Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Divorc” në astrologji! Marsi braktis Gaforren, çfarë thotë Meri Shehu për shenjat

April 15, 2025
in ShowBizi
Meri Shehu, Horoskopi
832
VIEWS

Astrologia Meri Shehu në studion e “Rudina” në Tv Klan tha se kjo javë do të jetë me ndryshime të mëdha për shenjat.

Marsi do të largohet nga shenja e Gaforres dhe do të shkojë tek shenja e Luanit në datën 19, prandaj shumë lajme të mira priten për 12-të shenjat e horoskopit.

Nga ana tjetër kemi futjen e Diellit në shenjën e Demit, i cili do komplikojë disi gjërat për një pjesë të shenjave.

TëFundit

Si do të ndikojë sot “Hëna e Drerit” për këto shenja Horoskopi

Si do të ndikojë sot “Hëna e Drerit” për këto shenja Horoskopi

July 10, 2025
Një urim ndryshe nga Xhensila për ditëlindjen e Ledrit

Një urim ndryshe nga Xhensila për ditëlindjen e Ledrit

July 10, 2025

Për javën që vjen astrologia tregoi për secilën shenjë vlerësimet dhe këshillat.

“Lajmi më i rëndësishëm i kësaj jave është që në 19 Marsi lë plotësisht Gaforren dhe futet në Luan, në një shenjë zjarri.

Kështu që do të na çlirohet më shumë energjia, do të na bëjë më shumë Luan me dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes, për të bërë dhurata dhe për të falur më shumë dashuri“, tha Meri Shehu.

Dashi, 2 yje: Kanë një fluks nga Hëna e plotë në Peshore përballë shenjës së tyre dhe kanë disa kontradikta akoma gjatë kësaj jave në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet.

Por, kemi një lajm shumë të rëndësishëm për Dashët e lindur në 10 ditëshin e parë!

Takohet Mërkuri që kthehet në Dash, tashmë me Neptunin që është në Dash dhe ata do të kenë një super lajm, ose një ngjarje që është shumë e rëndësishme. Një fantazi, mjafton të mos dalin nga realiteti.

Demi, 1 yll: Kemi një lajm shumë të mirë gjatë kësaj jave, futet Dielli në shenjën e tyre dhe kjo i ndriçojë më shumë ata gjatë fundit të kësaj jave. Por, Hëna e plotë në Peshore i kapi në çështje pune, pasiguri dhe prapaskena në lidhje me punën. Plus Marsi që futet në Luan sjell disa tensione familjare, kështu që duhet t’i marrin më shtruar gjërat.

Binjakët, 4 yje: Hëna e plotë në Peshore u dha një mundësi dhe një hapësirë për kontaktet me jashtë, për një ndryshim që duhet të bëjnë me jetën e tyre. Janë ndryshime të dhimbshme dhe me tension sepse merr pjesë Marsi në Gaforre dhe i vështirëson sidomos në çështjet ekonomike. Por, si shenja ajri dhe me futjen e Marsit në Luan në datën 19 do të marrin një optimizëm dhe një zjarr, do të marrin energjinë dhe ndriçimin që iu mungonte.

Gaforrja, 2 yje: U kundërshtuan me Hënën e plotë në Peshore, kështu që çështjet që kanë të bëjnë me karrierën dhe çështjet që kanë të bëjnë me familjen kanë një tension. Kemi akoma Marsin në shenjën e tyre që ua dha këtë tensionim. Gaforret sado të qeta të duken kanë diçka që nuk i bën të ndjehen rehat dhe aty është Marsi, planeti i luftës. Diçka duan ta nxjerrin me forcë, kanë një lloj presioni të brendshëm.

Luani, 3 yje: Luanët do të marrin një lajm të mirë, sepse futet Marsi në shenjën e tyre në datën 19. Aty fillon e gjitha. Por, derisa të shkojë data 19 Luanët janë në një stres ekonomik dhe në një pasiguri të çuditshme pune edhe personale. Hëna e plotë në Peshore vërtetë është e bukur, por një kundërshtim dhe një prapaskenë në punë jep tensione.

