Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Beteja të mëdha, por edhe ndryshime jetike! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për vitin 2026 për 12 shenjat

December 31, 2025
in ShowBizi
41
VIEWS

Në pritje të 2026-ës. Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e 12 shenjave të Horoskopit për vitin 2026, sot në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus.

Në fazën e parë nuk do të ketë ndryshim të madh, por që në fundin e janarit do të nisin gjërat e reja dhe do të fillojë përshtatja me vitin e ri.

Është një cikël totalisht i ri, në mënyrën se si do të funksionojmë. Shije të vogla të këtij cikli i kemi marrë herë pas here që nga fillimi i vitit 2019.

Që nga fundi i janarit deri më 27 prill do të ketë zhurma të forta politike dhe transformime të forta. Mënyra se si do të zhvillohen gjërat ka të bëjë me nxitjen e pasigurisë. Do të flitet shumë për çështjen e luftës, por më tepër ka të bëjë me ripozicionimin brenda shteteve.

TëFundit

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026
Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Ndryshimi do të jetë i zhurmshëm edhe në raport me lekën. Mund të ketë banka të fuqishme ose prurje të reja në sistemin bankar. Avash-avash, sistemi bankar duhet t’i përgatisë njerëzit për raportin me bankat.

Çështje që i përkasin shëndetit do të diskutohen gjithashtu në 2026. Fatmirësisht, sëmundje që i kemi konsideruar të vështira do të marrin vëmendje reale dhe jo thjesht fjalë të hedhura, siç ka ndodhur që nga 2019. Nuk do të jenë më sëmundje të pashërueshme.

Saturni, bashkë me Neptunin, kalojnë te Dashi që në fillim të vitit dhe ndihmojnë shumë zhvillimin individual. Secili do të duhet të riorganizojë dhe të fuqizojë veten, sidomos në aspektin profesional.

Kalimi i Jupiterit te Luanët në gjashtëmujorin e dytë sjell ngjyra të bukura profesionale.
Gjashtëmujori i parë i 2026 lehtëson jetën e gjithsecilit.

Dashi
Më në fund një fazë e re. Kanë mundësi shumë të mira për t’ia nisur nga fillimi, në të gjitha drejtimet. Dy drejtimet më të rëndësishme për 2026 janë: rizgjerimi i emrit të vet. Ardhja e Neptunit në fund të janarit dhe e Saturnit në mes të shkurtit do t’u japë mundësinë të rindërtojnë edhe njëherë statusin për veten. Shumë Dash do të dalin në vijë të parë. Kanë kaluar një periudhë prej 13 vitesh me zhvillime të ngadalta dhe me ngecje, por që nga 2026, që në nisje të pranverës, lëvizja e tyre do të jetë përpara dhe lart, për emrin, statusin dhe karrierën. Në gjashtëmujorin e dytë nuk do të mungojnë ngjyrat e dashurisë. Është një nga shenjat e favorizuara të vitit, si për dashurinë ashtu edhe për zgjerimin ekonomik. Do të kompensojnë kohën.

Demi
I bënë apo jo ndryshimet, në pjesën e parë të vitit do të bëhen pjesë e ndryshimit. Do të kenë mundësi shumë të mira për stabilitet. Në gjashtëmujorin e parë ndihmohen shumë nga Jupiteri në Gaforre, i cili u jep qëndrueshmëri financiare. Me Uranin në familjen e dytë, këto ndryshime kalojnë në transformime të brendshme që lidhen me emocionin. Demat kanë pasur përplasjet e veta në transformimet emocionale. Ky vit do t’u japë mundësi për dashuri të reja, martesë apo romancë të re.

Binjakët
Favorizimi i 2026-ës do të jetë në zgjerimin e ekonomisë. Por me Uranin te vetja, nuk do të mungojnë mundësitë për të bërë transformime të mëdha në karrierë. Edhe nëse nuk keni në plan ndryshime, duhet të pranoni idenë e ndryshimit. E kanë shumë të thjeshtë të përshtaten me kushtet dhe rrethanat e reja. Ekonomia e tyre do të jetë në nivel shumë më të mirë se në 2025 dhe gjithashtu edhe fiziku do të jetë në një fazë shumë më të mirë se në trevjeçarin e fundit. Xhepi dhe fiziku do të jenë temat kryesore.

Gaforrja
Jupiteri, në pjesën e parë, do t’i ndihmojë për zgjerimin e emrit ose për të punuar fort për ta ndërtuar atë. Të punuarit me PR-in e tyre është një detyrim që imponohet që në mesin e shkurtit. Çështje që i përkasin shtëpisë, trupit dhe punës vendosen si prioritet dhe zgjidhen në gjashtëmujorin e parë të 2026-ës. Në gjashtëmujorin e dytë, më 27 prill, Urani kalon zyrtarisht te Binjakët, çka bën të mundur që ritmi i zhvillimit të jetë ashtu siç u shkon për shtat. Plotësojnë pritshmëritë e tyre. Emri profesional dhe ata që kanë marrë iniciativa të mëdha kanë të gjitha mundësitë t’i kopsisin barrat ekonomike. Sa i përket dashurisë, nevoja për të përjetuar emocione të forta do të jetë prezente, por vera duket se bën kompensimin.

