Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa janë bërë prindër për herë të dytë, pasi familja e tyre është zgjeruar me ardhjen në jetë të një djali tjetër.
Sipas informacionit të bëra publike, lindja ka ndodhur në maternitetin shtetëror “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku Ajola Xoxa ka sjellë në jetë djalin e tyre të dytë.
Menjëherë pas lajmit të gëzuar, Erion Veliaj, përmes avokatëve të tij, i është drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe SPAK, duke kërkuar një leje të posaçme për të dalë nga qelia dhe për të qenë pranë familjes në këtë moment të rëndësishëm.
Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.












