Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Enver Bajraktari u gropos në arën me misër, autori i dyshuar: S’kisha qëllim ta vr*sja, por…

August 18, 2025
in TvShow
0
VIEWS

Top Kolshi, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit, në Baicë të Lipjanit, në seancën dëgjimore të mbajtur më 13 gusht 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë deklarimit ka thënë se nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.

Sipas vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Kolshi ka deklaruar se është penduar për veprën që ka kryer.

“E përkrahu fjalën e avokatit tim dhe shtoj se me vjen keq për familjen e të ndjerit dhe të ndjerin, nuk kam pas arsye dhe as qëllim që ta mbys dhe jam penduar. Ka qenë në pronën time dhe më ka sulmuar në pronën time”, citohet të ketë deklaruar Kolshi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në vendim thuhet se mbrojtësi i të dyshuarit Kolshi, avokati Halim Shala ka propozuar që ndaj të mbrojturit të tij të bëhet ekzaminim psikiatrik.

TëFundit

Aksident tragjik në Greqi, vdesin tre shqiptarë, dy të plagosur rëndë

Aksident tragjik në Greqi, vdesin tre shqiptarë, dy të plagosur rëndë

August 18, 2025
Tragjedi në Itali/ U qëllua me armë elektrike nga karabinierët, ndërron jetë shqiptari

Tragjedi në Itali/ U qëllua me armë elektrike nga karabinierët, ndërron jetë shqiptari

August 18, 2025

“E kundërshtojmë kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit, meqenëse kjo mase ka të bëjë me sigurinë e klientit tim për shkak të raporteve që kane me familjen e viktimës pasi që jetojnë në të njëjtin vend, le te mbetet si e tillë në këtë fazë me propozim që gjatë kësaj periudhe të bëhet një ekzaminim psikiatrik për Kolshi me të cilën do të vërtetohet dhe argumentohet në mënyrë objektive gjendja e afektit mendor, respektivisht të vërtetohet se në kohën e kryerjes së veprës penale i njëjti a ka qenë në gjendje të kuptoj veprimet e veta”, citohet deklarimi i Shalës.

Lidhur me këtë, prokurori Arben Hoti ka thënë se do ta kenë parasysh njoftimin e mbrojtjes lidhur me mundësinë e paraqitjes së kërkesës për ekzaminim psikiatrik dhe kërkoi nga mbrojtja që në rast se posedojnë dokumente të mëhershme shëndetësore të kësaj natyre, t’i dorëzojnë në Prokurori.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se mes datës 3 gusht ora 16:00 e deri më 4 gusht në ora 12:10 në fshatin Baicë – Komuna e Lipjanit, i pandehuri Kolshi për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake, me dashje e në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, privojnë nga jeta tani të ndjerin Bajraktari.

Aty thuhet se Enver Bajraktari, rreth orës 16:00 të 3 gushtit, ka dalë nga shtëpia e tij duke dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhe të fshatit, e ku më pas i njëjti goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, e më pas ngufatet. Pastaj, trupin e tij, e tërheqin zvarrë disa metra duke kaluar përmes një are të mbjellë me misër, hiqen disa rrënjë misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi një metër brenda saj vendoset trupi i viktimës, dhe më pas mbulohet trupi me dërrasa.

Gjithnjë sipas vendimit, më pas, gropa u mbulua me dhe, kurse aty u rivendosën rrënjët e misrit. Më pas, familjarët bënë kërkime rreth fshatit dhe më 4 gusht, në ora 12:10 e gjetën trupin e viktimës pa shenja jete.

Prandaj për këto veprime, Kolshi dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal.

Kolshi dyshohet po ashtu edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal. Krejt kjo pasi që në shtëpinë e tij me dashje dhe vetëdije, pa autorizim kishte mbajtur një armë të tipit Zastava dhe 50 gëzhoja.
Në vendim po ashtu thuhet se raporti analitik i pamjeve të kamerave të sigurisë vërteton faktin se viktima ishte nisur në drejtim të vendit të quajtur “ara e misrit”, dhe lëvizjet e të pandehurit fillimisht afër shtëpisë së kushëririt të viktimës e pastaj shkuarja tek vendi i quajtur “ara e misrit”.

Në vendimin që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se nga deklaratat e dëshmitarëve Q.B., Q.B., dhe A.B., thuhet se ata kanë spjeguar që viktima me tani të pandehurin kanë pasur mosmarrëveshje para 2 viteve dhe se në ditën kritike ka dalë me lopë dhe nuk është lajmëruar.

Ndërkaq, nga raporti i autopsisë rezulton se viktima kishte lëndime në trup dhe si pasojë e ngufatjes ka ardhur deri te vdekja.

Në lidhje me veprimet, thuhet se Kolshi në Polici, e po ashtu edhe në seancë dëgjimore ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Andaj, Gjykata Themelore ka ardhur në përfundimin se marrë parasysh se Kolshi është njoftuar për hetimet që po zhvillohen ndaj tij, mosha e re, dënueshmëria e veprës penale dhe fakti se është i pamartuar, mund të ekzistojë rreziku i përsëritjes së veprës dhe arratisjes.

