t’u pranuar në heshjte!” shkruan më tej në reagimin e saj doktoresha Romina Selenica.
Kujtojmë se menjëherë pasi solli në jetë binjakët, gjendja shëndetësore e Migenës u përkeqësua, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ.
Pavarësisht faktit se thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, mobilizimit të dhjetëra qytetarëve të cilët iu përgjigjën apelit, si edhe përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë duke i lënë jetim dy bebushat e sapolindur.
Pavarësisht se tashmë nuk është më, Migena “do të jetojë” në zemrat e atyre që e deshën fortë, e pavarësisht dhimbjes, ajo do u kujtohet përmes dy bebusheve të cilit fati “nuk deshi” që t’i rriste vet.
Reagimi i plotë i doktoreshës Romina Selenica:
View this post on Instagram












