Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Hëna e përgjakur”, eklipsi që do të rindërtojë fatin e shumë shenjave të horoskopit…

September 10, 2025
in TvShow
0
VIEWS

Mesnatën e 7 shtatorit, qielli u ndriçua nga një spektakël i rrallë dhe magjik: Hëna e Përgjakur, një eklips i plotë Hëne që ndezi horizontin me një ngjyrë të kuqërremtë misterioze dhe tronditi energjitë e botës së astrologjisë.

Ky fenomen qiellor, që ndodh vetëm disa herë në dekada, nuk është thjesht një lojë e dritave në hapësirë, ai bart me vete një fuqi të madhe transformimi, ndikimi dhe paralajmërimesh të fuqishme, që do të zgjasin për tre muajt në vijim.

Astrologia e njohur Meri Shehu, në emisionin “Rudina” në TV Klan, zbuloi se ky eklips nuk është vetëm një fenomen kozmetik, por është i shoqëruar edhe me asteroidët ‘Pandora’ dhe ‘Orkus’, simbole të hapjes së kutisë së ndaluar dhe betejave të fshehta për pushtet, që do të prekin jo vetëm jetën personale të secilit prej nesh, por edhe skenën politike dhe sociale të vendit tonë.

Sipas astrologes, në këtë periudhë marrëdhëniet e vjetra do të testohen, vendimet e rëndësishme do të vihen në provë, dhe mundësi të reja do të lindin në çdo fushë të jetës. Nga fati profesional te çështjet emocionale, nga miqësitë te marrëdhëniet familjare, çdo shenjë e horoskopit do të përjetojë ndikime specifike, disa me sfida, disa me dhurata të veçanta.

TëFundit

LAJM I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në vend, gjendet një person pa shenja jete

E rëndë në vend: Vd*s tr*gjikisht i riu pasi u godit nga rrufeja

July 1, 2026
“Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

“Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

July 1, 2026

“Ishte një ngjarje e magjishme në qiell, edhe ata që nuk i kthyen sytë nga qielli, duhet që ta kishin parë atë hënë të kuqërremtë. Quhet ‘hëna e gjakut’. Është një nga eklipset më të fuqishme të këtij viti që do të ndikojë shumë në jetën tonë, por dhe merrnin pjesë dy asteroidë ‘Pandora’ dhe ‘Orkus’. ‘Pandora’, ju e dini që është simboli i një femre që hapi kutinë e ndaluar dhe dolën të gjitha të këqijat në botë dhe ngeli vetëm shpresa atje brenda. Është edhe ‘Orkusi’ që merr pjesë, një asteroid i fuqishëm që tregon se shumë njerëz të fuqishëm me një pushtet të fuqishëm në këtë kohë do të jenë kundër njerëzimit. Do të punojnë prapa disa ideve që jemi shumë shoqërorë dhe shumë të dashur, por në të vërtetë nuk do të jenë kështu. Do të shikojmë ngjarje që do të tronditin njerëzimin, por ngelet ajo shpresa në kutinë e ‘Pandorës’ gjithmonë. Ka ndikim vetëm tre muaj. Për hartën astrologjike të Shqipërisë është në kundërshtim me Uranin e Shqipërisë që është në Binjakë, kështu që ne do të dëgjojmë ngjarje që do të përmbysin pak a shumë të dhënat që ne kemi deri në fund të vitit në disa plane politike dhe sociale”, tha astrologia Meri Shehu.

Dashi, 2 yje – Eklipsi ndikon më shumë në botën e tyre shpirtërore. Dashët do të jenë pak më shumë të futur brenda vetes. Do të pyesin se çfarë kanë bërë vitin e kaluar, si do i rregullojnë. Me psikologjinë dhe mendjen e tyre ndihen të lodhur, por rreth datës 12 është një ditë e bukur marrëveshjesh, pune kryesisht. Kështu që Dashët, sado të lodhur dhe të stresuar të ndihen, tashmë duhet që të shfrytëzojnë datën 12-13 për ndonjë marrëveshje pune. Nëse u bëhet ndonjë ofertë, ta pranojnë.

Demi, 4 yje – Ndikohen nga eklipsi i fuqishëm, por ndikohen në rrethin shoqëror. Do të ndryshojnë tipologjinë se si do të zgjedhin miqtë dhe shokët. Do të mbyllin një cikël se çfarë shoqërie kanë pasur dhe do të nisin një shoqëri të re, por mbi bazën e asaj energjie që kanë marrë. Mund të bëjnë edhe zgjedhje të gabuara, sepse situata është disi e paqartë. Prandaj, kujdes!