Virgjëresha, 3 yje: Duhet të ndjeheni mirë sepse lajmet ekonomike me Hënën e plotë në Peshore janë të mira, por dalin disa shpenzime ose çështje familjare të cilat duhet t’i keni kujdes në këtë periudhë. Me futjen e Marsit në Luan duhet të bëheni shumë intensivë në lidhje me punën dhe gjërat e fshehta që kanë të bëjnë me të. Shikojeni me kujdes këtë gjë sepse mund t’iu penalizojë.

Peshorja, 4 yje: Kishin Hënën e plotë në shenjën e tyre, vazhdon Hëna e plotë gjatë gjithë kësaj jave. Megjithëse bëhet një katërkëndësh i fuqishëm me Marsin në Gaforre, kështu që marrëdhëniet Peshore-Gaforre ose katërkëndëshi i Marsit i fut në dilema, në sfida ose në përballje të fuqishme. Por, futja e Marsit në Luan sjell lajme shumë të mira për Peshoret, një tendencë shumë pozitive dhe një energji shumë të paparë në projektet e tyre.

Akrepi, 3 yje: Futet Marsi në Luan dhe pas datës 18 duhet të shkëlqejnë në karrierë, të paktën këtë gjë duhet ta bëjnë. Por, duke u futur Dielli në Dem këtë gjë duhet ta bëjë një person i rëndësishëm, një marrëdhënie e rëndësishme, ose një partner që i fut në një bashkëpunim akoma edhe më të frytshëm. Këto ditë janë pak delikate për shumë Akrepë sepse Hëna e plotë në Peshore i bënte pak të dobët psikologjikisht.

Shigjetari, 4 yje: Futja e Marsit në Luan është shumë e bukur për Shigjetarët. 2 zjarre ndizen dhe i japin një tonalitet pranverës. Por, futja e Diellit në Dem tregon që shumë kujdes duhet t’i tregojnë shëndetit dhe punës pas datës 19 sepse aty mund të çalojnë disa problematika. Duhet të sigurohen mirë para se të marrin një vendim.

Bricjapi, 3 yje: Do kenë një çështje familjare shumë të rëndësishme, një bashkëjetesë, ose një premtim shumë të madh sidomos ata të lindurit në 10 ditëshin e parë. Kurse ata të lindurit në 10 ditëshin e tretë janë nën presionin sidomos me efektin e Hënës së plotë në Peshore. Do të jenë në presion edhe për të paktën 7 ditë. Kështu që duhet të jenë pak më të kujdesshëm në çështje familjare dhe ligjore.

Ujori, 4 yje: Marsi do të futet në shenjën e tyre dhe do të gjejnë aleatin e duhur për t’u përballur. Hëna e plotë në Peshore ishte Hëna më erotike që u jep dhe shanse për t’u njohur me njerëz që i kanë larg dhe për t’u rikthyer në dashuritë e tyre të mëdha. Por, dhe për të marrë një vendim të madh në jetën e tyre.

Peshqit, 2 yje: Peshqit e lindur në 10 ditshin e parë do të kenë një lajm fantastik ekonomik, të tjerët do të kenë problematika ekonomike ose që lidhen me punën. Të jesh Peshk i 10 ditëshit të parë është lumturi, kurse të jesh Peshk i 10 ditëshit të fundit nuk është edhe aq lumturi./tvklan.al

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

Si do të ndikojë sot “Hëna e Drerit” për këto shenja Horoskopi
ShowBizi

Si do të ndikojë sot “Hëna e Drerit” për këto shenja Horoskopi

July 10, 2025

Sot kemi Hënën e Plotë të muajit, e njohur si “Hëna e Drerit”, një moment i veçantë astrologjik që këtë...

