Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Humbje e madhe! Ndahet nga jeta regjisori i njohur, kinematografia shqiptare në Zl

September 1, 2025
in Të Fundit
7.4k
VIEWS

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale, e cila thote se “pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës”.

“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush”, shkruan vajza e tij Juna Anagnosti.

Jeta dhe veprimtaria

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.

TëFundit

Gati për të mbushur xhepat/ Këto 3 shenja do i tërheqin paratë si me magnet këtë muaj

Gati për të mbushur xhepat/ Këto 3 shenja do i tërheqin paratë si me magnet këtë muaj

November 1, 2025
Një Big Brother si asnjëherë më parë! Moderatori i spektaklit zbulon gjithcka

Një Big Brother si asnjëherë më parë! Moderatori i spektaklit zbulon gjithcka

November 1, 2025

Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.

Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

Veprat artistike
Ai është autor i shumë filmave shqip:

Gjoleka, djali i Abazit (2006)
Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)
Përrallë nga e kaluara (1987)
Gurët e shtëpisë sime (1985)
Kujtime nga Gjirokastra (1983)
Vëllezër dhe shokë (1982)
Në shtëpinë tonë (1979)
Monumenti (1977)
Lulëkuqet mbi mure (1976)
Kur hiqen maskat (1975)
Cuca e maleve (1974)
Përjetësi (1974)
Motive nga dita e diel (1973)
Malet me blerim mbuluar (1971)
Parafabrikatet (1970)
Plagë të vjetra (1968)
Duel i heshtur (1967)
Komisari i dritës (1966)
Njeriu kurrë nuk vdes (1961)

Tags: Dhimitër Anagnostivdekje

Related Posts

Gati për të mbushur xhepat/ Këto 3 shenja do i tërheqin paratë si me magnet këtë muaj
Të Fundit

Gati për të mbushur xhepat/ Këto 3 shenja do i tërheqin paratë si me magnet këtë muaj

November 1, 2025

Muaji nëntor vjen me bollëk dhe fat për 3 shenja të horoskopit. Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut, do të...

Read moreDetails
Një Big Brother si asnjëherë më parë! Moderatori i spektaklit zbulon gjithcka
Të Fundit

Një Big Brother si asnjëherë më parë! Moderatori i spektaklit zbulon gjithcka

November 1, 2025

Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka ndarë informacione të reja rreth edicionit të katërt të spektaklit, duke...

Read moreDetails
Ngjarje tragjike! L*ftë mes dy familjeve, të paktën 3 të vr*rë dhe mbi 10 persona të pIagosur!
Të Fundit

Ngjarje tragjike! L*ftë mes dy familjeve, të paktën 3 të vr*rë dhe mbi 10 persona të pIagosur!

November 1, 2025

Një ngjarje e përgjakshme ka tronditur ishullin e Kretës mëngjesin e së shtunës, ku të paktën tre persona kanë humbur...

Read moreDetails
Aksident i frikshëm në vend! Shoferi i dehur nxjerre mjetin nga rruga, 5 persona…
Të Fundit

Aksident i frikshëm në vend! Shoferi i dehur nxjerre mjetin nga rruga, 5 persona…

November 1, 2025

Një aksident ka ndodhur në fshatin Çerenec të Dibrës ku një 58-vjeçar, po drejtonte në gjendje të dehur furgonin e...

Read moreDetails
‘Nano nuk është më, dëmi që la PO…’ Deputeti bënë reagimin e papritur për vd*kjen ‘Zoti pastë mëshirë për të…’
Të Fundit

‘Nano nuk është më, dëmi që la PO…’ Deputeti bënë reagimin e papritur për vd*kjen ‘Zoti pastë mëshirë për të…’

November 1, 2025

Deputeti Gent Strazimiri, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, por me një ndryshim; tepër agresiv e...

Read moreDetails
‘Shk*ërdh*të u mërzite ti…’ Ish-truproja rrëfen batutën legjendare te Fatos Nanos pas darkës me Berishën dhe intervistës tek Fevziu
Të Fundit

‘Shk*ërdh*të u mërzite ti…’ Ish-truproja rrëfen batutën legjendare te Fatos Nanos pas darkës me Berishën dhe intervistës tek Fevziu

November 1, 2025

Viktor Agolli, ish-truproja historik i ish-kryeministrit Fatos Nano, ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin "Kjo Javë" në News...

Read moreDetails
Nëntori SHKUND fuqishëm këto dy shenja! Ditë të zeza dhe pengesa të mëdha parashikojnë yjet
Të Fundit

Nëntori SHKUND fuqishëm këto dy shenja! Ditë të zeza dhe pengesa të mëdha parashikojnë yjet

November 1, 2025

Nëntori nis me energji të forta astrologjike që do të testojnë durimin dhe pjekurinë emocionale të disa prej nesh. Ky...

Read moreDetails
E FUNDIT: Qeveria merr VENDIMIN E RENDESISHEM pas vd*kjes së Fatos Nano-s
Të Fundit

E FUNDIT: Qeveria merr VENDIMIN E RENDESISHEM pas vd*kjes së Fatos Nano-s

October 31, 2025

Shpallja e Zisë Kombëtare në nderim të të ndjerit Fatos Nano, ish-Kryeministër, udhëheqës dhe politikan i shquar Këshilli i Ministrave...

Read moreDetails
‘Kurrë nuk e kam thënë më parë…’ Pas vd*kjes, ish banorja e BBVA bënë komentin e papritur për Fatos Nanon
Të Fundit

‘Kurrë nuk e kam thënë më parë…’ Pas vd*kjes, ish banorja e BBVA bënë komentin e papritur për Fatos Nanon

October 31, 2025

Ish-banorja e "Big Brother Vip", Sara Gjordeni, ka reaguar në Instagram pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Sara...

Read moreDetails
‘Lindëm, u rritëm, u shkolluam dhe punuam bashkë, ti sot e mbylle!’ Ky është dedikimi më prekës për Fatos Nanon nga ‘mikja e jetës’
Të Fundit

‘Lindëm, u rritëm, u shkolluam dhe punuam bashkë, ti sot e mbylle!’ Ky është dedikimi më prekës për Fatos Nanon nga ‘mikja e jetës’

October 31, 2025

Saemira Pino, një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Fatos Nanos dhe shefe e kahershme e Kabinetit të tij, ka...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.