Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Hëna e Re te Luani hap një cikël të fuqishëm, Meri Gjini zbulon si do ndikojë te secila shenjë e Horoskopit

July 24, 2025
in ShowBizi
73
VIEWS

Astrologe Meri Gjini bëri parashikimin e horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Nga dje jemi zyrtarisht në periudhën e Luanëve. Me Venusin në katërkëndësh me Marsin, është një energji e fortë.

Marsi në Virgjëreshë është një hyrje jo shumë e lehtë. Kjo bën që të jemi të kujdesshëm me komunikimin te njerëzit që duam.

Sot në darkë kemi një Hënë të re te Luanët, ku ndodhet Mërkuri në të kundërt; nevoja për nisje të reja do të jetë shumë e madhe.

TëFundit

Zhvillime të papritura në Nëntor! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ndryshime të mëdha

Zhvillime të papritura në Nëntor! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ndryshime të mëdha

October 29, 2025
Pas lajmeve për ndarje nga Elgiti, Klea bën këtë postim

Pas lajmeve për ndarje nga Elgiti, Klea bën këtë postim

October 28, 2025

Në këtë 14-ditësh, Mërkuri do të jetë në të kundërt, por kjo nuk do të thotë që të mos nisin idetë dhe iniciativat personale. Ka një tendencë ky Mërkur që, nëse i bëjmë tematikë në grup idetë e reja ose i ndajmë me të tjerët, do të na e prishin mendjen dhe do të bëjmë pas.

Dashi
Kjo Hënë e re dhe ky Diell te Luanët favorizon shumë rritjen e cilësisë në raportet personale. Edhe ata që janë beqarë do të kenë mundësi të bukura. Marsi në hyrje katërkëndore nuk ndikon drejtpërdrejt.

Demi
Një hyrje jo shumë komode e kësaj Hëne të re. Nxit tendencën për të qenë larg zhurmës dhe rrëmujës. Ka ardhur momenti të mendoni seriozisht për pushimet. Ritmi i vjeshtës do të jetë shumë i fortë.

Binjakët
Venusin e kanë te vetja. Të lindurit 8–12 qershor duhet të jenë tolerantë në raportin në çift. Hëna e re dhe Dielli do të lehtësojnë shumë situata. Nxit komunikimin dhe praninë në grupe njerëzish që ju plotësojnë këtë nevojë.

Gaforrja
Jupiterin e kanë te vetja. Hëna e re i jep një stabilitet, një qetësi të brendshme; stabilitet në ekonomi dhe emocione. Është një 14-ditësh i qetë dhe i qartë. Jupiterin shfrytëzojeni maksimalisht për lëvizje të rëndësishme.

Luani
Kanin Mërkurin në të kundërt te vetja. Kanë Diellin nga dje dhe sonte në darkë Hënën e re. Do të e gjejnë veten me më shumë energji, kjo edhe në lëvizjet konkrete. Nëse nuk dëshironi nisje të reja këtë periudhë, merruni me veten dhe pamjen tuaj. Do të jetë një periudhë për pushim në anën profesionale.

Virgjëresha
Të lindurit nga data 8–12 shtator duhet të shmangin diskutime të forta me njerëz që duan fort. Ose, nisur nga nesër me këtë Hënë të re, të rishqyrtojnë problematikat ose shqetësimet që kanë pasur, për të sjellë qetësinë e tyre. Marsi është te ata. Vazhdon të jetë prioritet profesioni. Jep një mundësi shumë të mirë për të zgjidhur çështje ekonomike.

Peshorja
Është një Hënë e re favorizuese në mënyrën si ndihen me vlerësimet që marrin në punë. Ka një kënaqësi me mënyrën si e shohin të tjerët punën e Peshorës. Nuk do të mungojë edhe vëmendja emocionale, por më shumë flirt në distancë, për ata që janë në kërkim.

Akrepi
Një Hënë e re shumë e mirë për t’u marrë me çështje që i përkasin ekonomisë. Prej 3 vitesh kanë nisur ankesat ekonomike. Nga sot deri në mesin e javës që vjen, mendoni të bëni lëvizje konkrete në drejtim të ekonomisë suaj.

Shigjetari
Kanë Venusin përballë, nuk janë ditët më të qeta për të lindurit 8–12 dhjetor. Mos analizoni mënyrën si ndiheni në raport me dashurinë. Mos vendosni si ndihet tjetri, pa e dëgjuar atë. Hëna e re është favorizuese për ata që kanë çështje lëvizjeje, studimore ose ata që duan zhvillime në distancë.