Read moreDetails
Një urim ndryshe nga Xhensila për ditëlindjen e Ledrit
ShowBizi

Një urim ndryshe nga Xhensila për ditëlindjen e Ledrit

July 10, 2025

Rep-artisti i njohur Ledri Vula sot feston ditën e lindjes. E për këtë ka pranuar urime të shumta nga miqtë,...

Read moreDetails
Big Brother Vip Albania 5 pritet te nise se shpejti/ Kush janë VIP-at që mund të hyjnë?
ShowBizi

Big Brother Vip Albania 5 pritet te nise se shpejti/ Kush janë VIP-at që mund të hyjnë?

July 10, 2025

“Big Brother VIP Albania 5”, pritet të rikthehet së shpejti në ekranet tona dhe, si çdo vit, aludimet për emrat...

Read moreDetails
Hëna e plotë në Bricjap “shkund” shenjat, Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit: Ja çfarë ju pret
ShowBizi

Hëna e plotë në Bricjap “shkund” shenjat, Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit: Ja çfarë ju pret

July 10, 2025

Astrologe Meri Gjini bëri prashikimin e Horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emsionin “7pa5” me...

Read moreDetails
“Nuk shahet …”, Mevlani bëhet baba, i përgjigjet Livias dhe deklaratave të saj
ShowBizi

“Nuk shahet …”, Mevlani bëhet baba, i përgjigjet Livias dhe deklaratave të saj

July 10, 2025

Mevlan Shaba ka zgjedhur të ndajë disa të vërteta personale me ndjekësit në Instagram, përmes një sërë përgjigjesh që kanë...

Read moreDetails
‘Më refuzuan të gjithë, isha në rënie’/ Mamaqi bën rrëfimin e sinqertë për shkëputjen nga TV: Ja pse bëra filmat e mi
ShowBizi

‘Më refuzuan të gjithë, isha në rënie’/ Mamaqi bën rrëfimin e sinqertë për shkëputjen nga TV: Ja pse bëra filmat e mi

July 9, 2025

I ftuar në në një emision televiziv, aktori Ermal Mamaqi tregoi rreth shkëputjes së tij nga televizioni dhe futjes në...

Read moreDetails
Hëna e plotë më 10 korrik do të sjellë rritje të ndjeshme për këto tre shenja të Horoskopit
ShowBizi

Hëna e plotë më 10 korrik do të sjellë rritje të ndjeshme për këto tre shenja të Horoskopit

July 9, 2025

Sezoni i Gaforres filloi më 20 qershor, kur Dielli kaloi dy javët e fundit. Ditët e para të sezonit paralajmëruan...

Read moreDetails
Orinda humb babain, ndan foton e fundit prekëse
ShowBizi

Orinda humb babain, ndan foton e fundit prekëse

July 6, 2025

Me një postim prekës në rrjetet sociale, Orinda Huta ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të saj të dashur,...

Read moreDetails
“Mundësi financiare dhe propozime”, zbuloni tre shenjat e Horoskopit që do të kenë fat të ‘MADH’ për javën që vjen
ShowBizi

“Mundësi financiare dhe propozime”, zbuloni tre shenjat e Horoskopit që do të kenë fat të ‘MADH’ për javën që vjen

July 6, 2025

Javës që vjen, yjet duket se favorizojnë Dashin, Demin dhe Luanin. Kjo javë sjell energji pozitive për çështje financiare, vetëbesim...

Read moreDetails
“E ka bezdi të thotë që është fëmija im…”/ Grida Duma flet  si kurrë më parë për djalin e saj
ShowBizi

“E ka bezdi të thotë që është fëmija im…”/ Grida Duma flet si kurrë më parë për djalin e saj

July 6, 2025

Si rrallë herë, moderatorja e Top Story, Grida Duma ka folur për djalin e saj, Darien ndërsa ishte e ftuar...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.