Gjithashtu, Gjykata ka gjetur se bazuar edhe në peshën e veprës penale dhe rrethanat nën të cilat dyshohet se Kolshi ka kryer veprën penale- fshehja e trupit të pajetë i cili më pas u gjet i groposur, kushtëzohet caktimi i masës së paraburgimit.

Po ashtu, në vendim thuhet se duhet marrë parasysh edhe e kaluara kriminale e të pandehurit, i cili rezulton se ka dy akgjykime të plotfuqishme, e njëri prej tyre (i datës 25 nëntor 2024) ka të bëjë me vepër penale kundër jetës dhe trupit, e në të cilin rast besohet se viktimë ka qenë pikërisht i ndjeri Bajraktari.

Më 4 gusht, Policia njoftoi se u gjet një trup i groposur në Baicë të Lipjanit dhe se dyshohet për vrasje të rëndë. Një ditë më pas, më 5 gusht, Prokuroria njoftoi se është identifikuar trupi i viktimës, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur. Kurse, më 12 gusht u bë e ditur se është arrestuar i dyshuari Top Kolshi.

Related Posts

Aksident tragjik në Greqi, vdesin tre shqiptarë, dy të plagosur rëndë
TvShow

Aksident tragjik në Greqi, vdesin tre shqiptarë, dy të plagosur rëndë

August 18, 2025

Një aksident trafiku me tre të vdekur të cilët janë shtetas shqiptarë, dhe dy të plagosur rëndë ndodhi pasditen e...

Read moreDetails
Tragjedi në Itali/ U qëllua me armë elektrike nga karabinierët, ndërron jetë shqiptari
TvShow

Tragjedi në Itali/ U qëllua me armë elektrike nga karabinierët, ndërron jetë shqiptari

August 18, 2025

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese,   në kodrat mbi Xhenova, pas...

Read moreDetails
E RËNDË/ Gjendet i vd*kur një burrë! Dyshohet për vetëvr*sje me armë zjarri
TvShow

E RËNDË/ Gjendet i vd*kur një burrë! Dyshohet për vetëvr*sje me armë zjarri

August 18, 2025

Mbrëmjen e djeshme, në banesën e dajës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. S., 37 vjeç. Sipas...

Read moreDetails
Sara Gjordeni humb në aks*dent shokun e fëmijrisë, prek me postimin për të
TvShow

Sara Gjordeni humb në aks*dent shokun e fëmijrisë, prek me postimin për të

August 18, 2025

Një aksident i rëndë rrugor në Berat i ka marrë jetën Ornel Caushajt, një të riu që la pas dhimbje...

Read moreDetails
Vazhdon drama Fifi – Egli, ky është zhvillimi i fundit
TvShow

Vazhdon drama Fifi – Egli, ky është zhvillimi i fundit

August 18, 2025

Pas daljes nga Big Brother VIP 4, Egli Tako krijoi një miqësi të fortë me këngëtaren Fifi, duke u shfaqur...

Read moreDetails
Këngëtari i njohur ‘burgoset’ në spital psikiatrik nga familja e tij…
TvShow

Këngëtari i njohur ‘burgoset’ në spital psikiatrik nga familja e tij…

August 18, 2025

Këngëtari i mirënjohur grek Giorgos Mazonakis, i cili u mbyll nga motra e tij dhe familjarë të tjerë në spitalin...

Read moreDetails
Njihuni me 3 shenjat me fat të horoskopit për këtë javë! Fillime të reja, udhëtime dhe mundësi profesionale
TvShow

Njihuni me 3 shenjat me fat të horoskopit për këtë javë! Fillime të reja, udhëtime dhe mundësi profesionale

August 18, 2025

Energjia qiellore arrin kulmin këtë javë, duke sjellë mundësi, fillime të reja dhe ndryshime të thella për disa shenja të...

Read moreDetails
Aks*dent në Ksamil, 23-vjeçari pl*goset rëndë pasi u p*rplas nga makina…
TvShow

Aks*dent në Ksamil, 23-vjeçari pl*goset rëndë pasi u p*rplas nga makina…

August 18, 2025

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasdite në Ksamil,   në zonën e quajtur Arameras, ku një këmbësor mbeti i plagosur...

Read moreDetails
Horoskopi ditor, 18 gusht, shenjat më me fat
TvShow

Horoskopi ditor, 18 gusht, shenjat më me fat

August 18, 2025

Dashi Ata qe janë ne një lidhje do kërkojnë me shume qëndrueshmërinë dhe besnikërinë sesa pasionin. Urani ka rrezik te...

Read moreDetails
Tr*gjedi në vend! ‘Mercedesi’ përplas vajzën e mitur
TvShow

Tr*gjedi në vend! ‘Mercedesi’ përplas vajzën e mitur

August 17, 2025

Një aksidet tragik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën turistike të Lungomares në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë rrotës...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.