Një intervistë e Vanesës për “Dukagjini TV”, e regjistruar vetëm pak orë përpara se Indriti t’i jepte fund lidhjes së tyre përmes një letre live në Prime, ka zbuluar qëndrimin dhe planet që ajo kishte për të ardhmen e marrëdhënies së tyre.
Gjatë kësaj bisede, ish-konkurrentja e “Ferma VIP” ka folur hapur për dëshirën e saj për t’u bërë nënë dhe për faktin se këtë synim ia kishte shprehur edhe partnerit të saj brenda lojës.
Vanesa ka konfirmuar se të paturit një fëmije është një nga gjërat që ajo dëshiron më së shumti për veten.
Ndonëse e kishte diskutuar këtë temë me Indrin, ajo kishte përzgjedhur të mos futej në detaje përpara kamerave, duke e konsideruar një çështje tërësisht private që kërkonte kohë dhe hapësirë jashtë formatit televiziv.
“Unë e kam thënë edhe në fermë që një nga gjërat që unë dua më së shumti për veten është që ta kem një fëmijë. E kam shprehur këtë gjë dhe ndaj Indrit… Janë gjëra shumë private që mendoj se do të shihen e do të diskutohen jashtë me mua e me atë,” u shpreh Vanesa.
E pyetur nga të pranishmit në studio nëse do të pranonte të qëndronte në një lidhje nëse partneri nuk do të dëshironte fëmijë, ajo la gjithçka të hapur për diskutim.
Ish-banorja vuri në dukje se bisedat e tyre ndërlikoheshin edhe për shkak të rrethanave familjare të Indritit, i cili ka tashmë një fëmijë jashtë, gjë që e bënte atë treguar më të kujdesshme me deklaratat publike për të respektuar personat që i ndiqnin nga ekrani.












