Ka folur për herë të parë nëna e Ena Muçajt, 12-vjeçarit të cilit një ditë më parë iu pre jeta në mes në mënyrë tragjike nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi.
Në një lidhje direkt për Euronews Albania, mami i Eneas, e cila ditën e sotme i dha lamtumirën e fundit djalit të saj, ka rrëfyer momentet e tmerrit pak minuta pas aksidentit tragjik.
Sipas saj, ka qenë motra e 12-vjeçarit ajo e cila vrapo në momentin tragjik dhe nuk po njihte të vëllain pasi trupi i tij ishte i mbuluar nga gjaku.
Vijon…
“Goca e kishte parë ngjarjen, të gjithë ngjarjen. Çfarë të shihte, goca ishte tmerruar, ishte tmerruar se nuk e njohu vëllain, nuk e njohu kokën e vëllait. Kur shkova, çfarë të shihja, e kam marrë djalin në krahë, i kullonte gjaku, e kam marrë në krahë djalin, i kullonte gjaku si det, u mbush shtëpia me gjakun e djalit.
Ma kishin therur, nuk e njoha nga koka djalin, nga trupi, më ishte bërë djali copë-copë. E njoha vetëm nga kraharori, bënte terapi çdo ditë, më thoshte do bëhem mirë me mami”, tha ajo mes lotëve.












