Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Gjallë a vd*kur unë vetëdorëzohem!” 4 fëmijë mbetën jetimë, arrestohet një nga autorët e vr*sjes së çiftit Mujeci

June 18, 2026
in Te Fundit
0
VIEWS

Është vënë në pranga në Mal të Zi 40-vjeçari Besnik Kolndreu i cili dyshohet të ketë ndihmuar në vrasjen e çifit Mujeci, ngjarje e ndodhur në Balldren në Lezhës, më 26 prill të 2026.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kolndreu është arrestuar në Mal të Zi nga ku është deportuar në vendin tonë dhe ka mbërritur në Policinë e Lezhës.

Ashtu siç ka raportuar dhe më parë newsbomb.al, Polciia bën me dije se Kolndreu është vënë në pranga pasi akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.

"Në vijim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Lezhë, u bë ndalimi i shtetasit B. K., 40 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.

TëFundit

Në Iuftë me jetën, por nuk ja doli dot! Humb jetën burri që u pIagos në aksident disa ditë më parë

Në Iuftë me jetën, por nuk ja doli dot! Humb jetën burri që u pIagos në aksident disa ditë më parë

June 18, 2026
Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti

Tradhëtia do ju zbulohet, gënjeshtrat do ju dalin sheshit/ Këto shenja të përgaditen për sot

June 18, 2026

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lezhës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren, ku u vranë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe G. M., bashkëshortë" njofton Policia.

Kujtojmë se gjatë kontrolleve të kryera në sajë të zbardhjes së vrasjes së çiftit Mujeci, në banesën e Kolndreut është gjetur një nga automjetet që dyshohet se është përdorur nga autorët për atentatin e ndodhur mesditn e 26 prillit në Balldren të Lezhës.

Megjithatë, 40-vjeçari ka pretenduar se në momentin e ngjarjes ka qenë duke udhëtuar drejt Malit të Zi, ku jeton dhe punon prej disa vitesh së bashku me familjen.

“Mua po më shkatërrohet e gjithë familja.. e ardhmja e fëmijëve të mi. Puna ime dhe i gjithë mundi i gjithë këtyre viteve, plus duan të më futin në gjak me një familje me të cilët kurrë nuk kemi patur problemin më të vogël. Prandaj i lutem shtetit që çështjen tonë ta shikojnë me imtësi dhe profesionalitet sepse këtu nuk është vetëm shteti dhe burgu ku duan të më futin pa patur asnjë faj, por dhe gjaku, dhe ne nuk duam të biem në gjak me askënd pa na pasur borxh dhe pa ju pasur borxh”, është shprehur ai.

Gjithashtu Kolndreu pretenduar familja e tij nuk kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe për atentatin, të cilën e kanë mësuar përmes rrjeteve sociale.

Ndërsa i ka mëshuar faktit se nuk ka lidhje me vrasjen e çifit Mujeci, e cila është kryer për shkaqe hakmarrjeje, Kolndreu më parë ka thënë se do të vetëdorëzohet në Polici.

Ndërsa së fundmi blutë e vendit bëjnë me dije se ai është vënë në pranga në Mal të Zi, nga ku është deportuar në qytetin e Lezhës.

Kujtojmë se nga atentati i ndodhur pasditen e 26 prillit në Balldren të Lezhës, në shenjë hakmarrjeje ndaj Kreshnik Mujecit, ky i fundit së bashku me gruan e tij humbën jetën duke lënë pas 4 fëmijë të mitur.

Në tetor të 2016, Mujeci bashkë me vëllezërit e tij Lin dhe Jozef Mujeci vranë Gegë Mhillin (i njohur edhe si Genc Mhillaj apo Gent Pjetri).

Hetimet e bëra në sajë të zbardhjes së vrasjes së çiftit Mujeci, të cilët u ekzekutuan vetëm 10 metra larg shtëpisë së tyre, nxorrën në pah se autorët e ngjarjes së rëndë janë 3 të rinjtë Adriano, Florin dhe Renato Mhillaj, dyshohet djali dhe dy nipërit e Genc Mhillajt, i cili u vra në 2016 nga Kreshiku dhe të vëllezërit.

Vrasja e çifti Mujeci tronditi mbarë opininin publik, pasi duke marrë gjakun e Genc Mhillaj, mbeti e vrarë dhe gruaja e Kreshnikut, diçka që sipas traditave në veri të vendit është e patolerueshme.

Nga atentati i mirëorganizuar që u mori jetën dy prindërve, jetim 4 fëmijë të pafajshëm, për të cilët shqiptarët kanë tentuar të grumbullojnë të ardhura që t’u plotësojnë kushtet e jetesës.