Binjakët, 3 yje – Do të kenë një kusur të mirë, por edhe të keq. Kusuri i mirë është se mund të marrin një pozicion pune, por situata është shumë e paqartë dhe mund të jetë një njeri me shumë potencë që do t’u vërë kushte, që do t’u diktojë komandat dhe do të jenë thjesht disa njerëz të drejtuar. Binjakët që janë të zgjuar nuk do ta pranojnë këtë fat të tyre. Deri në datën 12 kanë fat në punë.

Gaforrja, 4 yje – Jupiteri është në një lidhje shumë të bukur me Diellin dhe Mërkurin në datën 12 dhe mund të marrin një lajm shumë të mirë personal, ose që lidhet me punën. Por, eklipsi ndikon në marrëdhëniet në çift, me partnerin/en. Ata që i kanë marrëdhëniet e vështira do të shikojnë që disa marrëdhënie mund të mos i rezistojnë këtij momenti, ose ato marrëdhënie që janë krijuar brenda një cikli 12-vjeçar mund të vihen përballë një prove dhe një sfide shumë të madhe dhe shumë Gaforre duhet që të kalojnë në njohje të reja. Megjithatë, kjo do të jetë një periudhë krijuese për ta.

Luani, 2 yje – Gabimet që kanë bërë këto vitet e fundit në çështjet ekonomike do t’i lajnë me këtë eklips. Deri në fund të vitit do të merren jashtë mase me këtë tendencë. Megjithatë, disa miq, disa shokë do t’u afrohen për t’u bërë ndonjë dhuratë, por tendenca e eklipsit këtë periudhë është që miqtë nuk janë shumë të sinqertë.

Virgjëresha, 4 yje – Do të merren me tendencën që duhet të vënë një diktat në jetën e tyre, një rregull dhe nuk duhet të lëkunden përballë një presioni që mund të vijë nga puna, ose nga një bashkëpunim që si duket i ka lodhur këto kohë. Tendenca për të ruajtur fuqinë, ose për t’u bërë ai njeriu i pushtetshëm që mund të vërë kufijtë te të tjerët, është si detyrë që duhet të dalë përballë Virgjëreshëve. Duhet të gjejnë fuqinë në këtë periudhë dhe të mos tremben fare.

Peshorja, 3 yje – Kanë shumë aktivitete. Jeta e tyre, dita e tyre do të ndryshojë komplet. Do të jetë e mbushur me veprimtari, produkt të madh, punë, lëvizje dhe kontakte. Duhet të kenë kujdes me shëndetin, sepse një veprimtari kaq e gjallë, me kaq shumë, mund të arrijë në një superlodhje. Në karrierë do të marrin një lajm shumë të mirë Peshoret rreth datës 12. Ndahen disa çmime shumë të mira, qoftë shpirtërore apo ekonomike.

Akrepi, 4 yje – Do të vihen në sprovë në çështjet erotike. Janë shumë erotikë në këtë periudhë, por situata është shumë e paqartë dhe eklipsi është shumë erotik në këtë periudhë. Shumë Akrepë ose do të ndahen, ose do të futen në një lidhje të re. Këto marrëdhëniet e 12 viteve të fundit do të vihen në një sprovë dhe shumë Akrepë do të marrin vendime për të nisur një jetë të re. Data 12 do të jetë shumë e mirë për një kontratë pune, ose për një kontakt me jashtë.

Shigjetari, 3 yje – Çështjet familjare nuk do të jenë të lehta për t’u sqaruar. Shumë Shigjetarë do të ndjejnë këtë javë që do të jenë në debat dhe të paqartë. Bashkëjetesa në familje do të sjellë një lloj nervozizmi dhe ata duhet të marrin disa vendime. Por, është një javë e mirë në aspektin e punës, karrierës dhe ngritjes profesionale. Ata që kanë lënë diçka përgjysmë mund të arrijnë që në fundjavë, rreth datës 13, të kenë një lajm shumë të mirë.

Bricjapi, 2 yje – Mos nënshkruani asnjë marrëveshje, ose protokoll, asnjë letër që kërkon garanci, qoftë në çështje ligjore, ekonomike, apo pune. Është situata e paqartë dhe do të dilni me humbje. Kjo javë do të jetë e mirë për ta në aspektet personale. Nëse do të duan që të takojnë dikë, duan të shoqërohen me dikë, apo të krijojnë një lidhje, kjo është e vetmja gjë që mund të favorizohet në këtë periudhë.

