Këto janë pamjet e siguruara nga Euronews, të një furgoni që u aksidentua këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku si pasojë humbën jetën dy pasagjerë, ndërsa 7 tjerë kanë mbetur të lënduar.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë
Rrethanat e aksidentit nuk janë sqaruar ende plotësisht, por dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që furgoni të përplaset dhe të përfundojë jashtë rrugës./Euronews.al