Bricjapi
Ka një tendencë për të rivendosur pozicionimin e vetes në raport me të tjerët. Është një Hënë te Luanët që nuk është shumë komode për nxitjen e gjërave të mëdha. Minimalisht nxit një pozitivitet në mënyrën si i shohin gjërat. Ata që kanë plane për zhvillime ekonomike të mëdha, ta vendosin në agjendë që sot. Të tjerët të gjejnë kohë për vete.

Ujori
E kanë Diellin e tyre përballë me Hënën e re. Kanë për qëllim të rregullojnë dhe korrigjojnë raportet e tyre personale, për të qenë më të qartë me veten. Kush nga Ujorët ka në plan për bashkëpunim këtë periudhë, e kanë shumë të mbarë.

Peshqit
Është një Hënë e re miqësore, për vendime të rëndësishme për familjen. Me veten, edhe sot, të lindurit 8–12 mars duhet të jenë tolerantë dhe të ruajnë qetësinë ndaj njerëzve që duan./vizionplus.tv

Tags: HoroskopiMeri Gjini

Related Posts

Zhvillime të papritura në Nëntor! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ndryshime të mëdha
ShowBizi

Zhvillime të papritura në Nëntor! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ndryshime të mëdha

October 29, 2025

Muaji nëntor vjen me energji të reja dhe ndryshime të papritura për disa shenja të zodiakut. Ndikimi i stinës së...

Read moreDetails
Pas lajmeve për ndarje nga Elgiti, Klea bën këtë postim
ShowBizi

Pas lajmeve për ndarje nga Elgiti, Klea bën këtë postim

October 28, 2025

Së fundmi kanë qarkulluar zëra të shumtë për një ndarje mes Elgit Dodës dhe Klea Hutës. Arsyeja që ka ndezur...

Read moreDetails
Aksidentohet ish banorja e BBV: kjo eshte gjendja e saj tani
ShowBizi

Aksidentohet ish banorja e BBV: kjo eshte gjendja e saj tani

October 28, 2025

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka kaluar momente frike në orët e para të mëngjesit të...

Read moreDetails
Zbardhet dinamika e krimit TRONDITËS në Durrës: 25-vjeçari goditi të atin me dru në kokë, më pas i nguli thikën në…
ShowBizi

Zbardhet dinamika e krimit TRONDITËS në Durrës: 25-vjeçari goditi të atin me dru në kokë, më pas i nguli thikën në…

October 28, 2025

Eshtë zbardhur dinamika e krimit të rëndë në familje në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një 25-vjeçar vrau babain e...

Read moreDetails
“Financat do fillojnë të rriten”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Financat do fillojnë të rriten”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

October 28, 2025

Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat...

Read moreDetails
LAJM I FUNDIT/ Krim në familje në vend, djali vr*t babanë
ShowBizi

LAJM I FUNDIT/ Krim në familje në vend, djali vr*t babanë

October 28, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, me pasojë një viktimë. Raportohet se një person ka...

Read moreDetails
Mërkuri në prapavijë dhe Hëna e re në datën 20! Astrologia: Nëntori, muaji që do t’i vërë të gjithë në provë
ShowBizi

Mërkuri në prapavijë dhe Hëna e re në datën 20! Astrologia: Nëntori, muaji që do t’i vërë të gjithë në provë

October 27, 2025

Astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka zbuluar parashikimin për muajin nëntor, dhe sipas...

Read moreDetails
Zbulohet aksidentalisht data e nisjes së Big Brother VIP Kosova 4?
ShowBizi

Zbulohet aksidentalisht data e nisjes së Big Brother VIP Kosova 4?

October 27, 2025

Fansat e Big Brother VIP Kosova kanë filluar të bëjnë hamendësime pas një detaji të fundit që ka dalë nga...

Read moreDetails
“Koha për vendimet më të rëndësishme”, Meri Gjini bën parashikimin për javën e fundit të tetorit: Mundësi të papritura për këto shenja
ShowBizi

“Koha për vendimet më të rëndësishme”, Meri Gjini bën parashikimin për javën e fundit të tetorit: Mundësi të papritura për këto shenja

October 27, 2025

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
Ndahen Ledion Liço dhe Sara Hoxha?
ShowBizi

Ndahen Ledion Liço dhe Sara Hoxha?

October 27, 2025

Gazetari Agon Rexhepi sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka folur rreth një ndarjeje të mundshme të çiftit...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.