Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shqipërinë e jo vetëm, pasi një 20-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Itali.
Mediat vendase raportojnë se viktima Anxhela Byku ra nga kati i dytë i një ndërtese e për rrjedhojë ajo ndërroi jetë në spitalin e Piacenzës.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e martë në rrugën Beverora.
Ndërsa thuhet se Anxhela kishte rënë në oborrin e brendshëm të ndërtesës nga një lartësi rreth 8 metra dhe u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arerit t’u mbijetonte plagëve të marra.
Raportohet se 20-vjeçarja jetonte prej rreth një muaji në atë apartament me bashkëshortin e saj.
Rrethanat e rënies së saj nga lartësia mbeten të paqarta ndërsa behet me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.