Ujori, 3 yje – Çuditërisht do të favorizohen në ekonomi, është momenti i tyre që të shkëlqejnë në ekonomi. Duhet të mësojnë nga gabimet që kanë bërë këto vitet e fundit, sidomos në këtë 12-vjeçarin e fundit. Shumë Ujorë mund të rregullojnë mjaft mirë anën e tyre monetare.

Peshqit, 5 yje – Hëna e plotë e përgjakur është në shenjën e tyre. Në jetën e tyre personale do të japë ndikime shumë të forta. Është pak e paqartë situata. Megjithatë, duhet që të njohin shumë mirë veten, partneritetet dhe të bëjnë fillime të reja. Duhet të ndahen nga e kaluara dhe të marrin vendime të mira në fundjavë. Hëna e plotë në shenjën e tyre është një thikë me dy presa.

Related Posts

LAJM I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në vend, gjendet një person pa shenja jete
TvShow

E rëndë në vend: Vd*s tr*gjikisht i riu pasi u godit nga rrufeja

July 1, 2026

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Delloc të Suharekës, ku një person ka mbetur i vdekur...

Read moreDetails
“Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP
TvShow

“Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

July 1, 2026

Poetja Mimoza Ahmeti ka rrëfyer në studion e emisionit QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj se çfarë i tha bashkëjetuesi...

Read moreDetails
‘Në datën 14 do ju ndodh…’/ Meri Shehu vjen me LAJME TE FUQISHME per keto shenja
TvShow

“Tregoni kujdes me këtë datën”/ Renditja e shenjave të horoskopit nga me më PAK fat tek ato me më SHUMË fat në muajin korrik

July 1, 2026

Korriku sapo ‘trokiti’ dhe astrologia e njohur, Meri Shehu, ka prezantuar parashikimin e fatit, duke zbuluar se cilat shenja do...

Read moreDetails
“Nuk të premton njeri çmim”/ Moza tregon bisedën me Arbanën dhe Eduartin përpara Ferma VIP: S’më erdhi mirë…nga Arbana kisha frikë!
TvShow

Moza tregon bisedën me Arbanën dhe Eduartin përpara Ferma VIP: S’më erdhi mirë…nga Arbana kisha frikë!

July 1, 2026

Fituesja e edicionit të parë të “Ferma VIP”, shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti, ka qenë së fundmi e ftuar në...

Read moreDetails
Muaji korrik nis me tronditje në punë dhe në dashuri për këto shenja! – Horoskopi për nesër, e Mërkurë, 1 Korrik 2026
TvShow

Muaji korrik nis me tronditje në punë dhe në dashuri për këto shenja! – Horoskopi për nesër, e Mërkurë, 1 Korrik 2026

July 1, 2026

Dashi Keni kaluar një periudhë të mbushur me tensione, të cilat do të jenë të pranishme edhe gjatë kësaj të...

Read moreDetails
DETAJE nga aksidenti tragjk në autostradën Tiranë-Durrës, raportohet për v**tima dhe të pl*gosur!
TvShow

DETAJE nga aksidenti tragjk në autostradën Tiranë-Durrës, raportohet për v**tima dhe të pl*gosur!

June 30, 2026

Detaje të reja janë zbarhdur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku një furgon...

Read moreDetails
LAJM I FUNDIT/ Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy të vd*kur
TvShow

LAJM I FUNDIT/ Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy të vd*kur

June 30, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se një furgon me pasagjerë...

Read moreDetails
“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!
TvShow

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 30, 2026

Do të ndryshojnë fatet e njerëzimit gjatë muajit korrik, këtë e bën të ditur astrologia e famshme Meri Shehu, e...

Read moreDetails
Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Qershor 2026
TvShow

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Qershor 2026

June 30, 2026

Dashi Ka ardhur koha te merrni masa serioze sot ne mënyrë qe ta ndryshoni rrënjësisht jetën tuaj. Ne fakt edhe...

Read moreDetails
Muaji Korrik sjell ndryshime te medha, këto tre shenjat e zodiakut përballen me sfida
TvShow

Muaji Korrik sjell ndryshime te medha, këto tre shenjat e zodiakut përballen me sfida

June 30, 2026

Vera ka nisur dhe me të vjen një periudhë e shoqëruar nga ndryshime në ritmin e përditshëm dhe rritje e...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.