Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

E tmerrshme! Prindërit vr*sin dy djemtë e tyre me autizëm dhe më pas i marrin jetën vetes

February 3, 2026
in Te Fundit
923
VIEWS

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë Perëndimore, pasi dy prindër dhe dy djemtë e tyre adoleshentë me autizëm janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre në një lagje elitare të Perth-it.

Trupat e pajetë të Jarrod Clune, 50 vjeç, Maiwenna Goasdoue, 49 vjeç, si dhe të djemve të tyre Leon, 16 vjeç dhe Otis, 14 vjeç, u gjetën në shtëpinë familjare në Mosman Park. Të dy fëmijët vuanin nga autizëm i rëndë dhe ishin joverbalë, shkruan The Sun.

Shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 08:15 të mëngjesit të së premtes nga një punonjëse kujdesi, e cila vizitonte rregullisht familjen, por nuk kishte arritur të kontaktonte me ta. Ajo gjeti pranë banesës një shënim paralajmërues që këshillonte të mos hynte brenda dhe udhëzonte që të njoftohej policia.

Brenda shtëpisë, policia gjeti të pajetë katër anëtarët e familjes, si edhe dy qentë dhe një mace. Autoritetet thanë se vdekjet nuk dukeshin të dhunshme dhe nuk janë përdorur armë, ndërsa trupat u gjetën në pjesë të ndryshme të banesës.

TëFundit

VIDEO/ Luiz Ejlli realizon këngë për protestat në Tiranë! PAMJET BEHEN VIRALE!

VIDEO/ Luiz Ejlli realizon këngë për protestat në Tiranë! PAMJET BEHEN VIRALE!

June 13, 2026
‘TURP! Produksioni më largoi…’ Ermal Mamaqi bënë REAGIMIN e fortë ‘Kam video nga sh*rri me…’

‘TURP! Produksioni më largoi…’ Ermal Mamaqi bënë REAGIMIN e fortë ‘Kam video nga sh*rri me…’

June 13, 2026

Të shtunën u zbulua edhe një shënim i dytë, që besohet të ketë qenë një letër, e cila ndihmoi hetuesit të arrinin në përfundimin se bëhej fjalë për një vrasje të dyfishtë të ndjekur nga vetëvrasja. Sipas mediave lokale, letra përmbante edhe detaje mbi planifikimin e financave të familjes, duke sugjeruar se prindërit kishin vendosur t’i jepnin fund jetës së bashku.

Detektivja në detyrë e Policisë së Australisë Perëndimore, Jessica Securo, deklaroi se nuk kishte asnjë histori të raportuar më parë për dhunë në familje. “Kjo është një ngjarje tragjike dhe shkatërruese, ku një familje ka humbur jetën dhe ndikimi do të ndihet në të gjithë komunitetin,” tha ajo.

Sipas policisë, të dy djemtë përballeshin me sfida serioze shëndetësore, ndërsa besohet se familja kishte humbur një pjesë të financimit shtetëror për mbështetjen e njërin prej fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Leon, Otis dhe babai i tyre kishin ndjekur më parë Christ Church Grammar, një nga shkollat private më prestigjioze në Perth. Mediat raportojnë se Otis ishte përjashtuar nga shkolla dy vite më parë pas një incidenti, ndërsa një mësuese ka treguar se prindërit ishin të përkushtuar dhe të dashur, por të rraskapitur nga mungesa e gjumit, pasi fëmijët nuk flinin gjatë natës.

Ajo shtoi se prindërit kishin kërkuar ndihmë profesionale në mënyrë të vazhdueshme, përfshirë terapi dhe konsultime edhe jashtë shtetit./Top Channel

Tags: australingjarjete funditvrasje

Related Posts

VIDEO/ Luiz Ejlli realizon këngë për protestat në Tiranë! PAMJET BEHEN VIRALE!
Te Fundit

VIDEO/ Luiz Ejlli realizon këngë për protestat në Tiranë! PAMJET BEHEN VIRALE!