Njoftimi i Policisë:

Falë informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, si dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet policore malazeze, Policia e Malit të Zi lokalizoi dhe kapi në Ulqin një shtetas të kërkuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren.

Menjëherë pas kapjes, shtetasi u deportua në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, ku iu dorëzua shërbimeve të Policisë Kufitare shqiptare dhe më pas u shoqërua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Në vijim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Lezhë, u bë ndalimi i shtetasit B. K., 40 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lezhës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren, ku u vranë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe G. M., bashkëshortë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi B. K. dyshohet se ka ndihmuar autorët e kësaj ngjarjeje, duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur prej tyre pas kryerjes së krimit. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të hetimeve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tags: Besnik Kolndreucifti mujacivrasje

Related Posts

Në Iuftë me jetën, por nuk ja doli dot! Humb jetën burri që u pIagos në aksident disa ditë më parë
Te Fundit

Në Iuftë me jetën, por nuk ja doli dot! Humb jetën burri që u pIagos në aksident disa ditë më parë

June 18, 2026

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po trajtohej prej disa ditësh pasi mbeti i...

Read moreDetails
Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti
Te Fundit

Tradhëtia do ju zbulohet, gënjeshtrat do ju dalin sheshit/ Këto shenja të përgaditen për sot

June 18, 2026

Dashi Do të provoni eksperienca te reja me atë që keni në krah. Ditë e favorshme edhe për financat. Do...

Read moreDetails
U rrëzua me jet-ski pas darkës që konsumoi me familjarët dhe u mb*t në liqen, nxirret tr*pi i p*jetë i të riut!
Te Fundit

U rrëzua me jet-ski pas darkës që konsumoi me familjarët dhe u mb*t në liqen, nxirret tr*pi i p*jetë i të riut!

June 17, 2026

Pas 48 orësh kërkime intensive, është gjetur trupi i pajetë i 37-vjeçarit Armando Zajsi, i cili u mbyt në ujërat...

Read moreDetails
Tragjike në Lushnje! Përmbyset mjeti bujqësor, humb jetën drejtuesi i mjetit
Te Fundit

Tragjike në Lushnje! Përmbyset mjeti bujqësor, humb jetën drejtuesi i mjetit

June 17, 2026

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën teksa punonte...

Read moreDetails
Magji apo energji e pastër? Paralajmëron FUQISHEM Meri: Një grua do ju sjellë të PAPRITUREN në jetën tuaj
Te Fundit

Magji apo energji e pastër? Paralajmëron FUQISHEM Meri: Një grua do ju sjellë të PAPRITUREN në jetën tuaj

June 17, 2026

Yjet kanë folur dhe këtë herë mesazhi i tyre është më se i qartë dhe i fuqishëm. Astrologia e njohur...

Read moreDetails
Trishtim dhe dhimbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur shqiptar
Te Fundit

Trishtim dhe dhimbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur shqiptar

June 17, 2026

Kinemaja shqiptare përsëri në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Gjergji Lala, në moshën 79-vjeçare. Lala ishte një aktor...

Read moreDetails
Aksident i trefishtë në vend! Makina shkatërrohet tërësisht, një person…
Te Fundit

Aksident i trefishtë në vend! Makina shkatërrohet tërësisht, një person…

June 17, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në kasin Pogradec-Lin, pranë fshatit Udënisht, ku 3 mjete...

Read moreDetails
Arbana dhe Edi ‘bojkotojnë’ festën e ‘Ferma VIP’, çfarë ndodhi?
Te Fundit

Cfarë ndodhi në momentin e fundit? Arbana dhe Edi ‘bojkotojnë’ festën e ‘Ferma VIP’?

June 17, 2026

Të hënën mbrëma u mbajt finalja e edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP”, ku pas një rrugëtimi të gjatë...

Read moreDetails
Tërmeti 6.7 ballë në Indonezi ndan rrugën përgjysmë, banorët në panik (VIDEO)
Te Fundit

Tërmeti 6.7 ballë në Indonezi ndan rrugën përgjysmë, banorët në panik (VIDEO)

June 17, 2026

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë goditi ditën e sotme Indonezinë qendrore. Deri tani është raportuar për një viktimë dhe...

Read moreDetails
Mbajeni veten nën kontrroll! Një LAJM I FUQISHEM do ju shkaktojë ‘TERMET’ në jetën tuaj
Te Fundit

Mbajeni veten nën kontrroll! Një LAJM I FUQISHEM do ju shkaktojë ‘TERMET’ në jetën tuaj

June 17, 2026

Dashi Dita e sotme do jete shume e kenaqshme per ata qe jane ne nje lidhje dhe ne cdo cast...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.