Luani
Do të dëgjojnë shpesh që 2026 është viti i tyre, por Jupiteri kalon ditën e fundit të qershorit te Luanët. Duhet të fitoni beteja të vështira. Duhet të riformatoni punën nga fillimi; do të lodheni, por do të keni sukses. Duhet të riformatoni ekonominë tuaj; do të luftoni dhe do të fitoni. Duhet të mbyllni çështje të rëndësishme në familje, që nuk kanë qenë të thjeshta që nga 2021, dhe që do të zgjidhen nga mesi i shkurtit deri në mesin e qershorit. Do të shpërblehen edhe ata që do të marrin iniciativa. Motoja “Kush punon, fiton” është e Luanit për 2026.

Virgjëresha
Minimalisht, Saturni dhe Neptuni përballë tyre largohen dhe nuk kthehen më. Që në tremujorin e parë të vitit do të ndihen më të lehtësuar dhe më të pranueshëm te bashkëvepruesit. Me hyrjen e Uranit, duhet të jenë të hapur ndaj ndryshimit. Virgjëresha e do ndryshimin ku do vetë dhe mendon shumë, por nuk ka shumë kohë. Deri në mesin e prillit duhet të përgatisë veten se në cilin drejtim do ta projektojë ndryshimin. Në 2027, ardhja e Jupiterit nis një cikël të ri. Punoni fort që të merrni maksimumin nga 2026. Mundësitë dhe shanset do të jenë të shumta nga mesi i prillit deri në mes të tetorit.

Peshorja
Shija më e fortë e 2026-ës është dashuria dhe zgjerimi ekonomik. Saturni dhe Neptuni përballë bëjnë të mundur bashkëveprimin me njerëz me status të lartësuar dhe kjo do të kthehet në prioritet për ju. Në pjesën e parë të vitit, kujdes me gripin dhe virozat, që të mos ju lënë shije të keqe.

Akrepi
Një vendosje e Uranit në pozicion me Diellin e tyre imponon ndryshimin. Janë shenja të forta, kardinale. E kanë të vështirë bashkëpunimin nëse nuk janë ata drejtuesit. Duhet të mësohen me idenë e bashkëveprimit me të tjerët, jo domosdoshmërisht duke qenë ju më lart. Nëse e zbatoni këtë këshillë, gjashtëmujori i dytë shënon fillimin e një periudhe shumë stabile dhe të qëndrueshme. Nëse jo, do të sforconi veten. Nuk ka vend për punë që lidhen me faktor risku. Punoni me agjendë.

Shigjetari
Ndër të privilegjuarit e 2026-ës. Do të dalin në vijë të parë. Saturni dhe Neptuni janë shumë favorizues për ta. Favorizoheni për të zgjidhur çështje me bankat, borxhet dhe sistemet. Saturni, deri në mesin e shkurtit, është në katërkëndësh; problematikat e 2025-ës lihen pas pas kësaj periudhe. Favorizohet shumë emri dhe statusi i tyre. Zhvillime shumë të forta në drejtim të asaj që kanë më tepër nevojë: ekonominë dhe çështjet familjare.

Bricjapi
Kanë Jupiterin përballë; largohet Saturni dhe Neptuni nga Peshqit. Minimalisht, ju largohen vështirësitë që keni pasur. Do të jenë të lirë të veprojnë sipas agjendës që kërkojnë. Kjo liri nxit iniciativa biznesesh të reja, të cilat duhet të vendosen në agjendë më 24 prill dhe në vazhdim, për të qenë me dije mbi zhvillimet e sistemit bankar në përgjithësi. Do të ketë zhvillime shumë të mira ekonomike në familje; mund të ketë individë të shtëpisë me zhvillim ekonomik. Kujdes në raportet emocionale, që të vendoseni më butë dhe më qartë në strukturimin e familjes. Bricjapi e ka të rëndësishme kornizën tradicionale të familjes.

Ujori
Të privilegjuar. Ngjyrat e para të bukura i keni në raport me dashurinë dhe, së dyti, me mënyrën se si do të zhvillohen raportet sociale dhe bashkëpunimet. Vështirësitë dhe pikëpyetjet mbyllen pas 15 shkurtit. Nga mesi i shkurtit e në vazhdim, 2026 do të shpaloset shumë herë më optimiste dhe më e qartë.

Peshqit
Minimalisht, nga largimi i Saturnit do të ndihen më të fortë fizikisht; nga largimi i Neptunit, më praktikë dhe më të përshtatshëm. Nga katërkëndëshi me Uranin do të ndryshojnë patjetër, në karrierë dhe në filozofinë me të cilën qëndroni. Do të keni mundësi shumë të mira në karrierë dhe në zhvillimin profesional. Më në fund do të keni mundësi të ndërtoni familje; do të martoheni dhe do të trashëgoheni, në çfarëdo faze të jetës që të jeni.

Tags: HoroskopiMeri Gjini

Related Posts

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve
ShowBizi

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj....

Read moreDetails
Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP
ShowBizi

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Vetëm pak orë para finales së madhe të Ferma VIP 3, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë...

Read moreDetails
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
ShowBizi

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga çdo mundësi që do t’ju jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Do...

Read moreDetails
“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!
ShowBizi

“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!

June 14, 2026

Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
ShowBizi

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para
ShowBizi

Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para

June 14, 2026

Sot, më 14 qershor 2026, energjia e Hënës së Re në Binjakë sjell një atmosferë më të gjallë, më sociale...

Read moreDetails
Përplasja e fortë me kryeministrin Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës
ShowBizi

Përplasja e fortë me kryeministrin Edi Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës

June 14, 2026

Gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet gjatë 24 orëve...

Read moreDetails
Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.