June 13, 2026

Vetëm një ditë pasi lansoi EP-në me pesë këngë të reja, Luiz Ejlli nuk ka të ndalur. Përmes një postimi...

Read moreDetails
‘TURP! Produksioni më largoi…’ Ermal Mamaqi bënë REAGIMIN e fortë ‘Kam video nga sh*rri me…’
Te Fundit

‘TURP! Produksioni më largoi…’ Ermal Mamaqi bënë REAGIMIN e fortë ‘Kam video nga sh*rri me…’

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta që qarkulluan në rrjetet sociale se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim...

Read moreDetails
Pa se nuk pëlqehet jashtë, reagon FUQISHEM Sara Karaj: Ja deklarata e saj e fortë (Video)
Te Fundit

Pa se nuk pëlqehet jashtë, reagon FUQISHEM Sara Karaj: Ja deklarata e saj e fortë (Video)

June 13, 2026

Sara Karaj ka komentuar për herë të parë mënyrën se si është perceptuar nga publiku gjatë rrugëtimit të saj në...

Read moreDetails
“Do merrni lajme të rëndësishme”, horoskopi për ditën e sotme, 13 qershor 2026
Te Fundit

‘Një lajm i rëndësishëm do ju trazojë…’ Bëhuni gati për pasditen e sotme, ja cfarë ju pret!

June 13, 2026

Dashi Demi Fjalët tuaja do të kenë fuqi më të madhe sot dhe do të keni aftësinë të ndikoni te...

Read moreDetails
Festoi me të madhe eliminimin e Sarës, produksioni i Ferma VIP merr vendimin e ashpër ndaj Ermal Mamaqit? (Foto)
Te Fundit

Festoi me të madhe eliminimin e Sarës, produksioni i Ferma VIP merr vendimin e ashpër ndaj Ermal Mamaqit? (Foto)

June 13, 2026

Reagimi i Ermal Mamaqit pas shpalljes së Ilir Shaqirit si finalisti i fundit i “Ferma VIP 3” vijon të komentohet...

Read moreDetails
‘Një rrezik i fuqishëm po ju afrohet…’ Meri Shehu paralajmëron për këtë fundjavë!
Te Fundit

‘Një rrezik i fuqishëm po ju afrohet…’ Meri Shehu paralajmëron për këtë fundjavë!

June 12, 2026

♈️ Dashi Sot jeni te detyruar t’i ktheni syte nga vetja dhe te pushtoni terrenin e ceshtjeve personale. Sa me...

Read moreDetails
Egli Tako shfaqet me unazë në gisht, po vjen një hap i ri në jetën e saj?
Te Fundit

Egli Tako shfaqet me unazë në gisht, po vjen një hap i ri në jetën e saj?

June 12, 2026

Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotografinë e saj të fundit të publikuar në rrjetet sociale. E kuruar...

Read moreDetails
Nuk mbahen lotët/ Një atlete e mbetur në rrugë…Pamje të rënda nga aksidenti ku humbi jetën 3 vjecari!
Te Fundit

Nuk mbahen lotët/ Një atlete e mbetur në rrugë…Pamje të rënda nga aksidenti ku humbi jetën 3 vjecari!

June 12, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Korçë–Qafë e Qarrit, në dalje të...

Read moreDetails
KR*M në familje në Kurbin! Arrestohet 57-vjeçarja, dyshohet se vr*u me th*kë të ëmën (Detaje)
Te Fundit

Aksident i tmerrshem ne vend! Makina përplas për vd*kje 10-vjeçarin në sy të nënës

June 12, 2026

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Kamenicë të Korçës ku një makinë ka përplasur për vdekje një...

Read moreDetails
“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP
Te Fundit

“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP

June 12, 2026

Sara Karaj ka bërë reagimin e saj të parë publik pasi nuk arriti të sigurojë një vend në finalen e...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.